Mbyllja e diastemave tė shumta me restaurime direkte nė kompozitė: rasti klinik fitues i Global Clinical Case Contest (Pjesa I)


|

Konservativė | 12 Shtator 2017 |

Mbyllja e diastemave tė shumta me restaurime direkte nė kompozitė: rasti klinik fitues i Global Clinical Case Contest (Pjesa I)



Shėndeti ėshtė pėrcaktuar si "gjendja e plotė e mirėqenies fizike, psikike dhe sociale dhe jo thjeshtė mungesė e sėmundjes" (Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, 1946) dhe ėshtė pikėrisht nė kėtė kėndvėshtrim qė vitet e fundit kėrkesa pėr trajtime estetike nė sektorin stomatologjik ka njohur njė shtim tė ndjeshėm. Stomatologėt thirren shpesh pėr tė zgjidhur problematika qė kanė tė bėjnė me patologjinė orale por dhe pėr tė rritur estetikėn e buzėqeshjes sė pacientėve nėpėrmjet llojeve tė ndryshme tė trajtimeve duke u marrė njėkohėsisht me tė gjithė aspektet e sferės personale tė pacientėve qė lidhen me tė.


Njė problem estetik nė ngarkesė tė sektorėve anteriorė mund tė vendosė ndonjėherė nė diskutim besimin nė vetvete tė personit tė interesuar me pasoja nė jetėn dhe marrėdhėniet e tij pėr shkak tė vėshtirėsisė pėr tė qeshur ose pėr tė folur nė publik. Kjo mund tė ketė njė influencė tė keqe nė mirėqenien fizike, mendore dhe sociale duke kompromentuar cilėsinė e jetės, nivelin e vetėvlerėsimit dhe zhvillimin karakterial.
Ndėr shkaqet mė tė mėdha tė defekteve, nė fushėn stomatologjike, diastemat janė pothuajse tė shpeshta. Kėto hasen vetėm midis dhėmbėve tė sektorin anterior dhe mund tė jenė shkak i faktorėve okluzalė, pranisė sė frenulum labial hipertrofik me faktorė jatrogjenė, sėmundje periodontale, zakone tė kėqija ose mospėrputhje dento-alveolare.


Ekzistojnė shumė qasje pėr zgjidhjen e kėsaj problematike: ortodoncia na ndihmon nė rastin nė tė cilin njė diastemė ėshtė shkaktuar nga keq pozicionimi dentar, shpesh nė kombinim me kirurgjinė orale (nėse janė tė pranishėm faktorė bashkėveprues anatomikė predispozues si pėr shembull frenula tecti), me periodontologjinė, protetikėn ose me konservativėn.
Nėse prania e diastemave lidhet me njė mospėrputhje dento-alveolare, siē mund tė deduktohet nga njė tregues i Bolton i ndryshuar, ortodoncia nuk mund tė mjaftojė dhe ekziston nevoja qė t'i drejtohemi teknikave shtesė. Ndonjėherė nė fakt pėr kėtė lloj qasje shtrojmė pyetjen nėse ėshtė pacienti qė refuzon njė trajtim stomatologjik qė vetėvetiu do tė ishte i mjaftueshėm. Nė secilin prej kėtyre rasteve mbyllja e diastemave mund tė pėrftohet duke realizuar faseta estetike nė qeramikė ose restaurime nė kompozitė. Tradicionalisht restaurimet indirekte ofrojnė avantazhe pėr sa i pėrket cilėsisė mekanike tė materialeve tė pėrdorura, estetike dhe qė zgjasin nė kohė, por kompozitat moderne na lejojnė qė tė krijojmė restaurime ekonomike afatgjata dhe gjithashtu imituese dhe nėse janė realizuar me teknikė direkte, pra me njė qasje absolutisht tė shpejtė dhe jo invazive.
Rasti klinik i pėrshkruar nė vijim ėshtė njė shembull shumė i mirė i asaj qė sapo shpjeguam.
Njė pacient 25 vjeēar paraqitet pranė departamentit tė Stomatologjisė Konservative tė Universitetit tė Siena-s duke u ankuar pėr njė problematikė estetike shkaktuar nga prania e hapėsirave midis elementeve dentare tė sektorit antero-superior.


Nė tė shkuarėn i ishin propozuar qasje tė ndryshme pėr mbylljen e diastemave ndėr tė cilat njė trajtim stomatologjik dhe njė protetik, pėrfaqėsuar nga realizimi i fasetave nė qeramikė. Por pacienti kishte refuzuar ortodoncinė dhe nuk kishte pėr qėllim qė tė ballafaqohej me njė trajtim tė kushtueshėm si ai protetik.
Testi objektiv tregon njė mospėrputhje dento-alveolare me diastema tė shumta midis elementeve 1.3, 1.2, 1.1, 2.1, 2.2, 2.3.
Ndėr tė gjitha alternativat qė i janė propozuar pranė strukturės sonė pacienti ka zgjedhur restaurimet direkte me kompozitė.


Materiale dhe metoda
1. Sistemi Adeziv: De Trey Conditioner; Prime and Bond Active
2. Materiale Restaurimi: Kompozitė Ceram X Universal
3. Sisteme rifiniture dhe lustrimi: Enhance Finishing System, PoGo Polishing System, Prisma Gloss


Pėrshkrimi
Siē mund tė vlerėsohet duke parė imazhin qė ka tė bėjė me kushtin fillestar tė pacientit (Fig.1), elementet dentare tė sektorit anterosuperior ishin shumė divergjente dhe hapėsirat midis tyre dukshėm tė gjera. Objektivi i parė, me kėtė qėllim, ka qenė qė tė mos ndryshojnė proporcionet dentare pėr sa i pėrket raportit midis largėsisė dhe lartėsisė, duke rritur tė parėn pėr tė mbyllur diastemat dhe tė dytėn pėr tė ruajtur harmoninė e formės dhe dimensioneve.


Fig. 1: Mospėrputhja dento-alveolare me diastema tė shumta midis elementeve 1.3, 1.2, 1.1, 2.1, 2.2, 2.3


Gjatė takimit tė parė janė pėrftuar fotografi dhe pamje tė fytyrės sė pacientit dhe tė gjurmėve nė alginat tė harkatave dentare. Mė pas modelet relative nė shkumės janė montuar nė artikulator pėr tė studiuar rastin klinik dhe pėr tė realizuar njė model diagnostikues me dyll. Kjo na ka lejuar qė tė analizojmė gjendjen e korrigjimeve tė nevojshme dhe proporcionin e duhur duke u pėrpjekur qė tė ruajmė njė funksion tė mirė, pra njė guidė incizive dhe njė guidė kanine, nė mėnyrė qė trajtimi tė mos shkaktonte njė shtim tė riskut pėr frakturė.
Okluzioni dhe lėvizjet eksentrike (lėvizje prerėse dhe tė lateralitetit) janė kontrolluar pėr tė garantuar njė funksion tė mirė. Foto dhe filmime janė vėrejtur pėr tė identifikuar njė linjė tė re dhe harmonike tė buzėqeshjes dhe pėr tė mbajtur njė harmoni faciale (Fig. 2).


Fig 2: Modeli diagnostikues me dyll


Nė takimin e dytė njė ēelės silikoni ėshtė pėrdorur pėr tė realizuar njė mock up gjysmė direkt dhe pėr tė transferuar modelin diagnostikues me dyll nė gojėn e pacientit. Kjo fazė ka qenė thelbėsore pėr planin e trajtimit. Falė mock up kemi kontrolluar sėrish funksionin pėr sa i pėrket okluzionit dhe korrektėsisė sė lėvizjeve eksentrike por dhe pėr sa i pėrket fonetikės. Mė sė shumti kjo na ka ofruar njė pamje paraprake tė rezultatit estetik final dhe kjo ka shėrbyer pėr tė pėrfshirė pacientin qė ka qenė i kėnaqur nga puna (Fig. 3).


Fig. 3: Mock up gjysmė direkt



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 95 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D