Trajtimi i aftozava tė vazhdueshme: shpėlarėsit me bazė minocikline


|

Higjiena dhe Parandalimi | 28 Gusht 2017 |

Trajtimi i aftozava tė vazhdueshme: shpėlarėsit me bazė minocikline



Stomatiti i vazhdueshėm aftoz (RAS) ėshtė njė gjendje orale e zakonshme ulceroze qė prek deri nė 25% tė popullsisė. Zakonisht shfaqet klinikisht me ulcera tė dhimbshme tė pėrcaktuara mirė, ovale dhe nė formė sfere, sipėrfaqėsore, tė mbuluara nga njė pseudo membranė dhe tė rrethuara nga njė eritematozė e vetme. Kruajtja e lokalizuar ose ndjesia e djegies nė pėrgjithėsi paraprijnė zhvillimin klinik tė tij.

RAS ka tre variante klinike:

• aftoza minor
• aftoza major
• aftoza herpetike

RAS ėshtė forma mė e zakonshme dhe zakonisht lidhet me ulcera relativisht tė vogla (1-5 mm) qė zgjasin deri nė 14 ditė.

RAS ėshtė me etiologji tė panjohur por nė mėnyrė substanciale ėshtė njė patologji inflamatore jo infektive e mukozės me karakter imunitar. Aftoza e vazhdueshme shpesh mund tė zhvillohet nė mėnyrė sekondare nė lidhje me disa barna pėr shembull ėshtė raportuar kohėt e fundit nė literaturė se ka prevalencė tė lartė te pacientėt nė kurim me inhibitorė tė rapamicinės (m-TOR) (Villa 2015).

Tetraciklinat janė pėrdorur pėr menaxhimin e RAS pėr mė shumė se 3 dekada, me ndonjė efekt pėrfitues, duke e konsideruar RAS si rezultat tė njė infeksioni lokal.

Kohėt e fundit pėr trajtimin e RAS ėshtė marrė nė konsideratė minociklina (7-dimetilamina-6-demetil-6-deoksitetraciklina), njė tetraciklinė gjysmė sintetike qė pėrveē se zotėron cilėsi antibakteriale ka dėshmuar njė efekt pėrfitues nė kontrollin e sėmundjeve tė lėkurės jo infektive, si pėr shembull pemphigoid cicatricial, buloz dhe dermatoza buloze me IgA lineare. Minociklina mendohet se ka njė efekt rregullator pėr citokinat qė mund tė lidhen me zhvillimin e RAS.

Pėr trajtimin e RAS minociklina jepet me recetė nė formėn e shpėlarėsve qė mund tė jenė me pėrqendrime tė ndryshme tė principit aktiv, me efikasitet qė rezulton i ndryshueshėm.

Sipas njė studimi tė publikuar nė Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol tė muajit qershor 2017, aty ku krahasohen pėr efikasitetin dy shpėlarės me bazė minocikline me dy pėrqendrime tė ndryshme pėr trajtimin e aftozės sė vazhdueshme, minociklina me 0,5% rezulton tė jetė nė mėnyrė domethėnėse mė efikase se minociklina nė 0,2%.

Ky studim i randomizuar crossover nė double-blind, pėr dy vjet ka marrė nė konsideratė pacientė tė shėndetshėm me episode tė shpeshta tė RAS. Kėtyre pacientėve i janė dorėzuar 2 sete me shpėlarės goje me bazė minocikline pėrkatėsisht 0,2% dhe 0,5%. Pacientėt janė ftuar qė tė pėrdorin njė nga setet nė episodet e para tė RAS duke filluar nga simptomat e para prodromale, deri nė largimin e simptomave ose deri nė njė maksimum prej 10 ditėsh. Mė pas i ėshtė kėrkuar pacientėve qė tė pėrdorin setin tjetėr gjatė njė episodi vijues me modalitetet e njėjta si tė parit.

Rezultatet e studimit janė si mė poshtė: 14 pacientė (8 meshkuj, 6 femra) kanė kompletuar studimin. Intensiteti mesatar i dhimbjes ka rezultuar nė mėnyrė domethėnėse mė i ulėt kur pėrdorej shpėlarėsi me solucion 0,5% krahasuar me atė me solucion 0,2% (P ¼ .027). Diferenca ka arritur domethėnien statistikore qė nė pėrfundim tė ditės sė dytė tė pėrdorimit (P= .032). Janė regjistruar nga autorėt efekte tė ndryshme anėsore vetėm minimale dhe tranzitore.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33
 
Pėr mė tepėr:
• Villa A, Aboalela A, Luskin KA, et al. Mammalian target of rapamycin inhibitor-associated stomatitis in hematopoietic stem cell transplantation patients receiving sirolimus prophylaxis for graft-versus-host disease.  Biol Blood Marrow Transpl. 2015;21: 503-508.
• Noam Yarom, Keren Zelig, Joel B. Epstein, and Meir Gorsky. The efficacy of minocycline mouth rinses on the symptoms associated with recurrent aphthous stomatitis: a randomized, double-blind, crossover study assessing different doses of oral rinse. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol giugno 2017;123:675-679

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D