Parandalimi i kariesit radikolar. Edhe me softuerin (pa pagesė) Cariogram


|

Higjiena dhe Parandalimi | 13 Tetor 2017 |

Parandalimi i kariesit radikolar. Edhe me softuerin (pa pagesė) Cariogram



Studime statistikore nė literaturė kanė raportuar se rreth njė e treta e popullsisė adulte mė e moshuar zhvillon karies radikolar (Griffin 2004, Petersson 2003). Kariesi i rrėnjės ėshtė njė sėmundje qė mund tė shmanget. Ėshtė dėshmuar se masat e parandalimit apo tė rimineralizimit tė kariesit tė kryera nga profesionistėt e shėndetit janė mė efikase se masat nė kushte shtėpie qė mund tė adoptohen nga pacientėt, si pastat e dhėmbėve me fluor (Gluzman 2013). Identifikimi i njė instrumenti pėr vlerėsimin e risqeve pėr kariesin qė mund tė seleksionojė nė mėnyrė tė besueshme individė me risk tė lartė pėr karies radikolar do tė maksimizonte efikasitetin e masave tė mundėsuara nė mėnyrė profesionale pėr parandalimin.


Cariogram, pėr shembull, ėshtė njė program interaktiv pėr vlerėsimin e risqeve pėr kariesin zhvilluar nga Bratthal nė 1997 nė Malmö, nė Suedi; fillimisht pėrdorur vetėm me qėllim edukativ, mund tė jetė shumė i dobishėm pėr parashikimin e kariesit.


Cariogram ėshtė njė softuer qė mund tė shkarkohet falas online, qė lejon paraprakisht leximin e manualit tė instruksioneve (gjithmonė i disponueshėm online), qė tė llogarisė riskun e pacientit pėr tė zhvilluar lezione tė reja karioze nė tė ardhmen. Ky program ka dėshmuar se ėshtė nė gjendje qė tė parashikojė nė mėnyrė precize rritjen e kariesit nė krahasim me ēdo model tjetėr me njė faktor dhe vlefshmėrinė e tij, ėshtė vlerėsuar nė studime grupi mė prospektive se ēdo instrument tjetėr vlerėsimi pėr riskun e kariesit. Programi Cariogram bazohet nė njė vlerėsim tė ponderuar me 9 faktorė qė lidhen me kariesin. Formula origjinale dhe pesha e caktuar pėr ēdo faktor, janė derivuar nga grupet e mėdha tė tė dhėnave tė popullsisė dhe algoritmi ka mbetur i pandryshuar qė nga krijimi i tij nė vitin 1997. Modeli ėshtė vlerėsuar nė bazė tė njė game tė gjerė grupesh pacientėsh tė moshės parashkollore deri nė moshėn e tretė. Figura 1 paraqet njė shembull tė Cariogram ku pjesa blu e errėt pėrfaqėson faktorin "Dietė", mbi bazėn e grumbullimit tė tė dhėnave qė kanė tė bėjnė me pėrbėrėsit dietetikė tė konsumuar dhe frekuencėn e vakteve. Pjesa e kuqe pėrfaqėson faktorin "ngarkesė bakteriale" mbi bazėn e grumbullimit tė tė dhėnave rreth sasisė sė pllakės bakteriale tė pranishme nė zgavrėn e gojės sė pacientit dhe numėrimit tė streptokokut mutans. Pjesa bojė qielli pėrfaqėson faktorin "predispozitė" qė ka tė bėjė me grumbullimin e tė dhėnave mbi trajtimet e kryera me fluor, sekrecionet salivare dhe kapacitetin tamponues tė pėshtymės. Pjesa e verdhė ka tė bėjė me "rrethanat" dhe grupon tė dhėnat mbi eksperiencat e kaluara tė kariesit dhe sėmundjet qė lidhen me tė. Pjesa e gjelbėr pėrfaqėson njė vlerėsim tė "probabilitetit real pėr tė shmangur karies tė ri", prandaj sa mė e madhe ėshtė zona e gjelbėr pėrftuar nga grafiku, aq mė i vogėl do tė jetė probabiliteti pėr tė zhvilluar karies nė tė ardhmen te pacienti nė fjalė.


Figura 1: shembull i Cariogram.

Nė njė studim tė kohėve tė fundit tė publikuar nė Journal of Dentistry, korrik 2017, ėshtė vlerėsuar efikasiteti real i modeleve tė plota dhe tė reduktuara tė Cariogram pėr parashikimin e riskut tė kariesit radikolar te tė rriturit e moshuar. Nė kėtė studim janė ballafaquar rezultatet e pėrftuara me Cariogram mbi riskun e kariesit me rritjen reale tė kariesit radikolar nė njė periudhė prej dy vitesh.
Autorėt kanė kryer njė studim prospektik mbi incidencėn e kariesit radikolar nė 334 tė moshuar. Janė grumbulluar dhe futur nė program tė gjitha tė dhėnat e kėrkuara nga softueri Cariogram. Ėshtė kryer pėr ēdo pacient njė test klinik dhe janė regjistruar tė dhėnat rreth numrit tė dhėmbėve me karies, tė atyre qė mungojnė dhe atyre tė mbushur (DMFT) dhe nga sipėrfaqet radikolare tė ekspozuara, tė mbushura dhe me karies (RDFS). Kjo ėshtė pėrsėritur pas 12 dhe 24 muajsh. Me Cariogram ėshtė llogaritur risku fillestar i kariesit dhe ėshtė krahasuar me tė dhėnat e marra me 2 vjet distancė nėpėrmjet testit klinik obiektiv. Nė kėtė studim janė hetuar dhe modelet e reduktuara tė Cariogram tė gjeneruara duke pėrjashtuar variablat teke si pėr shembull variablat salivare ose variablat dietė, pėr tė vlerėsuar njėlloj efikasitetin. Performanca e modeleve tė plota dhe tė reduktuara me Cariogram nė parashikimin e incidencės sė kariesit tė rrėnjės ėshtė vlerėsuar me analizėn e karakteristikės operative tė marrėsit (ROC).
Nga 334 pacientė fillestar 280 pjesėmarrės janė ekzaminuar me follow-up pėr 2 vjet. 55,6% e atyre tė gjykuar me risk mė tė lartė nga Cariogram ka zhvilluar realisht karies tė ri nė krahasim me 3,8% nė grupin e pacientėve tė gjykuar nga Cariogram me risk tė lartė apo mė tė ulėt. Rritja e mesme e kariesit tė rrėnjės nė grupin e gjykuar me risk mė tė lartė nėpėrmjet Cariogram ka qenė prej 2.00 (SD 3.20) nė krahasim me 0.04 (SD 0.20) nė grupin me risk mė tė  ulėt.
Cariogram i plotė ka dėshmuar njė performacė nė parashikimin e kariesit radikolar me 0,77 (95% CI 0,70-0,83). Heqja e variablave teke apo e tė gjitha variablave tė pėshtymės nuk ka modifikuar nė mėnyrė domethėnėse kapacitetin parashikues tė Cariogram.
Nė fushėn e kufizimeve tė kėtij studimi, Cariogram mund tė konsiderohet njė instrument klinikisht i dobishėm dhe i vlefshėm nė identifikimin e individėve me risk tė lartė pėr tė zhvilluar karies edhe radikolar dhe mund tė quhet njė mjet i rėndėsishėm pėr parandalimin e kariesit radikolar te tė moshuarit.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:

• Griffin S., Griffin P., Swann J., Zlobin N. Estimating rates of new root caries in older adults. J. Dent. Res., 83 (2004), p. 634.
• Hansel Petersson G., S. Fure S., D. Bratthall D. Evaluation of a computer-based caries risk assessment programme in an elderly group of individuals. Acta Odontol. Scand., 61 (2003), pp. 164-171.
• Gluzman R., Katz R.V., Frey B.J., McGowan R. Prevention of root caries: a literature review of primary and secondary preventive agents. Spec. Care Dentist., 33 (2013), pp. 133-140.
• Hayes M., Da Mata C., McKenna G., Burke F.M., P.F.Allen P. F. Evaluation of the Cariogram for root caries prediction. Journal of Dentistry Volume 62, July 2017, Pages 25-30.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D