Rehabilitimi mbi implante i maksilės edentule, avantazhet e implanteve ekstra tė shkurtėr. Rasti klinik


|

Implantologji | 7 Shkurt 2018 |

Rehabilitimi mbi implante i maksilės edentule, avantazhet e implanteve ekstra tė shkurtėr. Rasti klinik

Silvio Tascheri


Njė femėr 76 vjeē paraqitet pranė nesh duke shfaqur njė riabsorbim tė rėndė nė nivelin e maksilės (lartėsia kockore e mbetur 5 mm).
Pacientja ishte edentule nė harkadėn e sipėrme, pėrveē pranisė sė elementit dentar 27, ndėrsa nė harkadėn inferiore ishin tė pranishėm 4 incizivė.
Elementi 33 rezultonte i pėrdorur si njė monkon pėr njė protezė fikse nė metal-rezinė qė mbante njė ngjitje lamelash distale, qė bashkė me elementin 47 tė bashkuar te kanini 43 me njė shufėr lamelare mbanin njė protezė tė skeletuar me kapje me bulon.
Nė pozicionin 36 njė implant me kapje nė formė sfere i tipit OT-Cap Rhein pengonte kurrizin edentul qė tė mbingarkonte strukturėn kockore.

Anamneza stomatologjike paraqiste rreth 40 vjet edentulizėm dhe pacientja, qė mbante njė protezė tė lėvizshme, ankohej pėr njė vėshtirėsi gjithnjė nė rritje pėr tė duruar kėtė zgjidhje protetike. Pėr kėto arsye, nė fazėn e parė ėshtė zgjedhur qė tė kryhet terapia nė harkadėn e sipėrme.

Njė test panoramik, ndjekur nga njė hetim radiologjik cone-beam (CBCT), konfirmoi atrofinė dhe praninė e zonave nė tė cilat ajo arrinte lartėsinė e kockės sė mbetur jo mė tė madhe se 3 mm.

Anamneza mjekėsore e pacientit shfaqte njė klasifikim ASA II dhe pacientja nuk dėshironte t'i nėnshtrohej ndėrhyrjeve tė vazhdueshme kirurgjikale rehabilituese si grafti i kockės autologe dhe/apo ngritja e sinusit me rehabilitim tė mėtejshėm implanto-protetik.
Gjithashtu, mosha e pacientes na ēonte drejt zgjedhjes terapeutike me invazivitet dhe sėmundshmėri kirurgjikale mė tė vogėl, duke preferuar njė fazė post operatore qė relativisht ndikon nė jetėn e pėrditshme tė zonjės nė kurim.

Trajtimi ėshtė drejtuar kundrejt rehabilitimit me njė protezė me shufėr qė mbėshtetej nė implante, me diametėr 4 mm dhe gjatėsi 6,5 mm.
 
Kemi vijuar me njė seri tė plotė fotografish intra-orale dhe ekstra-orale dhe me marrjen e disa gjurmėve pėr realizimin e njė ēamēakėzi pėr pėrtypje.
Ēamēakėzi ėshtė pėrdorur pėr realizimin e marrėdhėnies inter-harkadė dhe e informacioneve estetike qė duhen transferuar nė laborator.

Nė tė njėjtėn seancė ėshtė vazhduar me pėrdorimin e harkut facial pėr tė transferuar informacionet e pacientit nė laborator pėr njė montim korrekt tė modeleve nė artikulator me qėllim kryerjen e njė studimi estetik dhe funksional.

Me pėrdorimin e stampės 3D ėshtė bėrė e mundur qė tė realizojmė njė prototip me kosto tė ulėt tė estetikės sė studiuar me qėllim vlerėsimin te pacienti tė rezultatit estetik para se tė kryejmė ēdo lloj ndėrhyrje tjetėr.

Nė seancėn e vlerėsimit tė prototipit estetik dhe funksional, falė tij dhe radiografisė panoramike kemi seleksionuar dy zona qė duhen "sakrifikuar" pėr futjen e mikro implanteve Easy Pin prej 2 mm nė pozicionin 21 dhe 16.

Vendosja e kėtyre implanteve tė veēanta lejon shumė avantazhe nė krahasim me sistemet tradicionale tė fiksimit pėr mostrėn kirurgjikale.

Avantazhi i parė ėshtė futja fillestare nė testin CBCT: ky test lejon realizimin e mostrės radiologjike dhe mostrės kirurgjikale qė pozicionohen nė mėnyrė unike nė gojėn e pacientes duke rritur shkallėn e precizionit tė programimit kirurgjikal dhe tė osteotomisė.

Avantazhi i dytė ėshtė mundėsia pėr tė realizuar njė mostėr kirurgjikale qė vidhoset nė njė pozicion unik nė pikat e fiksimit: kjo na lejon qė gjatė ndėrhyrjes tė heqim dhe tė ripozicionojmė mostrėn kirurgjikale ēdo herė qė i nevojitet mjekut, duke lejuar qė tė kryhen manovra shumė tė vėshtira pėr t'u kryer me sistemet e tjera tė kirurgjisė sė drejtuar.

Avantazhi i tretė ėshtė mundėsia pėr tė kryer mė shumė mostra kirurgjikale qė lidhen me tė njėjtin pacient: nė rastin tonė ka qenė e mundur qė tė kryejmė dhe zėvendėsojmė dy mostra kirurgjikale qė pozicionoheshin saktėsisht nė tė njėjtin pozicion dhe pėrdornin dy planifikime tė ndryshme me maturinė e kirurgut.

Avantazhi i katėrt ėshtė mundėsia pėr tė hequr mostrėn dhe pėr tė kryer osteotominė nė zona jo tė parashikuara nga planifikimi me maturinė e kirurgut dhe tė vendosė mė pas pėr tė vidhosur sėrish mostrėn dhe tė vazhdojė me ndėrhyrjen e programuar.

Me kryerjen e CBCT projektohej futja implantare qė parashikonte mė shumė se njė mundėsi tė ngushtė, duke parė paqartėsinė e densitetit kockor, kur gjatė ndėrhyrjes mund tė zgjedhėsh pozicionin mė tė pėrshtatshėm dhe tė sigurt tė implanteve. Nga projektimi nė 3D kemi kaluar nė prodhimin e mostrės kirurgjikale (Keys DS Via XXV Prill n. 5 24040 Fornovo San Giovanni - BG) qė shfrytėzonte Easy Pin tė pozicionuar paraprakisht dhe elementin dentar tė mbetur pėr tė pėrftuar njė qėndrueshmėri dhe saktėsi mė tė madhe.

Akti kirurgjikal ka parashikuar njė fazė tė parė tė vidhosjes sė mostrės kirurgjikale dhe njė kalim tė parė me frezim tė kockės pėr pėrgatitjen implantare. Pasazhi i dytė ka tė bėjė me heqjen e mostrės dhe nė kontrollin qė defekte tė mundshme tė precizionit pėr shkak tė pasazheve tė pėrshkruara paraprakisht dhe nga vetė testi radiologjik (nė literaturė janė tė mirė dokumentuara) mund tė kompromentonin rezultatin e ndėrhyrjes. Kjo manovėr ėshtė gjithmonė e nevojshme nė kirurgjinė e drejtuar mbi tė gjitha nė rastin e kirurgjive shumė "ekstreme", ku marzhi i gabimit mund tė kompromentojė paqėndrueshmėrinė implantare nga fraktura aksidentale e frezimit tė kortikaleve.

Ky sistem "i drejtuar" me qėndrueshmėri tė mostrės, do tė na lejojė qė tė mund ta ripozicionojmė dhe tė vazhdojmė me veprimet kirurgjikale qė nėse nuk ka komplikime parashikojnė pasazhin me frezė tė dedikuar me gjatėsi tė rregulluar mė parė dhe stop preciz pėr tė pozicionuar implantet.

Gjatė ndėrhyrjes nėse vihet re njė parregullsi nė precizion, nė njėsinė e interesuar mund tė vijojmė pa mostrėn, pėr atė zonė specifike dhe mė pas tė rimontojmė mostrėn dhe tė vazhdojmė me pėrgatitjen e njėsive tė tjera.

Pas pozicionimit tė implanteve tė shkurtėr 4 me diametėr 4 mm dhe gjatėsi 6.5 mm dhe njė diametėr 4 mm dhe gjatėsi 10 mm (Overmed S.R.L. Via Lucania, 23, 20090 Buccianasco MI) ėshtė lėnė qė tė kalojnė 5 muaj me qėllimin qė tė mundėsojė njė osteointegrim tė pėrshtatshėm qė mė pas tė vijojė me zbulimin dhe mė pas me provat estetike nė dorėzimin e protezės. Kjo protezė nė shufėr absolutisht pasive i lejon pacientit qė tė heqė protezėn dhe ta pastrojė nė mėnyrė tė pėrshtatshme ēdo ditė.

Trashėsia e hollė e shufrės lamelare lejon gjithashtu njė akses tė thjeshtė tė zonave nė kontakt me mukozėn dhe njė lehtėsi ekstreme tė aksesit nė zonat implantare gjatė fazave tė pastrimit nė kushtet e shtėpisė. Kjo gjendje ėshtė e pashmangshme pėr mirėmbajtjen e shėndetshme tė indeve perimplantare dhe prognozėn e mirė tė tė gjithė trajtimit.





Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D