Efikasiteti i zbardhimit dentar tė dhėmbėve, varet nga karakteristikat optike tė smaltit


|

Higjiena dhe Parandalimi | 26 Tetor 2017 |

Efikasiteti i zbardhimit dentar tė dhėmbėve, varet nga karakteristikat optike tė smaltit



Procedurat e zbardhjes dentare janė shumė tė kėrkuara nga ana e pacientėve por nė veēanti tė propozuara edhe nga stomatologėt edhe nga higjienistėt dentar.
Principi mbi tė cilin bazohet procedura e zbardhimit dentar ėshtė qė tė heqė substancat kromogjene qė janė akumuluar nė hapėsirat inter-prizmatike tė matriksit tė reduktuar organik tė smaltit ekzistues midis njė prizmi dhe tjetrit.


Shkurtimisht ėshtė mirė qė tė kujtojmė se smalti zotėron 98% tė porcionit mineral tė organizuar nė prizma - pėrveē pak mikronėve sipėrfaqėsor jo prizmatik - dhe 2% komponentė organikė, kryesisht amelogenine.
Publiciteti, mesazhet e mediave por mbi tė gjitha kėrkesat e pacientėve dhe nė disa aspekte besimet e profesionistėve, janė se nėpėrmjet zbardhimit dentar (qoftė ky profesional ose nė kushtet e shtėpisė) dhėmbėt mund tė bėhen tė bardhė si ato tė parė nėpėr revistat glamour ose nė televizion.
Qasja sipėrfaqėsore nga ana e profesionistit pėr propozimin e zbardhimit dentar, apo plotėsimin e kėrkesave tė pacientit, mund tė ēojė nė kontestime verbale me vetė pacientin qė mund tė shikojė tė veniten pritshmėritė e tij pėr sa i pėrket trajtimit tė cilit i ėshtė nėnshtruar.
Mundėsia pėr tė pėrftuar ose jo dhėmbė tė bardhė nė vijim tė trajtimit zbardhues varet nga natyra e ndryshme e smaltit si subjekt dhe objekt.


Nga pikėpamja optike gjejmė njė smalt dentar tė quajtur translucent qė do tė thotė qė lejon qė tė shikojmė pėrtej - nė lidhje me trashėsisė e tij nė zona tė ndryshme tė dhėmbit - ngjyra (chroma) e dentinės nėn tė.
Nė tė kundėrt ėshtė e mundur qė tė gjejmė njė smalt tė pėrkufizuar opaleshent qė, nė fakt, shfaqet opak dhe me tendencė nė tė bardhė dhe qė maskon plotėsisht chroma-n e dentinės nėn tė, pėrveē zonave ku ėshtė shumė i hollė si nė ato cervikale.


Parametri optik qė pėrcakton translucencėn dhe opaleshencėn e smaltit quhet vlerė dhe te raca njerėzore gjejmė njė smalt dentar me vlera plotėsisht tė ndryshme, nga ai me vlerė mė tė lartė, qė do tė thotė shumė e bardhė, nė atė me vlerė shumė tė ulėt, qė do tė thotė nė parim gri dhe qė lejon nė zonat nė tė cilat ėshtė i hollė qė tė perceptojė chroma-n e dentinės nėn tė.
Pikėpamja e kėtij artikulli tė shkurtėr bazohet pikėrisht nė vlerėsimin preliminar qė stomatologu apo higjienisti dentar duhet tė bėjė nė meritė tė vlerės sė smaltit, gjatė vizitės sė parė me pacientin dhe para se tė propozojė apo pranojė kėrkesa tė procedurave tė zbardhimit dentar.
Nėse smalti ėshtė translucent dhe i pigmentuar nga substanca kromogjene, zbardhimi dentar do tė arrijė me siguri tė heqė kėto tė fundit - dhe kėshtu tė bėjė dhėmbin lehtėsisht mė tė ndritshėm - por nuk mund tė bėhet kurrė i bardhė.


Nė tė kundėrt, nėse smalti ėshtė opaleshent dhe i pigmentuar nga substanca kromogjene, atėherė zbardhimi do tė jetė shumė efikas nė risjelljen e tij nė vlerėn mė tė lartė fillestare ose me tendencė ndaj tė bardhės.
Ky koncept ėshtė i rėndėsishėm pėr t'u njohur dhe profesionisti duhet tė jetė nė gjendje qė tė dallojė njė smalt translucent nga njė opaleshent qė tė dijė tė pėrshtatet nė propozimin apo nė marrjen e kėrkesave tė pacientit pėr sa i pėrket zbardhimit dentar.


Debati, jo ligjor pėrgjithėsisht midis mjekut dhe pacientit mbi ēėshtjen e zbardhimit zhvillohet zakonisht mbi kėto terma: doktori mė ka kryer zbardhimin por dhėmbėt e mi kanė mbetur nė tė njėjtėn ngjyrė si nė fillim.
Situata e pėrshkruar ėshtė shumė e shpeshtė por ėshtė edhe e thjeshtė pėr t'u shmangur duke paralajmėruar pacientin, nė rastin kur ka njė smalt translucent se procedura e zbardhimit nuk mund tė bėjė kurrė dhėmbėt e tij nė ngjyrė tė bardhė si ato tė parė nėpėr revistat me shkėlqim.


Pėrktheu: Erjola Taga




Fig. 1: shembull i incizivëve qendror me smalt translucent: smalti lejon që të shikohet përtej aty ku është i hollë, kontrasti i zi palatal (zona incizale) dhe chroma dentinale (zona cervikale)
Fig. 2: shembull i incizivëve me smalt opaleshent: smalti nuk lejon që të duket kontrasti i zi palatal gjithashtu dhe në nivel incizal chroma e dentinës jo transparente
Fig.3: vijimi i zbardhimit profesional në poltronin stomatologjik me perokside me përqendrim të lartë (38% peroksid hidrogjeni)

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 90 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D