Restaurimet direkte nė kompozitė: potencialet e njė sistemi me kompozitė universale


|

Konservativė | 11 Janar 2018 |

Restaurimet direkte nė kompozitė: potencialet e njė sistemi me kompozitė universale



Zhvillimi i sistemeve moderne nė rezinė kompozitė, i ka mundėsuar mjekėve qė tė pėrftojnė rezultate gjithmonė e mė performuese nga pikėpamja estetike dhe funksionale. Futja e grimcave tė mbushjes me pėrmasa tė ndryshme ka pėrmirėsuar performancėn duke lejuar kombinimin e rezultateve estetike optimale dhe karakteristikave shumė tė mira biomekanike tė materialit kompozitė dhe tė kompleksit dhėmb-restaurim adeziv.

Edhe nga pikėpamja optike janė arritur pėrparime tė rėndėsishme. Jemi nisur nga kompozita opake me njė tonalitet ngjyre dhe kemi arritur, sot, tė kemi nė dispozicion ngjyra tė ndryshme, opacitet dhe translucencė nė gjendje qė tė riprodhojė pothuajse tė gjitha situatat klinike. Mundėsia pėr tė pėrdorur sistemin kompozitė universale, na lejon nė fakt qė tė ballafaqohemi praktikisht me tė gjitha situatat klinike qė kėrkojnė njė trajtim adeziv tė drejtpėrdrejtė. Me sistemin kompozitė universale nėnkuptohet njė sistem qė pėrfshin:

- ngjyra tė ndryshme (pra ngjyrime tė ndryshme, mundėsisht relative me shkallėn VITAL A, B, C dhe D)
- nuanca tė ndryshme tė ngjyrave tė ndryshme (pra shkallė tė ndryshme saturimi, pėr shembull A1-A4)
- masa opake
- masa shumė translucente
- masa smalti me ngjyrime tė ndryshme dhe vlerė tė ndryshme (shkėlqimi)

Mundėsia pėr tė bėrė zgjedhje me pak masa nė brendėsi tė njė sistemi kompozitė tė plotė do tė na lejojė gjithashtu qė tė zgjidhim nė mėnyrė tė parashikueshme situata tė ndryshme klinike si nė sektorėt anterior, si nė sektorėt posterior.


Tė dy rastet klinike tė pėrshkruara nė vijim paraqesin ndryshime nė lidhje me topografinė, pėrmasat e kėrkuara dhe kėrkesat estetike dhe janė trajtuar me njė seleksionim tė synuar me pak masa tė pėrfshira nė njė sistem me kompozitė universale (Mosaic, Ultradent, South Jordan, USA). Rasti i parė, ėshtė njė rast post-traumatik i njė sektori anterior i njė pacienti tė ri (fig. 1-5), rasti i dytė, ka tė bėjė me shumė elemente posteriore tė trajtuar nė njė seancė tė vetme (fig. 6-19).


Materialin e plotė origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 56 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D