Saktėsia e grafive bite-wing ekstraorale kundrejt radiografive bite-wing intraorale. Udhėzime nga literatura


|

Konservativė | 30 Janar 2018 |

Saktėsia e grafive bite-wing ekstraorale kundrejt radiografive bite-wing intraorale. Udhėzime nga literatura



Pėr diagnozėn e kariesit interproksimal dhe pėr tė vlerėsuar nivelin e kockės sė kreshtės testi radiografik i pėrdorur nė pjesėn mė tė madhe dhe i konsideruar i besueshėm pėrfaqėsohet nga Bite-wing intraoral.
Nė 10 vitet e fundit janė zhvilluar disa njėsi radiografike panoramike qė gjenerojnė radiografi bitewing ektraorale (EB) duke pėrdorur sensorė dixhital dhe studime tė ndryshme nė literaturė, in vivo dhe in vitro, kanė dėshmuar rezultate premtuese pėr diagnostikimin e kariesit interproksimal (Gaalaas 2016; Abdinian 2015; Kamburoglu 2012).


Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit tė publikuar nė Jada nė janar 2018 radiografia bite-wing EB ėshtė njė teknologji premtuese qė paraqet avantazhe nė krahasim me radiografinė bite-wing IB tradicionale. Por autorėt e kėtij studimi nėnvizojnė edhe qė stomatologėt duhet tė jenė nė dijeni qė me metodėn ekstraorale tė ketė mė shumė pozitivė fals me karies interproksimal dhe humbje kockore.


Nė kėtė studim in vivo ėshtė krahasuar saktėsia e radiografisė bitewing intraorale (IB) nė krahasim me atė tė pėrftuar me radiografinė bitewing ekstraorale EB duke rekrutuar 116 pacientė.
5 Autorėt e studimit kanė kryer njė diagnozė radiografike pėr praninė e kariesit interproksimal dhe humbjes sė kockės sė kreshtės Pėr tė gjithė 116 pacientėt janė kryer mė parė radiografitė tradicionale IB dhe mė pas radiografitė bitewing ekstraorale EB duke pėrllogaritur ndjeshmėrinė, specifikat dhe shkallėn e pozitivėve fals.
Rezultatet e pėrftuara nga autorėt kanė treguar se radiografitė EB kanė dėshmuar njė numėr shumė mė tė madh tė kariesit interproksimal dhe tė diagnozave pėr humbjen kockore tė kreshtės nė krahasim me bitewing tradicional intraoral IB. Nė studimin nė fjalė radiografitė EB kanė dėshmuar njė ndjeshmėri tė lartė (94,50%), specifika tė ulėta (26,86%) dhe njė shkallė tė pozitivit fals prej 73,14% pėr diagnozėn e humbjes kockore.
Duke konsideruar radiografitė IB si referim, shkalla e pozitivėve fals pėr radiografitė EB ka rezultuar tė jetė e moderuar pėr sa i pėrket kariesit interproksimal dhe tė lartė pėr diagnozėn e humbjes kockore.
Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studimi radiografitė EB gjenerojnė mė pak imazhe tė sipėrfaqeve proksimale tė mbivendosura dhe kanė avantazhin qė tė zbulojnė mė shumė lezione karioze dhe mė shumė diagnoza tė humbjes kockore nė krahasim me radiografitė tradicionale IB, por me disavantazhin qė tė ofrojnė mė shumė pozitivė fals. Janė tė nevojshme kėrkime tė mėtejshme pėr tė konfirmuar kėto tė dhėna.


Stomatologėt duhet tė kujtojnė gjithashtu se radiografitė IB tradicionale nuk janė shumė tė ndjeshme pėr zbulimin e lezioneve karioze tė hershme dhe shpesh ky lloj hetimi radiografik nėnvlerėson thellėsinė e vetė lezioneve karioze (Wenzel 2014; Sansare 2014).
Pėrdorimi i radiografive EB ofron avantazhe tė shumta nė krahasim me radiografitė IB, por ka njė kosto mė tė madhe pėr pajisjet dhe risk mė tė madh pėr tė eksperimentuar pozitivė fals. Mjekėt duhet tė vlerėsojnė kėshtu nga rasti nė rast avantazhet dhe disavantazhet e tė dy metodikave qė tė vendosin se cilės t'i besojnė nė ēdo rrethanė tė veēantė.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
• Gaalaas L, Tyndall D, Mol A, Everett ET, Bangdiwala A. Ex vivo evaluation of new 2D and 3D dental radiographic technology for detecting caries.  Dentomaxillofac Radiol. 2016;45(3):20150281.
• Abdinian M, Razavi SM, Faghihian R, Samety AA, Faghihian E. Accuracy of digital bitewing radiography versus different views of digital panoramic radiography for detection of proximal caries. J Dent (Tehran). 2015;12(4):290-297.
• Kamburoglu K, Kolsuz E, Murat S, Yüksel S, Ozen T. Proximal caries detection accuracy using intraoral biteėing radiography, extraoral biteėing radiography and panoramic radiography. Dentomaxillofac Radiol. 2012; 41(6):450-459.
• Wenzel A. Radiographic display of carious lesions and cavitation in approximal surfaces: advantages and drawbacks of conventional and advanced modalities. Acta Odontol Scand. 2014;72(4):251-264.
• Sansare K, Raghav M, Sontakke S, Karjodkar F, Wenzel A. Clinical cavitation and radiographic lesion depth in proximal surfaces in an Indian population. Acta Odontol Scand. 2014;72(8):1084-1088.
• Accuracy of extraoral bite-wing radiography in detecting proximal caries and crestal bone loss. Micah Chan; Tenzin Dadul; Robert Langlais; David Russell; Mansur Ahmad JADA gen 2018:149(1):51-58


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D