Implante zirkoni me kurora me qeramikė integrale: rezistenca ndaj frakturės dhe pėrkuljes


|

Implantologji | 13 Dhjetor 2017 |

Implante zirkoni me kurora me qeramikė integrale: rezistenca ndaj frakturės dhe pėrkuljes



Implantet nė zirkon tė ngarkuar me kurora me qeramikė integrale, nė mėnyrė qė tė mundėsojnė njė strukturė unike monolitike mund tė pėrfaqėsojnė njė alternativė premtuese pėr implantet tashmė tė konsoliduar nė titan, kur nevojitet qė tė garantojmė rezultatin estetik maksimal.

Nė krahasim me dhėmbin natyral me lidhjen e tij periodontale, ndėrfaqja kockė/implant ėshtė e vijėzuar nė mungesė tė lidhjes, prandaj, transmetimi i forcave intraorale nga mbi-struktura nė implant ėshtė mė i fuqishėm se pėr dhėmbėt natyralė. Nė rastet e implanteve nė zirkon, tė restauruar me kurora nė zirkon, janė regjistruar fraktura dhe tė ēara qė nuk mund tė lihen pas dore.

Kurorat e kryera me njė material monolitik me modul tė ulėt elasticiteti mund tė kompensojnė lidhjen e fortė tė ankilozės kockė/implant si dhe modulin e lartė tė elasticitetit tė materialit implantar duke reduktuar ngarkesėn totale mbi implant dhe mbi kockėn rrethuese.

Nė njė studim in vitro tė publikuar nė Dental Materials Journal tė nėntorit 2017 vlerėsohet ngarkesa e frakturave tė materialeve tė ndryshme monolitike pėr kurora tė suportuara nga implante nė zirkon (zirkon, alumin, disilikat litiumi, qeramikė feldspathic dhe qeramikė e infiltruar me polimere) dhe tė cementuara me cemente tė ndryshme (Harvard LuteCem SE, Harvard Implant Semi-permanent, Multilink Automix, VITA Adiva F-Cem).

Nė kėtė studim janė analizuar:

• Rezistenca ndaj pėrkuljes
• Rezistenca ndaj frakturave tė kurorave nė materialet e ndryshme qė janė pėrdorur
• Rezistenca ndaj shtypjes sė cementeve tė ndryshme qė janė pėrdorur

Autorėt kanė realizuar 250 kurora tė molarėve tė parė inferiorė tė montuar nė implante nė zirkon, tė ndara nė 5 grupe nė bazė tė materialit tė kurorės sė pėrdorur:

• Grupi 1 (N 50): VITA YZ T nė qeramikė zirkon
• Grupi 2 (N 50): VITA In-Ceram AL nė qeramikė alumin
• Grupi 3 (N 50): VITABLOCS Mark II nė qeramikė feldspathic
• Grupi 4 (N 50): VITA ENAMIC nė qeramikė feldspathic me polimer tė infiltruar
• Grupi 5 (N 50): IPS e.max CAD nė qeramikė nė litium disilikat

Ēdo grup ėshtė ndarė nė 5 nėngrupe sipas cementit tė pėrdorur:

• nėngrupi 1: pa cement
• nėngrupi 2: Harvard Implant gjysmė-permanent, cement i dyfishtė provizor
• nėngrupi 3: Harvard LuteCem SE cement self-adhesive i dyfishtė
• nėngrupi 4: Multilink Automix cement adeziv i dyfishtė
• nėngrupi 5: VITA Adica F-Cem cement adesiv i dyfishtė
Vlerat e frakturave nė ngarkesė tė kurorave tė fabrikuara me disilikat litiumi, qeramikė feldspathic dhe qeramikė tė infiltruar me polimere janė rezultate superiore kur ėshtė pėrdorur njė cement me rezistencė tė lartė ndaj shtypjes. Vlerat e frakturės nga ngarkesa pėr kurorat nė zirkon dhe alumin kanė rezultuar se nuk ndikohen nga lloji i cementit tė pėrdorur. Pėr kurorat nė disilikat litiumi (CE), qeramikė feldspathic (VM) dhe qeramikė tė infiltruar me polimer (VE) ėshtė vėnė re njė rritje e vlerave tė rezistencės ndaj thyerjeve me rritjen e vlerave tė rezistencės ndaj shtypjes sė cementit. Vlerat mė tė mėdha tė rezistencės ndaj pėrkuljes janė regjistruar pėr zirkonin (YZ: 1174,8 ± 109,1 MPa), ato mė tė vogla pėr qeramikėn feldspathic (VM: 128,0 ± 11,9 MPa).
Nga rezultatet e pėrftuara nė kėtė studim ėshtė zbuluar se pėr tė arritur vlera tė mjaftueshme tė ngarkesės sė frakturės pėr qeramikėn feldspathic dhe tė infiltruar me polimere ėshtė esenciale qė tė kryejmė cementimin me njė cement adeziv.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Correlations between fracture load of zirconia implant supported single crowns and mechanical properties of restorative material and cement. Nadja ROHR, Sabrina MÄRTIN and Jens FISCHER. Dent Mater J. 2017 Nov 23.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D