Teknikat restaurative parciale direkte dhe indirekte posteriore: qasje bashkėkohore e asistuar nė mėnyrė kirurgjikale


|

Konservativė | 31 Korrik 2017 |

Teknikat restaurative parciale direkte dhe indirekte posteriore: qasje bashkėkohore e asistuar nė mėnyrė kirurgjikale

Giuseppe Marchetti


Hyrje
Gjithmonė e mė shpesh asistojmė sot nė ekzekutimin e teknikave tė ripozicionimit tė kurorės tė margos cervikale (Deep Margine Elevation) nė situata klinike nė tė cilat do tė nevojitej kryerja e njė kirurgjie tė osteo-rezeksionit, me zgjatjen e kurorės klinike.
Nėnvizojmė kėtu se procedura e ripozicionimit e prezantuar nga profesor Pascal Magne dhe nga doktorėt Didier Dietschi dhe Roberto Spreafico, nuk ėshtė njė procedurė zėvendėsuese e kirurgjisė sė zgjatjes sė kurorės klinike, por aplikohet nė situata klinike kufitare nė tė cilat izolimi me digė gome ėshtė i vėshtirė por akoma i mundshėm, kudo qė do tė lindė nevoja pėr tė lehtėsuar manovrat e gjurmės dhe izolimin mė pas me digė gome pėr tė vijuar me cementimin adeziv, nė ato situata klinike nė tė cilat gjerėsia biologjike periodontale ėshtė akoma e pranishme. Nė konceptin e gjerėsisė biologjike presupozuar nga Gargiulo et al. nė 1961, ėshtė njė rekuizitė e rėndėsishme nė stomatologjinė restaurative dhe protetike. Gjerėsia biologjike duhet tė respektohet si nė procedurat e restaurimit si nė ato tė protezave, pėrndryshe krijohen xhepat periodontalė iatrogjen. Artikulli shkencor nė fjalė ka pėr qėllim qė tė qartėsojė njė procedurė shumė tė thjeshtė dhe tė pėrsėritshme nė tė cilėn hapat idealė janė fillimisht pastrimi i kariesit me pėrgatitjen e njė margoje cervikale qė mė pas nuk duhet tė spostohet mė nė mėnyrė apikale, pra ndėrhyrja kirurgjikale pėr ripozicionimin e kreshtės kockore me 3 mm nga margo cervikale tashmė e parapėrgatitur dhe nė fund, manovrat e restaurimit.

RASTI KLINIK
Nė figurat 1-15 propozohen njė rast klinik qė ilustron qasjen aktuale tė problematikės duke sugjeruar njė fluks tė punės hap pas hapi.




Fig. 1 a) Lastra bitewing pre-operatore: ėshtė i pranishėm njė karies i madh distal nė elementin 1.6, i thellė nė nivel cervikal. Megjithatė janė tė pranishme kariesi distal tė 1.5 dhe mezial tė 1.6 dhe 1.7.
Fig. 1 b) Pamja klinike pre-operatore e kuadrantit tė parė: vihet re megjithatė prania e njė restaurimi tė papėrfunduar nė 1.6
Fig. 2 Detaje tė heqjes sė restaurimit tė vjetėr dhe tė njė lezioni tė thellė karioz sekondar nė nivel distal tė elementit 1.6 me pėrfshirje tė gjerė cervikale
Fig. 3 Pas rikuperimit tė njė lezioni tė tillė karioz dhe pas pėrgatitjes sė margos cervikale distale qė nuk do tė hiqet mė nė mėnyrė apikale vijohet me njė zgjatje tė kurorės klinike qė parashikon ripozicionimin e indit kockor interproksimal me 3 mm nga margo cervikale e sapo pėrgatitur
Fig. 4 Detaje tė nyjeve tė suturės nė pėrfundim tė ndėrhyrjes kirurgjikale dhe pozicionimit tė menjėhershėm tė digės sė gomės menjėherė pas ndėrhyrjes
Fig. 5 Kariesi mezial i elementit 1.6 ekspozohet dhe rikuperohet nėn digė dhe kuspidi disto-palatal shembet pėr shkak tė mungesės sė trashėsisė sė duhur
Fig. 6 Kryhet njė build-up me izolim tė menjėhershėm tė tubulave dentinale dhe pėrgatitet njė kavitet pėr onlay dhe vetėm atėherė vijohet me pėrgatitjen e kaviteteve pėr restaurimet direkte
Fig. 7 Restaurimet direkte nė 1.5 dhe 1.7 kryhen vetėm me njė masė body A2 dhe stain (njollė) kafe pėr tė karakterizuar sulkuset dhe pėr tė rritur sensin e thellėsisė sė restaurimit
Fig. 8 Heqja e digės sė gomės dhe verifikimi okluzal i restaurimit
Fig. 9 Marrja e gjurmėve tė saktėsisė me qepjet akoma nė njėsi dhe krijimi i onlay nė kompozitė nga ana e laboratorit
Fig. 10 Faza e provės sė restaurimit me qepjet akoma nė njėsi me 48 orė distancė
Fig. 11 Prova e restaurimit me digė gome
Fig. 12 Cementimi adeziv dhe rifinitura me digė
Fig. 13 Kontrolli okluzal menjėherė pas heqjes sė digės
Fig. 14 Kontrolli klinik dhe radiografik pas njė muaji
Fig. 14 Kontrolli klinik dhe radiografik pas njė muaji
Fig. 15 Kontrolli klinik pas 6 muajsh


DISKUTIM
Procedurat e restaurimit tė sektorėve latero-posterior pėrdorin sot materiale estetike gjithmonė e mė perfromuese. Nė teknikat direkte, kompozitat moderne dhe teknikat adezive kanė bėrė situatat klinike gjithmonė e mė tė parashikueshme dhe rezultatet estetiko-morfologjike gjithmonė e mė tė vlefshme. Pėrdorimi i kompozitave me fortėsi tė lartė Vickers dhe qeramika xhami tė gjeneratės sė fundit, si me teknikė presofuzioni (derdhja e metaleve tė shkrira nė kallėp) si me teknikė CAD-CAM, kanė pėrmirėsuar gjithashtu performancėn e restaurimeve indirekte nė kohė.
Nė tė dy teknikat kirurgjia periodontale e osteo-rezeksionit  bėhen njė ndihmesė e rėndėsishme pėr vijimin e rezultateve tė precizionit tė mbylljes maginale aty ku gjerėsia biologjike rezulton e cėnuar nga ekzistenca e lezioneve tė thella karioze. Nė fakt tė gjitha kėto situata nė tė cilat kocka nuk ėshtė e pranishme, zgjedhja e njė teknikė tė ripozicionimit tė kurorės sė margos cervikale nėpėrmjet materialeve kompozitė nuk rezulton korrekte, pasi nuk do tė garantojė mundėsinė e njė izolimi marginal perfekt nė mungesė tė kushtit tė izolimit ideal.
Me kėtė parashtrim, sot nuk ka asnjė motiv konkret pėr tė mos ndjekur nė seancėn e radhės sė restaurimit njė ndėrhyrje kirurgjikale tė osteo-rezeksionit qė tė lejojė lehtėsimin e manovrave restaurative tė radhės pėr tė mos cementuar restaurimin pas 48 orėve nga pėrgatitja dhe nga kirurgjia, me qėllimin pėr tė lėnė pacientin pėr kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme me restaurime provizore. Sekuenca e duhur operative parashikon kėshtu pėrmirėsimin e kariesit, terapinė e mundshme endodontike dhe kirurgjinė e osteo-rezeksionit tė njė zgjatje tė kurorės klinike, restaurimi para protetik me build-up, pėrgatitja e kaviteteve nga restaurimet indirekte dhe vetėm nė kėtė pikė kryhen restaurimet e mundshme direkte, nė mėnyrė qė tė shmangim dėmtimin e tyre nėse do tė realizoheshin para pėrgatitjeve tė restaurimeve indirekte. Mė pas merren gjurmėt nė distancė 48 orė nga cementimi i restaurimeve parciale, me digė.

KONKLUZIONE

Tė restaurosh do tė thotė tė rifitosh funksionin dhe estetikėn e dhėmbėve tė pacientėve tanė duke realizuar njė punė precize dhe qė tė zgjasė nė kohė.
Pėr tė pėrftuar kėto objektiva duhet qė tė ndjekim rregulla dhe protokolle tė thjeshtė pa asnjė fluturim tė fantazisė. Sa mė tė realizueshėm, tė parashikueshėm dhe tė pėrsėritshėm tė jenė kėto pasazhe aq mė lehtėsisht do tė pėrftohen rezultatet e kėrkuara.


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 69 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D