Niveli i faktorit tė nekrozės tumorale TNF-α nė pėshtymė. Tregues i progresionit tė Lichen Planus Oral


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 6 Nėntor 2017 |

Niveli i faktorit tė nekrozės tumorale TNF-α nė pėshtymė. Tregues i progresionit tė Lichen Planus Oral



Lichen planus oral (OLP) ėshtė njė patologji inflamatore kronike me karakter autoimunitar por me njė etiologji akoma jo shumė tė qartė, prevalenca e sė cilės shkon nga 1% nė 2% nė popullsinė nė pėrgjithėsi me njė incidencė mė tė madhe te femrat. Sigurisht, ėshtė pasi nė kėtė patologji sistemi imunitar luan njė rol domethėnės. Tashmė studime tė ndryshme referojnė rėndėsinė e monitorimit rregullisht nė pacientė me lichen planus oral, niveli i serumit tė faktorit tė nekrozės tumorale (TNF-a), ėshtė njė ndėrmjetės i rėndėsishėm i inflamacionit, i pėrfshirė direkt nė shpėrndarjen dhe ndėrtimin e indeve.
Autorėt e rishikimit kanė kryer njė kėrkim tė tė gjithė artikujve nė gjuhėn angleze tė publikuar nė literaturė midis 1983 dhe 2016 duke pėrdorur fjalėt kyēe "lichen planus oral" dhe "OLP" tė kombinuara me "TNF-α" dhe "faktor tė nekrozės tumorale" nėpėrmjet databazės sė PubMed/Medline, Science direct, Scopus, Web of Science dhe Cochrane Library.


Dy revizorė kanė vlerėsuar nė mėnyrė tė pavarur studimet pėr tė pėrcaktuar nėse do tė kėnaqnin kriteret e pėrfshirjes dhe nėse do tė kishte kundėrshtime, ėshtė pyetur gjithashtu njė recensues pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen. Janė pėrfshirė nė rishikim:
• Studime rast-kontroll raportuar nė literaturėn angleze
• Studime qė vlerėsonin nivelin e TNF-α nė serum apo nė pėshtymėn e pacientėve me OLP
• Pacientėt me OLP tė diagnostikuar mbi bazėn e testeve klinike, testeve histologjike apo tė tė dyve, sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė
• Studime nė tė cilat pacientėt e kontrollit tė shėndetshėm nuk ishin tė prekur nga OLP dhe ēdo sėmundje tjetėr kutane dermatologjike apo sistemike
• Studimet nė tė cilat pacientėt mė OLP nuk kishin sėmundje tė tjera dermatologjike apo sistematike
12 studime janė pėrfshirė nė metanalizėn finale tė rishikimit. Nga metanaliza ėshtė zbuluar se nivelet e TNF-α nė pėshtymė dhe nė serumin e pacientėve me OLP ishin mė tė larta nė krahasim me ato tė kontrollit tė shėndetshėm dhe qė kjo diferencė nė nivelet e pėshtymės ishte domethėnėse (pėshtyma: 25,90 pg/mL; P<0,0000 vs serum: 1.65 pg/mL; P = 19; nivele TNF-α nė pėshtymė ishin rreth 24,25 pg/ml mė shumė se nė serum).


Nga tė dhėnat e zbuluara nga kjo metanalizė mund tė themi se matja e nivelit tė TNF-α nė pėshtymė mund tė jetė mė e dobishme nė matjen e TNF-α nė serum. Pėshtyma megjithatė ofron avantazhin e papėrfillshėm nė krahasim me serumin qė mund tė merret nė mėnyrė mė tė thjeshtė, tė shpejtė dhe jo invazive me tė njėjtėn apo me besueshmėri mė tė lartė se serumi pėr qėllime diagnostikuese dhe terapeutike nė rastet e OLP.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Salivary and serum levels of tumor necrosis factor-alpha in oral lichen planus: a systematic review and meta-analysis study. Hamid Reza Mozaffari, MazaherRamezan, Mohammad Mahmoudiahmadabadi, NedaOmidpanah, MasoudSadeghi. Oral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology and Oral Radiology Volume 124, Issue 3, September 2017, Pages e183-e189


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 74 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D