Rimineralizimi i smaltit dentar: sinergjia midis plazmės sė ftohtė dhe bioglass


|

Konservativė | 27 Korrik 2017 |

Rimineralizimi i smaltit dentar: sinergjia midis plazmės sė ftohtė dhe bioglass



Kariesi dentar dhe erozioni janė rezultati i njė dhėmbi shumė tė demineralizuar. Nė stomatologji gjithmonė e mė shumė rėndėsi i jepet parandalimit tė kariesit dhe orientimi i viteve tė fundit ėshtė ai qė tė pėrqendrohemi nė inhibimin e demineralizimit tė sipėrfaqeve dentare, zbulimit tė hershėm tė tij dhe rimineralizimit tė dhėmbit nė fjalė dhe para ekzekutimit tė njė restaurimi qė kėrkon heqjen e njė indi dentar qė nuk mund tė mineralizohet mė.

Nė gjendjen aktuale tre janė modalitetet e rimineralizimit tė smaltit dentar:

• aplikimi lokal i fluorit;
• aplikimi i materialeve bioaktive (si pasta 45S5 bioglass) qė ēlirojnė jone kalciumi dhe jone fosfati nė gjendje qė tė penetrojnė nė smalt dhe ta rimineralizojnė atė. Ėshtė parė qė kėto materiale bioaktive nė 24 h formojnė nė sipėrfaqen e smaltit dentar njė shtresė kalciumi fosfat shumė rezistente me abrazion dhe erozion dhe nė 14 ditė bėhen kristale tė hidroksiapatitit;
• aplikimi i sprucimeve tė gazta tė plazmės sė ftohtė mbi sipėrfaqet dentare me karies ose tė demineralizuara. Plazma e ftohtė ka karakteristika baktericide (Yang 2011) dhe nė cilėsinė e gazit arrin tė penetrojė nė thellėsi nėpėrmjet tė ēarave dhe parregullsive minimale. Aplikimet e mundshme tė "plazmės sė ftohtė" pėrfshijnė ērregullimin e karakteristikave tė sipėrfaqes si karikimi elektrokimik dhe sasia e oksidimit, pėrtej modulimit tė karakteristikave tė sipėrfaqes dentare si fortėsia, rezistenca ndaj abrazionit, aftėsia pėr t'u lagur.

Nė njė studim in vitro tė publikuar nė Journal of Dental Materials mars 2017, konstatohet se materialet bioaktive si bioglass, rimineralizojnė smaltin me efikasitet mė tė lartė nėse sipėrfaqja dentare do tė ishte e trajtuar mė parė me plazmė tė ftohtė.

Autorėt kanė marrė nė konsideratė 50 dhėmbė incizivė tė trajtuar rrjedhimisht me njė solucion pėr tė pėrftuar njė demineralizim nė pH 4,47 pėr 72 h.

Fushat janė ndarė nė pesė grupe :

Grupi 1: grupi i kontrollit me smalt tė demineralizuar jo tė trajtuar (C)
Grupi 2: smalt i demineralizuar i trajtuar me bojė fluorocarbon (F)
Grupi 3: aplikimi nė smaltin e demineralizuar i sprucimeve tė gazta tė plazmės sė ftohtė (P)
Grupi 4: smalti i demineralizuar trajtuar me pastė bioaktive me bioglass (B)
Grupi 5: aplikimi i pastės sė bioglass nė smaltin e demineralizuar i trajtuar mė parė me plazmė tė ftohtė (PB).

Kampionet janė ekzaminuar me tomografi tė mikro-kompjuterizuar (micro-CT), me mikroskop elektronik me skanim (SEM), me spektroskopi me shpėrbėrje energjetike me rreze X (EDS) dhe ėshtė hetuar mikro-fortėsia e seksionit transversal e kampionėve dhe janė regjistruar tė dhėnat relative.

Rezultatet e kėtij studimi kanė treguar se tė trajtosh paraprakisht smaltin e demineralizuar me plazmė tė ftohtė para aplikimit tė materialeve bioaktive si bioglass, garanton njė rikuperim domethėnės tė volumit mineral dhe mikro-fortėsisė sė rajonit tė demineralizuar.

Me limitet e studimit dhe me nevojėn pėr tė pėrftuar reagime analoge dhe nė studime klinike in vivo mund tė pėrfundojmė se trajtimi me plazmė tė ftohtė mund tė pėrmirėsojė rimineralizimin e sipėrfaqeve dentare tė demineralizuara tė trajtuara me bioglass.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

 

Pėr mė tepėr:
• Yang B, Chen J, Yu Q, Li H, Lin M, Mustapha A, Hong L,Wang Y. Oral bacterial deactivation using a low-temperature atmospheric argon plasma brush. J Dent 2011; 39: 48-56.
• El-Wassefy NA, Remineralizing effect of cold plasma and/or bioglass on demineralized enamel, Dent Mater J. 2017 Mar 31;36(2):157-167.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D