Degradimi i ndėrfaqes sė restaurimeve nė kompozitė. Njė studim in vitro e ka analizuar


|

Konservativė | 18 Dhjetor 2017 |

Degradimi i ndėrfaqes sė restaurimeve nė kompozitė. Njė studim in vitro e ka analizuar



Degradimi i ndėrfaqes sė restaurimeve adezive nė kompozitė ėshtė rezultat i shumė faktorėve tė kombinuar bashkė. Nė bazė, ėshtė kontraktimi nga polimerizimi tipik i materialeve kompozitė, i cili mund tė ēojė nė formim e gap dhe microgap, nė nivel tė ndėrfaqes dhėmb/kompozitė, i mundur me infiltrim tė fluideve orale, acideve, metabolitėve dhe kolonizimit bakterial qė prej shumė kohėsh lidhen me streset mekanike, kimike dhe biologjike, tipike tė pranishėm nė mjedisin oral dhe mund tė ēojnė nė degradimin e ndėrfaqes dhe si pasojė, nė formimin e kariesit sekondar. Edhe nėse degradimi i ndėrfaqes dhe kariesit sekondar mund tė zhvillohen kudo nė nivel dentar, studime tė literaturės kanė raportuar se kariesi sekondar, pėr mė tepėr, verifikohet nė margon gingivale tė restaurimeve tė klasės II dhe klasės V [Mjor 1985, 2005].

Kjo, me shumė mundėsi, ėshtė shkak i grumbullimit tė pllakės bakteriale superiore nė kėto njėsi me njė pėrshtatje jo tė plotė tė materialeve dhe tė adezionit tė dobėt. Megjithatė, restaurimi nė kompozitė i klasės II mundėson njė model tė pėrshtatshėm pėr tė studiuar efektet e kombinuara tė ngarkesės mekanike dhe tė biofilmit bakterial.

Pjesa mė e madhe e faktorėve tė pėrfshirė nė degradimin e ndėrfaqes janė studiuar zakonisht nė literaturė, nė izolim, por nė realitet nė mjedis oral ata nuk gjenden kurrė tė izoluar por gjithmonė tė kombinuar midis tyre.

Nė njė studim in vitro tė publikuar nė Journal of Dentistry, nėntor 2017, ekzaminohet efekti i kombinuar i ngarkesės mekanike i simuluar nė prani tė biofilmin artificial nė prani apo nė mungesė tė sakarozės, mbi integritetin e ndėrfaqes sė restaurimeve nė kompozitė tė klasės II, tė kryera nė dhėmbė tė ekstraktuar. Autorėt kanė kryer restaurimet MOD tė klasės II nė molarėt e tretė sipas protokolleve tė paracaktuara. Gjysma e kampioneve (n = 27) i ėshtė nėnshtruar 200.000 cikleve me ngarkesė mekanike duke pėrdorur njė mjedis oral artificial (ART). Tė gjithė kampionet (qė i janė nėnshtruar cikleve tė lodhjes apo jo) janė ndarė nė tre nėngrupe:

• pa biofilm (grupi i kontrollit)
• biofilm pa sakarozė (BNS)
• biofilm me sakarozė (BWS).

Grupet BNS dhe BWS janė izoluar me njė inokul bakteriale me shumė specie. Grupi BWS ėshtė kontaminuar me sakarozė 5 herė nė ditė. Kontaminimi me biofilm ėshtė pėrsėritur nė mėnyrė sekuenciale pėr 12 javė. Janė monitoruar dhe ndryshimet e pH pėr tė gjithė kampionet dhe grupet.

Sė fundmi kampionet janė ekzaminuar me micro-CT pėr tė vlerėsuar demineralizimin e mundshėm dhe i janė nėnshtruar testit tė frakturės me ngarkesė.

Rezultatet e pėrftuara nė studim kanė qenė si vijon: demineralizimi pranė restaurimeve ka rezultuar i dallueshėm vetėm te dhėmbėt nė grupin me biofilm dhe sakarozė (BWS). Vlerat e frakturės nga ngarkesa kanė rezultuar nė mėnyrė domethėnėse tė reduktuara te kampionet me biofilm dhe sakarozė, pavarėsisht faktit se i janė nėnshtruar cikleve tė lodhjes apo jo. Ngarkesa ciklike ka reduktuar vlerat e frakturės nė tė gjitha kushtet, por reduktimi nuk ka qenė domethėnės na ana statistikore.

Nga tė dhėnat e kėtij studimi in vitro mund tė konsiderojmė se sheqeri, si sakaroza, nė mjedisin oral (nė lidhje me biofilmin dhe ngarkesat mastikatore) luan njė rol tė rėndėsishėm nė degradimin e ndėrfaqes adezive tė restaurimeve nė kompozitė dhe nė formimin e kariesit sekondar.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:
• I.A. Mjor, Frequency of secondary caries at various anatomical locations, Oper. Dent. 10 (1985) 88-92.
• I.A. Mjor, Clinical diagnosis of recurrent caries, J. Am. Dent. Assoc. 136 (2005) 1426-1433.
• Carrera CA, Li Y, Chen R, Aparicio C, Fok A, Rudney J.Interfacial degradation of adhesive composite restorations mediated by oral biofilms and mechanical challenge in an extracted tooth model of secondary caries. J Dent. 2017 Nov;66:62-70.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 48 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D