Suksesi i trajtimeve kanalare, ndikimi i kontrollit bakterial


|

Endodonci | 4 Qershor 2018 |

Suksesi i trajtimeve kanalare, ndikimi i kontrollit bakterial

Analiza sasiore e histologjisė sė zonave kanalare tė mbetura tė patrajtuara

Nga Figini Lara


Suksesi i njė trajtimi kanalar varet nga pėrftimi i njė kontrolli efikas bakterial intrakanalar; procedurat kimio-mekanike tė dezinfektimit dhe formėsimit tė sistemit kanalar luajnė njė rol pėrcaktues nė kėtė sens.

Nė pėrgatitjen kimio-mekanike optimale duhet tė pastrohet dhe dezinfektohet sistemi kanalar nga bakteret, mbetjet organike dhe inorganike dhe duhet krijuar njė formė e pėrshtatshme pėr tė lejuar mbushjen kanalare sa mė plotėsisht tė jetė e mundur pėr tė parandaluar njė infektim tjetėr bakterial.

Fatkeqėsisht jo e gjithė sipėrfaqja kanalare mund tė arrihet nga dezinfektuesit dhe nga instrumentet mekanike. Studime tė ndryshme nė literaturė kanė zbuluar problematika dhe kanė dėshmuar pasojat e mundshme mbi suksesin e trajtimit nė distancė.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyrat e analizimit

Nė njė studim tė publikuar nė International Endodontic Journal, maj 2018 ėshtė hetuar gjendja e pareteve tė kanaleve radikolare tė dhėmbėve me pulpė vitale dhe nekrotike tė mbetura tė paprekura pas instrumentimit mekanik dhe irrigimit me hipoklorit natriumi NaOCl.

Pėr kėtė studim autorėt kanė pėrfituar nga tomografia mikro-e kompjuterizuar (mikro-CT) e cila ka zbuluar zonat e papėrgatitura, tė paarritura as nga instrumentet mekanike dhe as nga hipokloriti i natriumit dhe pėr kėto zona janė kryer dhe analiza mikroskopike (SEM) dhe histologjike.

Sipėrfaqet e identifikuara si tė papėrgatitura nga analizat mikro-CT janė ekzaminuar nė mėnyrė mikroskopike pėr tė vlerėsuar sasinė e pulpės organike, baktereve dhe mbeturinave dentare tė mbetura.

Autorėt e studimit kanė marrė nė konsideratė kanalet radikolare tė 10 premolarėve mandibularė tė ekstraktuar me pulpė nekrotike dhe periodontit apikal dhe kanalet meziobukalė tė 11 molarėve mandibularė me pulpė vitale.

Kampionet janė pėrgatitur duke pėrdorur respektivisht instrumente Reciproc R40 dhe R45 dhe si irrigues ėshtė pėrdorur hipokloriti i natriumit 2,5%. Kampionet janė skanuar tė gjithė me mikro-CT para dhe pas pėrgatitjes dhe janė identifikuar zonat e mbetura tė papėrgatitura.

Sipėrfaqja e rrėnjės sė jashtme korresponduese me zonat e mbetura tė paprekura ėshtė shėnuar sėrish, pėr tė drejtuar analizat histologjike dhe testin me SEM, pėr tė analizuar pulpėn, ngarkesėn bakteriale dhe mbeturinat e mbetura.

Rezultate

Porcioni i zonave tė mbetura tė papėrgatitura nė kanalet molare maksilare ka rezultuar tė jetė prej 18,1% nė gjatėsinė totale tė kanalit dhe me 9,6% pėr sa i pėrket porcionit apikal. Te premolarėt ka rezultuar tė jetė prej 34,6% nė gjatėsinė totale tė kanalit dhe prej 17,6% nė zonėn apikale.

Analiza histologjike e kanaleve me pulpė vitale ka zbuluar mbetje tė indit pulpar pothuajse ekskluzivisht nė porcionin apikal. Analiza me SEM e kanaleve nekrotike ka dėshmuar praninė e mbeturinave nė paretet e mbetura tė paprekura pėrgjatė tė gjithė sipėrfaqes kanalare.

Konkluzione

Nga rezultatet e kėtij studimi in vitro ėshtė bėrė e mundur qė tė konstatojmė se janė tė ndryshme zonat e pareteve kanalare qė mbeten tė paprekura, tė papėrgatitura, pavarėsisht instrumentimit me file mekanik rrotullues dhe lavazhe me NaOCl 2,55. Analiza me mikro-CT ka treguar se kėto zona tė paprekura janė nė pėrgjithėsi tė mbuluara nga mbeturina nėn formėn e mbetjeve organike pulpare, baktereve dhe mbeturinave inorganike dentinale, tė hasura sidomos nė porcionin apikal.

Implikime klinike

Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi duhet tė inkurajohen strategjitė pėr tė pėrmirėsuar performancėn e irrigimit dhe tė formėsimit nė mėnyrė qė tė garantojmė njė efikasitet mė tė mirė.

Pėr mė tepėr:
• Siqueira JF Jr, Pérez AR, Marceliano-Alves MF, Provenzano JC, Silva SG, Pires FR, Vieira GCS, Rōēas IN, Alves FRF. What happens to unprepared root canal walls: a correlative analysis using micro-computed tomography and histology/scanning electron microscopy. Int Endod J 2018 May;51(5):501-8.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 54 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D