Bezdi dhe dhimbje nė fazėn e injektimit tė anestetikut: mund tė jetė i dobishėm laseri?


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 9 Tetor 2017 |

Bezdi dhe dhimbje nė fazėn e injektimit tė anestetikut: mund tė jetė i dobishėm laseri?



Njė nga disavantazhet qė shpesh e mundon mjekun dhe pacientin gjatė procedurave stomatologjike ėshtė induksioni i dhimbjes shkaktuar nga injektimi nė fazėn e anestezisė. Nė veēanti pacientėt nė ankth dhe qė i tremben trajtimit dentar zakonisht perceptojnė futjen e ages si njė eksperiencė tė dhimbshme dhe negative.

Tė shumtė janė faktorėt qė ndikojnė perceptimin e dhimbjes gjatė injektimit dhe janė:
• shpejtėsia e injektimit
• dimensioni i ages
• mėnyra e futjes sė ages
• pozicionimi i ageve
• lloji i lėngut anestetik tė administruar
• vėllimi i anestetikut tė injektuar
• presioni i injektimit
• eksperienca e mjekut dhe karakteristikat individuale tė pacientit

Studime tė ndryshme klinike kanė dėshmuar se ankthi pėr injektimet dentare dhe dhimbja e referuar nga pacientėt mund tė jenė tė tilla sa qė kėrkojnė teknika alternative apo strategji paratrajtuese. Janė testuar metoda tė ndryshme pėr tė reduktuar dhimbjen gjatė injektimit tė anestetikėve lokalė, pėrfshirė pėrdorimin e anestetikėve lokalė me krem apo me sprucim. Njė studim i Milani e kolegėve tė tij i vitit 2016 ka raportuar se aplikimi lokal i akullit nė pikėn e injektimit mundėson njė reduktim mė efikas tė dhimbjes nė mė pak kohė nė krahasim me aplikimin e anestetikėve lokalė nė formė kremi.

 
Terapia me nivel tė ulėt laseri/drite (LLLT), e quajtur dhe terapia photobiomodulative mund tė jetė njė qasje tjetėr potencialisht e dobishme pėr tė reduktuar dhimbjen/bezdisjen nė vendin e injektimit.
Nė njė studim tė publikuar nė OOO nė shtator 2017 janė vlerėsuar efektet analgjezike tė terapisė me laser me nivel tė ulėt (LLLT) nė vendin e para injektimit te pacientėt nė program pėr heqjen terapeutike tė molarit tė tretė.
Ky studim i kontrolluar i randomizuar nė double-blind ka pėrfshirė 163 pacientė tė shėndetshėm qė i janė nėnshtruar molarėve tė tretė. Pjesėmarrėsit nė studim janė ndarė nė mėnyrė tė ēfarėdoshme nė njė grup LLLT dhe njė grup placebo. Tė dhėnat objektive dhe subjektive janė pėrftuar nga pėrgjigjet fiziologjike (frekuenca kardiake dhe djersitja) dhe nėpėrmjet njė pyetėsori tė plotėsuar nga pacientėt pas trajtimit. Nė grupin LLLT secila njėsi injektimi e synuar ėshtė rrezatuar dy herė me valė tė vazhdueshme 198 mW pėr 30 sekonda me njė pikė fokale 0,088 cm2 me njė energji tė aplikuar prej 5,94 J dhe njė fluiditet prej 67,50 J/cm2.
Nga rezultatet e pėrftuara nga ky studim ėshtė mundur qė tė konstatojmė se nuk kishte asnjė diferencė domethėnėse midis grupit LLLT dhe grupit placebo nė perceptimin e dhimbjes qė lidhet me njėsitė e injektimit tė anestezisė pėr ekstraksione terapeutike tė molarėve tė tretė si maksilarė si mandibularė. Frekuencat kardiake mesatare para dhe gjatė injektimit kanė qenė  mė tė ulėta nė grupin LLLT nė krahasim me grupin placebo pėr rajonet maksilare dhe mandibulare. Nuk janė vėrejtur diferenca domethėnėse nga ana statistikore pėr parametrat e mbetur.
Nėn kujdesin e : Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria3

Pėr mė tepėr:
• A.S. Milani, V. Zand, A.A. Abdollahi, M. Froughreyhani, P. Zakeri-Milani, M.A. Jafarabadi Effect of topical anesthesia with lidocaine-prilocaine (EMLA) cream and local pressure on pain during infiltration injection for maxillary canines: a randomized double-blind clinical trial J Contemp Dent Pract, 17 (2016), pp. 592-596
• Analgesic effects of preinjection low-level laser/light therapy (LLLT) before third molar surgery: a double-blind randomized controlled trial. Jacco G.C.Tuk, Arjen J.van Wijk, Ine C.Mertens, ZühalKelež, Jérōme A.H.Lindeboom, M.J.MilsteinPhDOral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology and Oral Radiology. Volume 124, Issue 3, September 2017, Pages 240-247



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D