Rehabilitimi implantar i centralit dhe lateralit tė sipėrm: si tė veprojmė pėr tė pėrftuar estetikė maksimale


|

Implantologji | 13 Korrik 2017 |

Rehabilitimi implantar i centralit dhe lateralit tė sipėrm: si tė veprojmė pėr tė pėrftuar estetikė maksimale



Zėvendėsimi i dy dhėmbėve ngjitur qė mungojnė pėrfaqėson gjithmonė njė sfidė pėr implantologun sidomos kur bėhet fjalė pėr sektorė estetikė. Problemi kryesor ėshtė mbajtja e njė papile korrekte midis dy implanteve, e cila nė sektorėt anteriorė rėndon nė rezultatin estetik. Nė rastet e zėvendėsimeve tė njė dhėmbi tė vetėm nė zona estetike, prania e papilės pėrcaktohet paraprakisht nga niveli i sulmit periodontal tė dhėmbėve ngjitur, tė cilėt rrisin rezultatin estetik duke mbajtur stabilitetin e papilės peri-implantare.


Nė rastet nė fakt nė tė cilėt mungojnė dy dhėmbė ngjitur nė zonėn estetike, prania e papilės midis dy kurorave nė implant, ėshtė pėrcaktuar paraprakisht nga niveli i kreshtės sė kockės interimplantare. Njė papilė interimplantare e reduktuar nė lartėsi mund tė provokojė estetikisht njė trekėndėsh tė zi midis kurorave tė implanteve duke reduktuar nė mėnyrė drastike rezultatin estetik dhe kėnaqėsinė e pacientit. Pėr tė shmangur trekėndėshat e zinj pikat e kontaktit tė kurorave implantare ngjitur shpesh janė tė pozicionuara nė mėnyrė mė apikale pėr tė kamufluar kėtė defekt. Nė sektorėt estetikė kujdes i veēantė duhet t'i kushtohet pozicionimit tė implanteve nė mėnyrė ideale, pėr tė mbajtur nivelet kockore dhe tė indeve tė buta perimplantare nė mėnyrėn e duhur, por shpesh pavarėsisht tė gjithave estetika nuk rezulton optimale.


Nėse merret rasti i mungesės sė njė centrali dhe laterali tė sipėrm, si duhet tė lėvizim pėr tė pėrftuar njė estetikė tė vlefshme pa kompromentuar funksionalitetin dhe prognozėn implantare?
Nė kėtė situatė shpesh kemi njė hapėsirė interimplantare horizontale tė pamjaftueshme, si pasojė implantet shpesh janė shumė pranė tė lidhur midis tyre dhe si pasojė kemi riabsorbim lateral tė kreshtės kockore midis implanteve qė ēon nė recesionin e papilės me njė estetikė tė keqe. Njė alternativė ėshtė ajo e pozicionimit tė njė implanti tė vetėm nė regjionin e incizivit qendror dhe tė lidhni me mbėshtetje kurorėn e lateralit (njė implant qė mban dy kurora fikse). Kjo zgjidhje padyshim mund tė garantojė rezultate tė mira estetike por ēfarė suksesi implantar na ofron?


Tymstra et al. tashmė kanė kryer nė 2011 njė studim pilot prospektiv krahasues, nė pacientė me mungesė tė incizivit qendror dhe lateral superior duke i trajtuar disa me njė implant qė mban dy kurora me lateral me mbėshtetje, tė tjerė me dy implante secili mban njė kurorė fikse dhe rezultatet e njė studimi tė tillė nuk kanė dėshmuar ndryshime domethėnėse nė prognozė nga ana klinike midis dy grupeve.
Nė Journal of Oral Rehabilitation, qershor 2017 shfaqet njė rishikim qė paraqet njė riekzaminim sistematik mbi suksesin e implanteve tė njė dhėmbi tė vetėm ku mbėshteten dy kurora fikse (FDP) nė pėrgjithėsi (maksila dhe mandibula, anteriore dhe posteriore) dhe njė perspektivė prej 5 vitesh.
Autorėt kanė rishikuar tė gjithė artikujt e randomizuar, tė kontrolluar e tė publikuar nė Medline (PubMed), Embase dhe Cochrane deri nė 1 gusht 2016 rreth argumentit. Kėrkimi ėshtė kryer nė bazė tė njė search strategy (strategjie kėrkimi) tė pėrcaktuar paraprakisht. Mbijetesa e implanteve, niveli i kockės marginale (MBL), thellėsia e sondimit tė xhepave periodontal, indeksi papilar dhe kėnaqėsia e pacientit janė vlerėsuar me follow-up nė 5 vjet. Pesė nga 276 artikujt janė konsideruar tė pėrshtatshėm pėr metanalizėn. Mbijetesa e implantit ka rezultuar se varion nga 96,6% nė 100%. Variacionet nė nivel kockor marginal kanė rezultuar mė tė mėdha nė regjionin anterior dhe nė regjionin posterior.


Komplikimet teknike janė verifikuar mė shpesh nė regjionin posterior sesa nė atė anterior.
Pas 5 vitesh nuk janė verifikuar ndryshime klinike domethėnėse nga ana statistikore nė indet e forta dhe tė buta peri-implantare.
Nė bazė tė kėtij rishikimi mund tė pėrfundojmė se metoda pėr tė vendosur vetėm njė implant mbėshtetės pėr dy kurora fikse nė zonėn qendrore dhe laterale mund tė konsiderohet njė alternativė e vlefshme nga pikėpamja funksionale dhe e kohėzgjatjes nė pozicionimin e dy implanteve ngjitur, secili mbajtės i kurorės pėrkatėse, pėr mė tepėr me vlerėn estetike tė shtuar. Pėr shkak tė komplikimeve teknike pozicionimi i njė implanti tė vetėm qė mban dy kurora nga tė cilat njėra me mbėshtetje nė regjionin posterior ėshtė konsideruar e pakujdesshme dhe duhet shmangur.

 
Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


 
Pėr mė tepėr:
• Tymstra N, Raghoebar GM, Vissink A, Meijer HJ. Dental implant treatment for two adjacent missing teeth in the maxillary aesthetic zone: a comparative pilot study and test of principle. Clin Oral Implants Res. 2011;22:207-213.
• Van Nimwegen WG, Raghoebar GM, Tymstra N, Vissink A, Meijer HJA. How to treat two adjacent missing teeth with dental implants. A systematic review on single implant-supported two-unit cantilever FDP's and results of a 5-year prospective comparative study in the aesthetic zone. J Oral Rehabil. 2017 Jun;44(6):461-471.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D