Vlerėsimi i dimensioneve tė frakturave tė kurorės: a mund tė jetė ky njė element pėr tė parandaluar frakturat radikolare?


|

Konservativė | 19 Tetor 2017 |

Vlerėsimi i dimensioneve tė frakturave tė kurorės: a mund tė jetė ky njė element pėr tė parandaluar frakturat radikolare?



Diagnoza e dhėmbit tė krisur formulohet mbi bazėn e elementeve nė vijim: simptomatologjia e referuar nga pacienti (dhimbja gjatė pėrtypjes, ndjeshmėri e ndryshuar termike); prani e xhepave periodontal; test i pėrtypjes dhe perkusionit; test i vitalitetit; ngjyrim me bojė blu metileni i sipėrfaqes sė kavitetit pasi ėshtė ekzaminuar dhėmbi; transiluminim.
Nė stadin aktual nuk ekziston njė test qė tė mund tė parashikojė nėse njė dhėmb i krisur mund tė zhvillojė fraktura gjatėsore ireversibėl afatgjatė apo jo.
Pėr vlerėsimin e ashpėrsisė sė njė krisje dentare ndihma e tomografisė tė kompjuterizuar (CT) mund tė ndihmojė shumė endodontistėt qė tė marrin vendime mbi fatin e dhėmbit nė fjalė.
Sipas njė studimi kinez "in vitro" tė kohėve tė fundit tė publikuar nė numrin e tetorit 2017 tė JADA nė bazė tė gjatėsisė dhe tė gjerėsisė sė krisjes sė kurorės mund tė parashikohet nėse dhe sa mund tė ndikojė fraktura nė porcionin radikolar tė dhėmbit nė fjalė.


Autorėt e kėtij studimi kanė marrė nė konsideratė 22 dhėmbė tė krisur tė ekstraktuar nga 22 pacientė.
Dhėmbėt janė analizuar duke pėrdorur tomografinė e mikrokompjuterizuar.
Gjatėsia dhe gjerėsia e frakturės nė sipėrfaqen okluzale (respektivisht LOS dhe WOS) dhe gjatėsia e frakturės pėrgjatė sipėrfaqes proksimale (LCPS) janė matur nė imazhe e rikonstruksionit tredimensional.
Pas aksesit nė dhomėn e pulpės dhe heqjes sė saj kanė vlerėsuar, me mikroskop nėse fraktura do tė ishte e dukshme edhe nė kavitetin pulpar dhe se sa zgjerohej nė dhomė.
Autorėt e studimit kanė klasifikuar si "fraktura jo radikolare", ato fraktura qė nuk e kalonin dyshemenė e dhomės pulpare, ndėrkohė kanė caktuar si pėrfundim tė "frakturave radikolare" ato qė shtyheshin pėrtej dyshemesė sė dhomės.


Nga rezultatet e studimit ėshtė parė se ka njė korrelacion domethėnės midis gjatėsisė okluzale tė frakturės LOS dhe gjatėsisė sė frakturės pėrgjatė sipėrfaqes proksimale LCPS (koeficienti i korrelacionit, 0,782; P<0,001) dhe midis WOS dhe LCPS (koeficienti i korrelacionit, 0,651, P<0,05). Ėshtė parė qė pėr ēdo krisje prej 1mm tė LOS kishte njė rritje tė LCPS me 1.195 milimetra, megjithatė sa mė e gjerė tė ishte WOS, aq mė e gjatė rezultonte fraktura pėrgjatė sipėrfaqes proksimale LCPS.
Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi mund tė afirmohet qė nėse fraktura okluzale ėshtė e shkurtėr ose e ngushtė, me shumė mundėsi ka njė shtrirje tė limituar nė planin aksial.
Kjo lloj frakture, me shumė mundėsi, ėshtė e limituar vetėm nė kurorėn e dhėmbit pa u shtrirė nė rrėnjė dhe mund tė ketė njė prognozė tė mirė. Anasjelltas, nėse fraktura okluzale ėshtė e gjatė apo kalon tė gjithė sipėrfaqen okluzale, me shumė mundėsi ka njė shtrirje tė gjatė dhe nė planin aksial dhe mund tė shtrihet nė rrėnjė; si e tillė ka njė prognozė jo tė favorshme.


Nevojitet qė tė nėnvizojmė dy limite tė kėtij studimi:
a) numri i ulėt i kampioneve tė analizuar, vetėm 22

b) pėrzgjedhja e kampioneve ėshtė e limituar pėr dhėmbė tė ekstraktuar. Nėse ėshtė pėrdorur njė procedurė ekstraktimi e dhėmbit minimalisht invazive, manovrat kirurgjikale tė ekstraksionit mund tė kenė pėrkeqėsuar shkallėn e frakturės.
Si konkluzion ėshtė shfaqur interesante tė sinjalizojmė kėto parametra pėr tė kryer njė analizė tė parė me njohje tė shkakut nė elemente qė kanė dėshmuar kėtė lloj problematike.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Predicting extension of cracks to the root from the dimensions in the crown: A preliminary in vitro study. JADA ottobre 2017 vol.148 issue 10 Pages 737-742. Min Chen, Kaiyu Fu, Feng Qiao, Xu Zhang, Yi Fan, Lijun Wang, Peng Li, Zhou Wu, Ligeng Wu



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 56 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D