Lidhja midis arteriosklerozės sė karotides dhe sėmundjes periodontale


|

Parodontologji | 11 Gusht 2017 |

Lidhja midis arteriosklerozės sė karotides dhe sėmundjes periodontale

Debora Bellinzani


Njohuritė qė kanė tė bėjnė me lidhjen midis sėmundjes periodontale dhe funksionimit tė sistemit kardioqarkullues bėhen gjithmonė e mė tė shumta: njė grup kėrkuesish austriakė i ka pasuruar kohėt e fundit me provėn qė prania e kėsaj patologjie tė zgavrės sė gojės ėshtė e lidhur ngushtė me pėrparimin e arteriosklerozės sė karotides.
"Jemi nisur nga presupozimi se faktorėt e riskut tė arteriosklerozės sė karotides tė njohur dhe tė konsideruar nė mėnyrė konvencionale si pėr shembull mosha, pėrdorimi i duhanit dhe prania e diabetit, kuptojnė zhvillimin dhe progresin e patologjisė pėr njė masė tė vlerėsuar vetėm me rreth 50%" afirmon Martin Shillinger kėrkues pranė Divizionit tė angiologjisė tė Shkollės sė mjekėsisė tė Universitetit tė Vjenės, Austri. "I jemi dedikuar kėshtu studimit tė faktorėve tė tjerė, si prania e njė procesi inflamator nė zgavrėn e gojės, qė tė linin tė hamendėsoje njė lidhje me arteriosklerozėn e karotides".


Studimi qė ka pėrfshirė 411 pacientė tė rekrutuar nga njė kėrkim mė i gjerė mbi arteriosklerozėn ėshtė publikuar nga revista Stroke. "Shtatė muaj e gjysmė nga fillimi i hetimit 48 individė, pra 11,7% e kampionit kanė treguar sinjale tė progresionit tė arteriosklerozės sė karotides nga e cila ishin prekur. Ky progresion ėshtė treguar i pavarur nė krahasim me faktorėt e riskut tė konsideruar tradicionalisht dhe nė fakt tė lidhur ngushtė me gjendjen e shėndetit tė zgavrės sė gojės sė pacientėve" shpjegon kėrkuesi; "nė veēanti prania e inflamacionit dhe e sėmundjes periodontale dhe njė higjienė orale e lėnė pas dore janė elemente qė lidhen me patologjinė vaskulare". Marrėdhėnia ishte vėnė nė provė pak muaj mė parė nga njė studim i kryer nė njė popullsi mė tė kufizuar. Realizuar nga kėrkues tė University of California, Los Angeles (USA) kėrkimi kishte krahasuar 18 pacientė me obstruksion tė arteries sė karotides dhe individė qė nuk ishin prekur nga patologjia dhe kishin dėshmuar se pacientėt me atheroma nė enėt e gjakut paraqisnin njėkohėsisht dhe numrin mė tė madh tė ērregullimeve tė zgavrės sė gojės. "Ērregullime dentare tė patrajtuara dėshmojnė se janė nė gjendje tė shpejtojnė procesin arteriosklerotik dhe tė rrisin riskun pėr infarkt," kishin pėrfunduar kėrkuesit; "ėshtė kėshtu e rėndėsishme qė kėta lloj pacientėsh t'i nėnshtrohen vizitave stomatologjike tė rregullta dhe tė shpeshta qė stomatologu herė pas here tė mund tė kurojė dhe tė heqė burimet e infeksionit".


Burimi: Odontoiatria33


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 54 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D