Pėrse t'i kėshillojmė pacientėve tanė pastė dhėmbėsh me bazė tė bikarbonatit tė natriumit


|

Higjiena dhe Parandalimi | 24 Nėntor 2017 |

Pėrse t'i kėshillojmė pacientėve tanė pastė dhėmbėsh me bazė tė bikarbonatit tė natriumit



"Sėmundja dentare" mbetet sėmundja kronike mė e pėrhapur si te fėmijėt si te tė rriturit.
Parandalimi konsiderohet arma kryesore pasi ndalon qė patologjia tė fillojė tė avancojė. Nė stomatologji parandalimi ka tė bėjė me instruktimin e pacientit qė tė mbajė njė higjienė tė duhur orale nė kushtet e shtėpisė dhe t'i nėnshtrohet kontrolleve tė rregullta nga dentisti nė pėrdorimin e pastave qė pėrmbajnė fluor, nė adaptimin e njė diete korrekte tė varfėr me sheqerna etj.


Rekomandimet e American Dental Association (ADA) janė qė tė lahen dhėmbėt pėr tė paktėn 2 minuta, 2/3 herė nė ditė apo pas ēdo vakti, tė pėrdorin fillin dentar te paktėn njė here nė ditė dhe pėr pacientėt me sėmundje periodontale tė pėrdorin dhe furēėn interdentare tė paktėn njė herė nė ditė. Sipas kėrkesave specifike tė pacientit dentisti mund tė rekomandojė njė pastė dhėmbėsh specifike si pėr shembull pėr dhėmbė tė ndjeshėm me fluor pėr ata qė kanė njė risk tė lartė pėr tė zhvilluar karies.


Megjithatė, pėr pacientin pa problematika tė veēanta dentare dhe periodontale cila ėshtė pasta e dhėmbėve mė efikase qė dentisti mund tė kėshillojė pėr praktikėn e pėrditshme tė higjienės orale?
Mbi kėtė tematikė literatura nuk ėshtė e qartė por njė pėrgjigje na ėshtė dhėnė nga Jada nė nėntor 2017 ku ėshtė kryer njė rishikim i publikimeve tė pranishme nė literaturė, afatshkurtėr dhe afatgjatė nė pastat e dhėmbėve nė treg, duke analizuar dhe komponentėt e tyre. Konkluzioni i kėtij rishikimi ka qenė se pastat e dhėmbėve me bazė tė bikarbonatit tė natriumit janė dėshmuar shumė efikase kundėr pllakės bakteriale dhe biofilmit duke kufizuar kariesin dhe gingivitin si afat shkurtėr ashtu dhe afatgjatė, duke garantuar biokompatibilitetin dhe me ingredientė tė tjerė tė pranishėm vetėm te pastat e dhėmbėve si fluori. Mekanizmi me veprim tė dyfishtė, si mekanik si biologjik, e bėn superior nė krahasim me komponentėt e tjerė abraziv qė ushtrojnė njė veprim tė pastėr mekanik. Karakteristikat natyrale tė bikarbonatit tė natriumit pėrfshijnė karakteristikat e tij jo tė dėmshme qė do tė thotė se ėshtė i sigurt nėse gėlltitet dhe i sigurt nė ambientin oral, ka abrazivitet tė ulėt, kosto tė ulėt dhe ėshtė kompatibėl me fluorin e natriumit.


Sipas artikullit tė publikuar nė Jada pastat e dhėmbėve qė pėrmbajnė bikarbonat natriumi dhe fluorur janė kandidate tė mira qė tė konsiderohen pasta dhėmbėsh tė pėrshtatshme pėr t'iu kėshilluar pacientėve standard pa problematika tė veēanta dhėmb/gingivale.
Fillimisht bikarbonati i natriumit ofron njė efikasitet mekanik nė heqjen e pllakės bakteriale. Nė njė studim tė Thong tė 2011 ėshtė konstatuar njė efikasitet mekanik nė heqjen e pllakės bakteriale te pastat e dhėmbėve qė pėrmbajnė bikarbonat natriumi nė krahasim me pastat e dhėmbėve pa kėtė tė fundit.
Gjithashtu nė kėtė studim ėshtė bėrė e mundur qė tė pėrcaktohet se ky pėrfitim garantohet dhe nė njėsitė orale mė pak tė aksesueshme.


Pėrveē veprimit mekanik bikarbonati i natriumit zotėron njė veprim kimik/biologjik pėr shkak tė bazicitetit qė shėrben si zbutės pėr aciditetin e pranishėm nė zgavrėn e gojės. Njihet se pH-i kritiki i smaltit ėshtė 5,1 - 5,5; kur pH i kavitetit oral zbret nėn kėtė pH kritik smalti dentar fillon tė demineralizohet. Pas gėlltitjes sė ushqimeve tė pasura me karbohidrate pH zbret shpejt nė 4,5/5 (megjithatė nėn pH kritik) dhe nė pėrgjithėsi kėrkohen 1 - 2 orė  pėr tė kthyer pH normal. Bikarbonati i natriumit me bazicitetin e tij ėshtė nė gjendje qė tė zbusė shpejt aciditetin pas vaktit (nėse pėrdoret direkt pas tij) duke e ēuar pH oral nė normalitet pėr njė kohė tė shkurtėr, duke zvogėluar kėshtu riskun e kariesit (Dawes 1996).


Njė karakteristikė tjetėr biologjike e bikarbonatit tė natriumit (Colgate- Pamolive dhe Crest, Procter & Gamble) dhe llogaritja e dozimit bakterial ka zbuluar se Streptococcus mutans ėshtė mė i ndjeshėm ndaj pastave tė dhėmbėve me bikarbonat nė krahasim me pastat e dhėmbėve me fluor qė nuk pėrmbajnė natrium. Aktiviteti baktericid i bikarbonatit shkon nga 75 mikromolar pėr litėr nė mė shumė se 10 milimolar pėr l L pėr bakteret fakultative gram-negative tė hasura nė biofilmin e pllakės dentare si Actinobacillus actinomycetemcomitans, Haemophilus aphrophilus, Eikenella corrodens dhe Capnocytophaga gingivalis. Ėshtė zbuluar gjithashtu se kombinimi i peroksidit tė hidrogjenit dhe bikarbonatit fuqizon ndjeshėm efektin baktericid. Studime tė tjera nė literaturėn eksperimentale kanė dėshmuar se zgjidhjet e pėrqendruara tė bikarbonatit janė nė gjendje qė tė imobilizojnė spiroketet dhe anaerobet e tjera tė pranishme nė xhepat periodontal.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

• Thong S, Hooper W, Xu Y, Ghassemi A, Winston A. Enhancement of plaque removal by baking soda toothpastes from less accessible areas in the dentition. J Clin Dent. 2011;22(5):171-178.
• Dawes C. Effect of a bicarbonate-containing dentifrice on pH changes in a gel-stabilized plaque after exposure to sucrose. Compend Contin Educ Dent Suppl. 1996;17(19):S8-S10.
• Drake DR, Vargas K, Cardenzana A, Srikantha R. Enhanced bactericidal activity of Arm and Hammer Dental Care.AmJ Dent. 1995;8(6):308-312.
• Effect of baking soda in dentifrices on plaque removal, Srinivas R. Myneni, JADA 148(11 suppl) nov 2017



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 70 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D