Produktet zbardhuese: Kujdes nė vlerėsimin e pH pėr tė shmangur dėmtimet e mundshme tė smaltit. Konkluzionet e njė kėrkimi italian


|

Higjiena dhe Parandalimi | 26 Korrik 2017 |

Produktet zbardhuese: Kujdes nė vlerėsimin e pH pėr tė shmangur dėmtimet e mundshme tė smaltit. Konkluzionet e njė kėrkimi italian



"Duhet tė vėrtetohet se nuk dėmton smaltin". Ėshtė kjo karakteristika kryesore qė dentistėt kėrkojnė nga produktet zbardhuese me pėrdorim profesional, sipas njė sondazhi tė cituar nga Enrico Cogo nė njė punim qė do tė publikohet nė botimet shkencore tė huaja. Karakteristikat e tjera qė konsiderohen nė zgjedhjen e produkteve qė duhen pėrdorur nga profesionistėt e shėndetit oral janė mbajtja e rezultatit dhe vlerėsimi klinik i produktit.

"Kėrkimi ynė - shpjegon dok. Cogo qė ka prezantuar paraprakisht konkluzionet pėr kongresin e fundit AIC - lind nga tė dhėnat e tregut qė dėshmojnė se ajo qė i intereson mė shumė mjekėve (dhe pacientėve) mbi agjentėt zbardhues ėshtė qė tė jenė tė sigurt pėr dhėmbėt". "Nė literaturė - vijon - ekzistojnė tė dhėna shumė kontradiktore prandaj kemi vendosur qė tė hetojmė personalisht".

Pėr tė realizuar kėrkimin ėshtė seleksionuar njė paciente qė pėr motive periodontale duhet tė ekstraktonte elemente dentare. Paciente qė ka pranuar t'i nėnshtrohet eksperimentimit.

"Para ekstraktimeve, - shpjegon dok. Cogo, - kemi kryer njė zbardhim tė elementeve dentare me produkte dhe teknika tė ndryshme. Nė vijim i kemi hequr dhe dėrguar te prof. Dellavia e Universitetit tė Milanos pėr analizimin histologjik nė mėnyrė qė tė verifikohet nėse pas trajtimit tonė indet e dhėmbėve kishin pėsuar dėmtime".

Rezultatet histologjike nuk kanė dėshmuar ērregullime tė dhėmbėve tė zbardhur nė krahasim me elementet e patrajtuar.

"Nė kėtė pikė, - shpjegon kėrkuesi, - kemi pyetur se si vallė kaq shumė studime nė literaturė nė fakt kanė dėshmuar dėmtime."

Kėrkuesit kanė dashur kėshtu tė vėrtetojnė rezultatet histologjike tė disa kampioneve. "Ato qė paraqisnin dėme, -  shpjegojnė, - tregonin njė specifikė qė dukej se kishte qenė gravurė, nga kjo na lindi ideja qė tė shikojmė pH e xhelit tė pėrdorur."

"Elementet e trajtuar nga ne, - vijon Cogo, - nuk kanė pėsuar ērregullime nė sipėrfaqe sepse kemi pėrdorur njė xhel me pH rreth 7. Nė treg pH i xhelėve zbardhues ėshtė shumė i ndryshueshėm (sipas Price nga 3,67 nė 11,13), sigurisht tė pėrdorėsh xhel me pH acid (sidomos me pH mė tė ulėt se 5,5) shkakton dėmtime nė smalt".

pH mė i ulėt i lejuar me ligj ėshtė 4, saktėson kėrkuesi qė shton se si njė paralajmėrim kjo ėshtė "njė vlerė sidoqoftė e rrezikshme pasi indet e forta tė dhėmbėve fillojnė tė demineralizohen qė nė pH mė tė vogėl se 5,5 dhe megjithatė kjo ėshtė bėrė akoma mė e dėmshme nga fakti se produktet zbardhuese mbeten nė kontakt me dhėmbėt pėr shumė kohė (zakonisht dhe pėr 8 orė) ."

"Disa kompani zgjedhin njė pH acid sepse i lejon njė ruajtje mė tė mirė tė produktit", - duke shtuar se sipas eksperiencės sė tij, - "kompanitė qė zgjedhin qė tė prodhojnė njė produkt acid e bėjnė sepse xheli i tyre ėshtė pak performues prandaj kėrkojnė qė tė pėrmirėsojnė performancėn duke e bėrė acid dhe duke besuar nė gėrryerje pėr tė transmetuar mė mirė veprimin e peroksidit. Kompani tė tjera qė nė fakt kanė xhel shumė performues nuk kanė nevojė qė tė bėjnė acid xhelin e tyre.

"Sigurisht tė prodhosh xhel shumė performues dhe nė tė njėjtėn kohė me pH neutral apo bazik ėshtė shumė e vėshtirė teknikisht dhe e kushtueshme", -  kujton Cogo.

"Duke hetuar mė mirė produktet acide na erdhi nė mendje qė ndoshta pH i tyre tė mund tė pėrmirėsohej me kalimin e kohės pas vendosjes nė dhėmb, studimi i Jadad ka dėshmuar se pH nuk ndryshon nė mėnyrė domethėnėse me kalimin e kohės. Megjithatė studime tė tjera dėshmojnė se si performanca zbardhuese mė e mirė (pra lėshimi mė i madh i oksigjenit qė prodhohet) arrihet me pH midis 9,5 dhe 10,8."

Konkluzionet e kėrkuesve janė se vlerėsimi i pH nė produktet zbardhuese mund "tė ndihmojė mjekėt qė tė zgjedhin mė mirė produktet e zbardhimit nė mėnyrė qė tė kenė performancėn mė tė mirė pa riskun e dėmtimit tė indeve tė forta tė dhėmbėve".


Nor. Mac.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 67 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D