Zgjidhje jo implantare e njė frakture vertikale tė rrėnjės


|

Konservativė | 3 Tetor 2017 |

Zgjidhje jo implantare e njė frakture vertikale tė rrėnjės



HYRJE

Frakturat vertikale nė dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike pėrfaqėsojnė njė sekelė jo lehtėsisht tė identifikueshme dhe tė kontrollueshme. Ėshtė njė nga rastet e para tė ekstraksionit tė dhėmbėve qė kanė pėsuar njė terapi kanalare dhe pas verifikimit tė lezionit ėshtė oportune qė tė eliminojmė sa mė shpejt elementin dentar pėr tė penguar qė fraktura tė pėrfshijė tė gjithė sipėrfaqen radikolare duke pėrcaktuar si pasojė njė humbje tė madhe tė kockės.
Nuk ekziston njė rregull fiks se si tė veprojmė nė situata nė tė cilat vendoset qė tė zėvendėsohet njė element dentar i prekur nga fraktura vertikale, me njė implant tė integruar nė kockė. Nga ana tjetėr, si nė rastin e paraqitur, nuk janė tė disponueshme as udhėzime se si tė vijojmė kur ėshtė e mundur qė tė vendosim implante dhe tė pėrftojmė njė zėvendėsim me njė urė tradicionale qė tė pėrfshijė elementet dentare ngjitur me dhėmbin e frakturuar. Nė rast se do tė paraqiten fokusohemi nė kėtė aspekt tė veēantė.

RASTI KLINIK

Pacienti, 34 vjeēar, ankohet nė kuadrantin e parė pėr njė dhimbje tė lehtė gjatė kafshimit dhe pėr kėtė arsye ishte drejtuar tek odonto-stomatologu (Fig. 1-3).
Pacienti ishte nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Nga pikėpamja stomatologjike kishte kryer kura tė ndryshme qė kėrkonin disa rishikime. Pacienti megjithatė shprehej se ndiente fillimisht zonėn superiore djathtas, ku dhimbja nė periudhėn e fundit ishte bėrė mė pak e durueshme sidomos gjatė kafshimit.




Fig. 1 Pamje frontale: prania e fasetave të papërshtatshme në grupin superior frontal dhe elementet 3.2 dhe 4.1 lingualized
Fig. 2 Pamje okluzale superiore: prania e restaurimeve të shumta të ngarkuar dhe mungesa e mbushjes në implantin 2.6
Fig. 3 Pamje laterale e djathtë: prania e recensioneve në korrespondencë të elementeve posteriore superiore dhe inferiore. Në kuadrantin e parë rezultojnë simptoma në 1.6 dhe 1.4
Fig. 4 Statusi periodontal: sondimi patologjik puntiform me ngarkesë te 1.5 në mënyrë vestibulare (7mm)
Fig. 5 Radiografia fillestare e kuadrantit të parë: kurora 1.5 e papërshtatshme, karies në elementin 1.6 dhe 1.5


Ėshtė kryer njė analizė kompleksive e gojės dhe njė fazė diagnostikuese e pėrpiktė, mė pas  ėshtė pėrpunuar njė plan kompleks trajtimi qė nė kėtė njėsi pėrshkruhet vetėm pėr kuadrantin pėrkatės tė lezionit tė konstatuar nė ngarkesė tė 1.5. Dhėmbi nė fjalė paraqiste nė fakt njė sondim me majė tė barabartė me 7 mm nė aspektin vestibular (fig. 4). Shqyrtimi radiografik nuk zbulonte asgjė nė veēanti, pėrveē njė progresi nė trajtim dhe njė valėzim tė lehtė distal tė margos sė protezės (fig. 5).

PLANI I TRAJTIMIT

Specifikisht plani i trajtimit ka tė bėjė me heqjen e kurorės pėr tė verifikuar dyshimin diagnostikues tė gjeneruar nga sondimi dhe nga simptomatologjia (fig. 6a, b). Relievi i frakturės vertikale ka nxitur qė tė vijojmė me shkėputjen e menjėhershme pėr tė formuar njė ēlirim pėr pacientin duke i mundėsuar njė urė provizore gjatė pritjes pėr marrjen e masės sė indeve periodontale ngjitur (fig. 7 dhe 8).
Pas rreth 8 muajsh kemi kaluar nė fazėn pėrfundimtare me dėrgimin e njė ure estetike nė zirkon qeramikė tė shtresėzuar: manifaktura tė tilla, mbijetesa afatgjatė e tė cilave ėshtė sot e barabartė me atė tė manifakturave tradicionale nė metal-qeramikė, garantojnė njė estetikė tė shkėlqyer dhe mbi tė gjitha mundėsinė pėr tė pėrgatitur elementet dentare me trashėsi tė vogėl (rreth njė milimetėr), zgjidhje ideale kur bėhet fjalė pėr dhėmbė vitalė si nė rastin nė fjalė (fig. 9-11).
Pas provave tė duhura ura ėshtė cementuar me cemento xham-ionomer (fig. 12a-c dhe fig. 13).

 b

Fig. 6a,b A) Rrėnja e 1.5 pas heqjes sė kurorės: linja e frakturės vestibulare. B) Pamje okluzale e dhėmbit




Fig. 7 Provizor para limimit me rezinë në model
Fig. 8  Provizori futet tek elementet ditën e kirurgjisë muko-gingivale dhe të ekstraksionit. Pamje pas 2 javësh nga heqja e penjve
Fig. 9 Pamje e kuadrantit pas 6 muajsh nga ndërhyrja muko-gingivale dhe nga ekstraksioni. Pacienti nuk ka dashur të kryejë një tërheqje të qiellzës për të kompensuar deficitin indor midis 1.5 dhe 1.6
Fig. 10 Gjurma e precizionit në silikon
Fig. 11a Faza e punimit të urës në zirkon-qeramikë dhe e manifakturës së përfunduar
Fig. 11b Faza e punimit të urës në zirkon-qeramikë dhe e manifakturës së përfunduar
Fig. 11c Faza e punimit të urës në zirkon-qeramikë dhe e manifakturës së përfunduar
Fig. 12a pamje finale e rehabilitimit që dëshmon stabilitet të indeve të buta të ripozicionuar dhe integrim të manifakturës me elemente të tjera dentare
Fig. 12b pamje finale e rehabilitimit që dëshmon stabilitet të indeve të buta të ripozicionuar dhe integrim të manifakturës me elemente të tjera dentare
Fig. 12c pamje finale e rehabilitimit që dëshmon stabilitet të indeve të buta të ripozicionuar dhe integrim të manifakturës me elemente të tjera dentare
Fig. 13 Radiografia finale e kontrollit pas cementimit.

KONKLUZIONE

Frakturat vertikale tė rrėnjės shpesh duken vetėm pas njė sondimi tė kujdesshėm periodontal; kėto pėrcaktojnė nė fakt njė humbje tė pikės sė ngjitjes, e papajtueshme nga gjatėsia me zonat ngjitur qė nėse dallohet ngre dyshim nė diagnostikim. Humbjet e indit kockor sjellin mungesėn e kushteve tė nevojshme pėr tė vepruar me implante tė integruar nė kockė; i drejtohemi kėshtu protezės tradicionale si koncept, por inovative nga materialet qė mundėsojnė njė estetikė optimale, njė zgjatje tė shkėlqyer nė kohė dhe njė pėrgatitje tė dhėmbėve shtyllė nė respektim tė strukturave smalto-dentinale tė mbetura.

Burimi: Dental Cadmos


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 702 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D