Trajtimi i debridement periodontal me instrumente mekanike magnetostriktive. Rasti klinik


|

Higjiena dhe Parandalimi | 9 Nėntor 2017 |

Trajtimi i debridement periodontal me instrumente mekanike magnetostriktive. Rasti klinik



Pacientja 60 vjeēare, obeze, jo duhanpirėse, e prekur nga hipertensioni dhe artroza, paraqiste mbetje tė mėdha tė pllakės bakteriale dhe tartarit nė tė gjithė sipėrfaqet dhe referonte hiperndjeshmėri tė konsiderueshme tė dentinės.
Zonja u paraqit pranė nesh me udhėzim tė stomatologut me kushte tė shėndetit oral tė kompromentuara dhe higjienė tė keqe orale. Diagnoza e stomatologut tregonte sėmundje periodontale tė moderuar, karakterizuar nga gjakrrjedhje spontane qė ėshtė shfaqur gjatė futjes sė hapėses sė gojės pėr realizimin e fotove.
Ėshtė kryer njė seancė pėr higjienėn orale profesionale lidhur me motivin dhe udhėzimet e personalizuara duke negociuar pėr njė ndėrrim radikal qė lidhej me mėnyrat dhe kohėn e higjienės orale nė shtėpi. Furēa e dhėmbėve manuale ėshtė zėvendėsuar nga furēa elektrike pėr tė garantuar njė pastrim mė tė kujdesshėm dhe preciz. Janė kėshilluar shpėlarje me kolutor me bazė tė kloheksidinės 0.12% pėr 10 ditė, dy herė nė ditė pėr tė reduktuar ngarkesėn bakteriale.


Pėr praninė e hiperndjeshmėrisė pas testin objektiv ėshtė aplikuar pasta pėr profilaksinė pėr uljen e ndjeshmėrisė Nupro Sensodyne nė vijim tė sė cilės ėshtė bėrė e mundur kryerja e trajtimit tė debridement periodontal me instrumente mekanike magnetostriktive dhe inlay FSI 1000-30k, tė kėshilluar pėr heqjen e njollave dhe mbetjeve tė mėdha tė tartarit supragingival. Pėr tė hequr tartarin subgingival nė zona me akses tė vėshtirė me xhepa tė thellė dhe furkacione janė pėrdorur inlays Slimline. Heqja e njollave ėshtė kryer me pastė me abrazion mesatar dhe pėr tė reduktuar hiperndjeshmėrinė pas trajtimit ėshtė aplikuar njė lustrues me 5% fluorur natriumi.
Pacientja ėshtė ritrajtuar pas 3 ditėsh. Nė kontrollin nė distancė prej njė jave dukeshin pėrmirėsimet e treguesve tė pllakės dhe gjakrrjedhjes pėrveē reduktimit tė edemės dhe rikrijimit tė arkitekturės normale gingivale.
Materiale dhe Metoda
Pacientja ėshtė trajtuar me:
• Skaler magnetostriktiv Cavitron Select SPS
• Powerline fitgrip pėr tė hequr mbetjet e mėdha supragingivale tė tartarit
• Slimline pėr tė hequr mbetjet subgingivale
• Slimline fitgrip curvy pėr zonat e formimit
• Pastė profilaktike pėr uljen e ndjeshmėrisė me abrazion mesatar
• Lustrues me fluorur natriumi


Diskutime dhe Konkluzione
Pėrdorimi parandalues i pastės pėr uljen e ndjeshmėrisė ka garantuar njė seancė mė pak traumatike pėr pacienten pavarėsisht mbetjeve tė konsiderueshme tė tartarit dhe ndjeshmėrisė sė fortė dentare qe i referohet fillimit.
Pėrdorimi i skaler me ultratinguj magnetostriktive ka mundėsuar qė tė punojmė me pajtueshmėri mė tė madhe dhe me njė perceptim tė reduktuar tė dhimbjes. Pacientja ėshtė ritrajtuar pas 3 ditėsh dhe pas njė jave shfaqte pėrmirėsime tė indeksit tė pllakės bakteriale, gjakrrjedhjes dhe reduktim tė ndjeshėm tė edemės gingivale me rifitim tė arkitekturės normale gingivale.
Pėrdorimi parandalues i pastės pėr uljen e ndjeshmėrisė me bazė tė natriumit dhe fosfosilikatit tė kalciumit qė lidhet me pėrdorimin e inlays magnetostriktive pajisur me lėvizje elektrike me vibracion tė reduktuar tė majės kanė garantuar komfortin e pacientit pavarėsisht pranisė sė mbetjeve tė konsiderueshme tė tartarit dhe ndjeshmėrisė sė konsiderueshme tė dentinės.




Fig. 1 Kjo është situata në testin objektiv. Ka shumë mbetje të tartarit dhe pllakës bakteriale. Gingivat janë edematoze dhe me tendencë për gjakrrjedhje.
Fig. 2 Pas një testi të parë objektiv është aplikuar pasta me profilaksi për uljen e ndjeshmërisë NUPRO SENSODYNE
Fig. 3 Trajtimi i debridment periodontal është kryer me instrumente mekanike magnetostriktive me inlay FSI 1000-30k, këshilluar për heqjen e njollave dhe të mbetjeve të mëdha të tartarit rezistent.
Fig. 4 Në vijim në zonat e formimit, jo lehtësisht të aksesueshme është përdorur inlay Cavitron FSI-slimline 30k
Fig. 5 Për të garantuar heqjen e njollave është përdorur një pastë me abrazion mesatar.
Fig. 6 Për të garantuar një lehtësim të hiperndjeshmërisë pas trajtimit është përdorur lustruesi me 5% fluorur natriumi dhe më pas i është kërkuar pacientes që të mos e shpëlajë.
Fig. 7  Kjo është situata në fund të trajtimit. Pacientja ka marrë informacione rreth higjienës orale: është rekomanduar përdorimi i furçës elektrike me një kokë rrethore për të bërë më të lehtë pastrimin në zonat më të vështira dhe më pak të aksesueshme
Fig. 8 Pacientja është ritrajtuar pas 3 ditësh. Gjakrrjedhja ishte reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dhe gingivat shfaqeshin shumë më pak edematoze.
Fig. 9  Pacientja është vizituar sërish pas një jave. Gjakrrjedhja mungonte dhe gingivat ishin të shëndetshme dhe ndjeshmëria ishte reduktuar në mënyrë të konsiderueshme


Punimi ka fituar Cavitron Case Contest, konkursi universitar qė Dentsply Sirona organizon me objektivin pėr tė vlerėsuar rastet mė tė mira klinike nga studentėt e vitit II dhe III tė kursit tė Diplomimit nė Higjienė Dentare me skaler me ultratinguj Cavitron dhe produktet e linjės sė Parandalimit.

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D