Ndikimi i procedurave tė ndryshme tė pėrfundimit dhe lustrimit tė materialeve kompozitė mbi zhvillimin e biofilmit in vitro. Studim italian i publikuar nė shtypin ndėrkombėtar


|

Konservativė | 11 Tetor 2017 |

Ndikimi i procedurave tė ndryshme tė pėrfundimit dhe lustrimit tė materialeve kompozitė mbi zhvillimin e biofilmit in vitro. Studim italian i publikuar nė shtypin ndėrkombėtar

Eugenio Brambilla


Materialet kompozitė janė futur gjerėsisht nė praktikėn klinike pėr restaurimin e elementeve anteriore dhe posteriore falė performancės sė tyre tė shkėlqyer estetike dhe falė karakteristikave mekanike. Megjithatė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė vazhdueshme kėrkimore drejtuar pėrmirėsimit tė tyre kėto materiale dėshmojnė njė ndjeshmėri ndaj kariesit sekondar mė tė madhe nė krahasim me materiale tė tjera tė pėrdorura prej kohėsh si amalgami apo glasionomer-et. Faktori kryesor me origjinė tė zhvillimit tė lezionit sekondar shfaqet ndėrveprimi midis materialit pėr restaurim dhe flora mikrobike.
Kjo e fundit, organizuar nė biofilm, kolonizon nė kushte fiziologjike sipėrfaqen e vetė restaurimit dhe tė indeve pėrreth. Prevalenca nė brendėsi tė saj, e llojit mikrobik me potencial tė lartė patogjen si Streptococcus mutans (S. Mutans), pėrfaqėson kushtin e fillimit pėr zhvillimin e lezionit tė indeve marginale dhe humbjen e integritetit tė sipėrfaqes sė materialit.


Nga pikėpamja klinike, rėndėsi e madhe i atribuohet procesit tė pėrfundimit tė sipėrfaqes sė restarurimit, e konsideruar nė gjendje tė reduktojė adezionin dhe kolonizimin mikrobik nėpėrmjet reduktimit tė ashpėrsisė sė saj.
Studimi lind nga njė bashkėpunim midis laboratorit tė Mikrobiologjisė Orale tė Shtetėrorit tė Milanos, Universitetit Vita-Salute San Raffaele dhe Oregon Health Science University dhe qėllimi i tij ka qenė vlerėsimi paraprakisht in vitro dhe rėndėsia reale e procedurave tė pėrfundimit mbi kolonizimin mikrobik tė kompozitave, rėndėsi e cila zakonisht i theksohet atyre nė nivel klinik.
Studimi ka vlerėsuar ndikimin e 6 protokolleve tė ndryshėm tė pėrfundimit mbi karakteristikat sipėrfaqėsore dhe mbi zhvillimin in vitro tė njė biofilmi tė S. mutans nė 4 kompozita tė ndryshme tė disponueshme nė treg. Materialet e testuara ndryshojnė kryesisht nga karakteristikat e filler-it (mikro-hibrid, nano-hibrid, nano-i mbushur, kompozitė bulk), nė mėnyrė qė tė strukturonte njė test qė tė ofronte rezultate tė shtrira nė njė spektėr tė gjerė materialesh.


Protokollet e pėrfundimit tė pėrzgjedhur kanė qenė:
1) polimerizimi me ajėr pa pėrfundimin (kontrolli)
2) polimerizimi nėn Mylar
3) sekuenca e disketave nė oksid alumini
4) majė gome me njė kalim tė vetėm
5) freza diamanti me ashpėrsi tė imėt
6) freza me shumė tehe
Kampionet i janė nėnshtruar analizave tė sipėrfaqes duke vlerėsuar morfologjinė mikroskopike, ashpėrsinė, shkėlqimin dhe kiminė e sipėrfaqes. Pėrdorimi i njė bioreaktori me fluks tė vazhdueshėm ka lejuar zhvillimin pėr 24 orė tė njė biofilmi tė S. mutans nė sipėrfaqet e kampioneve. Pajisje tė tilla mundėsojnė qė tė riprodhohet me pėrafrim optimal, nė kushte tė kontrolluara, njė ambient zhvillimi pėr mikroorganizmat shumė pranė atij tė zgavrės sė gojės. Biofilmi i pėrftuar dhe sipėrfaqja e kampionit janė analizuar duke kuantifikuar biomasėn aderuese dhe duke studiuar morfologjinė nėpėrmjet mikroskopisė elektronike me skanim (SEM) dhe mikroskopisė konfokale me laser (CLSM). Ngjyrimi fluoreshent Live/Dead ėshtė pėrdorur pėr tė shquar dhe diferencuar qelizat vitale nga ato jo vitale, duke pėrftuar njė rikonstruksion tredimensional tė strukturės biologjike shumė tė ngjashme me njė TAC. Analiza e pėrbėrjes kimike tė sipėrfaqes ėshtė pėrsėritur pas izolimit pėr tė vlerėsuar veprimin e mikroorganizmave mbi sipėrfaqe.


Rezultatet kanė dėshmuar se si procedurat e ndryshme tė pėrfundimit reduktojnė ashpėrsinė (Fig. 1) dhe shtojnė shkėlqimin e sipėrfaqes, njė e dhėnė kjo e pritur. I njėjti protokoll pėrfundimi ka efekte tė ndryshme sipas kompozitės sė pėrdorur. E dhėna origjinale ėshtė nė fakt e lidhur me analizėn e zhvillimit tė biofilmit (Fig. 2), qė rezulton e influencuar nga lloji i kompozitės por jo nga procedura e pėrfundimit. Megjithatė analiza kimike e sipėrfaqes ka dėshmuar se si kompozitat e studiuara paraqesin ndryshime domethėnėse tė pėrbėrjes kimike, gjė qė do tė shpjegonte ndikimin e tyre mbi zhvillimin e biofilmit.
Megjithatė ėshtė interesante tė vėmė re se si tė dhėnat tregojnė se kolonizimi mikrobik ėshtė nė gjendje tė modifikojė nė mėnyrė domethėnėse njė parametėr tė tillė.


Brenda limiteve tė njė studimi in vitro, rezultatet sugjerojnė se procedurat e pėrfundimit influencojnė nė mėnyrė domethėnėse karakteristikat e sipėrfaqes sė kompozitave tė testuara por jo zhvillimin e biofilmit nga ana e S. mutans. Kjo e dhėnė tregon se si karakteristikat e pėrbėrjes sė materialeve luajnė njė rol sigurisht mė tė rėndėsishėm nė krahasim me ashpėrsinė e sipėrfaqes sė tyre. Studime tė tjera shfaqen tė nevojshme pėr tė konfirmuar tė dhėnėn in vivo. Nėse e dhėna do tė konfirmonte rolin e procedurave tė pėrfundimit do tė ridimensionohej fortėsisht nė favor tė zgjedhjes sė materialit.

Autorėt: Gloria Cazzaniga, Marco Ottobelli, Andrei C.Ionescu, Gaetano Paolone, Enrico Gherlone, Jack L.Ferracane, Eugenio Brambilla

Pėr mė tepėr:
In vitro biofilm formation on resin-based composites after different finishing and polishing procedures

Pėrktheu: Erjola Taga




Fig. 1: Ashpërsia e sipërfaqes së kompozitave të testuara në marrëdhënie me procedurat e përfundimit. Grafiku tregon se si procedura të ndryshme përfundimi prodhojnë rezultate të ndryshme për sa i përket ashpërsisë.
Fig. 2: Biomasa aderuese ndaj sipërfaqes së kampionëve pas izolimit prej 24 orësh. Grafiku dëshmon mungesën e ndryshimeve domethënëse midis sipërfaqeve të trajtuara me procedura të ndryshme të përfundimit

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D