Shėndeti periodontal dhe suksesi endodotik


|

Parodontologji | 7 Dhjetor 2017 |

Shėndeti periodontal dhe suksesi endodotik



Qėllimi i stomatologut modern ėshtė ai qė tė mbajė dhėmbėt natyral nė njė gjendje tė shėndetshme dhe funksionale pėr njė kohė sa mė tė gjatė tė mundshme. Degėt e shumta tė stomatologjisė janė gjithmonė e mė tė lidhura midis tyre, ku pėr shembull ėshtė e paimagjinueshme qė tė mendosh tė kryesh kura konservative endodotike tė vlefshme dhe me sukses, pa vendosur mė parė nė kushte tė shėndetshme edhe gjendjen periodontike tė pacientit nė fjalė.

Trajtimet endodontike nė gjendjen aktuale kanė shkallė tė larta mbijetese (Pratt 2016, Graetz 2015), por suksesi i tyre afatgjatė varet dhe nga ruajtja e shėndetit periodontal dhe nga kryerja e terapive periodontale nėse janė tė nevojshme dhe adekuate.

Sėmundja periodontale njihet si njė prej arsyeve kryesore tė ekstraktimit tė njė dhėmbi pas trajtimit kanalar jo kirurgjikal NSRCT (Kassebaum 2014, Chen 2008). Vetėm pak studime nė literaturė kanė vlerėsuar efektin e gjendjes periodontale pre-operatore tė njė dhėmbi mbi mbijetesėn e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike EET (Ng 2010, Skupien 2016). Ėshtė raportuar nė literaturė se dhėmbėt me thellėsi sondimi > 5 mm janė mė sė shumti nė risk pėr ekstraktim pas NSRCT (Skupien 2016). Gjithashtu nė kėtė studim ėshtė analizuar vetėm thellėsia e xhepit dhe nuk janė pėrfshirė nė analizė faktorė tė tjerė tė prognozės periodontale si humbja e ngjitjes klinike dhe humbja kockore (Graetz 2017). Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Endodontics, nėntor 2017, hetohet efekti i gjendjes periodontale tė njė dhėmbi nė momentin e terapisė endodontike jo kirurgjikale NSRCT dhe roli mbėshtetės i trajtimit periodontal mbi shkallėn e mbijetesės sė terapive kanalare ETT.

Nė kėtė hetim retrospektiv janė rekrutuar 315 dhėmbė molarė qė kanė marrė njė trajtim endodontik jo kirurgjikal NSRCT nga viti 2009 nė 2017.

Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė:

• dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike ETT me njė cilėsi tė pranueshme tė NSRCT
• pacientė me moshė nga 18 nė 75 vjeē
• dhėmbė nė tė cilėt ishte kryer diagnoza pre-operatore e pulpitit irreversibėl
• dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike ETT qė kishin vendosur njė kurorė adekuate brenda 3 muajve tė ardhshėm nga NSRCT
• dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike ETT me kartelė periodontale tė plotė kryer para NSRCT qė pėrfshinte zbulimin e thellėsisė sė xhepit tė humbjes sė ngjitjes klinike dhe tė humbjes kockore. Gjendja periodontale e tė gjithė dhėmbėve tė retinuar ėshtė vlerėsuar mbi bazėn e udhėzimeve tė American Academy of Periodontology
• dhėmbė pa krisje (crack) apo fraktura dentinale

Tė gjitha ETT e retinuara janė ndarė nė 3 grupe si vijon:

A) grup i shėndetshėm pa problematika periodontale (125 dhėmbė)
B) grup tė cilit i ėshtė diagnostikuar periodontit i lehtė (100 dhėmbė)
C) grup tė cilit i ėshtė diagnostikuar periodontit i moderuar (90 dhėmbė)

Shkalla e mbijetesės sė ETT ėshtė analizuar duke pėrdorur testin e Kaplan-Meier dhe log-rank pėr ndryshimet midis grupeve (P < 0.05). Njė model regresioni i Cox ėshtė pėrdorur pėr tė vlerėsuar efektin e variablave tė pavarura mbi shkallėn e mbijetesės.

Rezultatet e pėrftuara nė studim kanė qenė si vijon: dhėmbėt tė cilėve i ėshtė diagnostikuar njė periodontit i lehtė kanė shfaqur njė probabilitet prej pothuajse 2 herė mė tė madh ekstraktimi nė krahasim me dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike, tė cilėve i ishte diagnostikuar njė periodontium normal dhe i shėndetshėm nė momentin e NSRCT (odds ratio [OR] = 1,9, P < 0.05). Kjo rritje e riskut tė humbjes sė dhėmbėve ka qenė prej 3,1 (OR = 3,1, P < 0.05) pėr ETT me periodontit tė moderuar. Duhanpirėsit kanė shfaqur se kanė dyfishin e mundėsive pėr tė humbur dhėmbė nė krahasim me jo duhanpirėsit (OR = 2,2, P < 0.05).

Shėndeti periodontal i pacientėve ėshtė njė nga prognozat pėrcaktuese pėr zbatimin e terapive kanalare jo kirurgjikale NSRCT. Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi mund tė afirmohet se ruajtja e njė periodontiumi tė shėndetshėm mund tė pėrmirėsojė nė mėnyrė domethėnėse mbijetesėn e terapive kanalare ETT dhe kėshtu tė ndihmojė pacientėt qė tė mbajnė dhėmbėt e tyre natyral mė gjatė.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
• Eight-year retrospective study of the critical time lapse between root canal completion and crown placement: Its influence on the survival of endodontically treated teeth. Pratt, A. Aminoshariae, T.A. Montagnese et al. J Endod, 42 (2016), pp. 1598-1603.
• Prognostic factors for the loss of molars-an 18-years retrospective cohort study. C. Graetz, S. Schützhold, A. Plaumann, et al. J Clin Periodontol, 42 (2015), pp. 943-950.
• Global burden of severe periodontitis in 1990-2010: a systematic review and meta-regression. N.J. Kassebaum, E. Bernabé, M. Dahiya, et al. J Dent Res, 93 (2014), pp. 1045-1053.
• First untoward events and reasons for tooth extraction after nonsurgical endodontic treatment in Taiėan. S.C. Chen, L.H. Chueh, C.K. Hsiao, et al. J Endod, 34 (2008), pp. 671-674.
• Tooth survival following non-surgical root canal treatment: a systematic review of the literature. Y.L. Ng, V. Mann, K. Gulabivala. Int Endod J, 43 (2010), pp. 171-189.
• Survival of restored endodontically treated teeth in relation to periodontal status., J.A. Skupien, N.J. Opdam, R. Winnen, et al. Braz Dent J 27 (2016), pp. 37-40.
• Long-term tooth retention in chronic periodontitis-results after 18 years of a conservative periodontal treatment regimen in a university setting. C. Graetz, A. Plaumann, P. Schlattmann et al. J Clin Periodontol, 44 (2017), pp. 169-177.
• The Influence of Periodontal Status on Endodontically Treated Teeth: 9-year Survival Analysis N. Khalighinejad, A. Aminoshariae, J. C. Kulild, J. Wang, A Mickel. Journal of Endodontics Volume 43, Issue 11, November 2017, Pp. 1781-1785.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 60 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D