Ēngjyrosja e kallėpeve tė ndryshme CAD/CAM pas zhytjes nė kafe


|

Konservativė | 28 Qershor 2017 |

Ēngjyrosja e kallėpeve tė ndryshme CAD/CAM pas zhytjes nė kafe



Suksesi i restaurimeve nė kompozitė nė stomatologji varet jo vetėm nga karakteristikat mekanike dhe fizike por edhe nga performanca estetike. Mbi tė gjitha nga pikėpamja e pacientit njė restaurim i kėnaqshėm duhet tė paraqesė njė korrespondencė tė shkėlqyer ngjyre midis dhėmbit natyral dhe restaurimit, tė jetė pra sa mė imitues i mundshėm dhe tė garantojė njė qėndrueshmėri tė vlefshme tė ngjyrės pėrgjatė viteve. Materialet e restaurimit tė zgavrės sė gojės janė tė ekspozuara ndaj faktorėve tė shumtė dhe tė shpeshtė qė ndryshojnė kushtet orale, faktorė si: temperatura, lagėshtia, ushqimi, pijet dhe tymi qė mund tė ēojnė nė fenomene tė diskromisė sė restaurimeve nė kompozitė.

Dihet se diskromitė mund tė kenė shkaqe ekstrinseke (jothelbėsore) dhe shkaqe intrinseke (tė brendshme). Tė parat pėrfaqėsohen nga substanca ngjyruese si: kafeja, ēaji, coca cola dhe vera e kuqe ndėrsa shkaqet intrinseke janė tė lidhura me pėrbėrjen e matriksit nė rezinė, me katalizatorin, modalitetin dhe kohėzgjatjen e polimerizimit me konvertimin e matriksit monomer, me granulometrinė dhe oksidimin e monomerit tė pakonvertuar. Materialet kompozitė tė pėrftuara nėpėrmjet CAD/CAM duket se kanė njė rezistencė ndaj dekolorimit/diskromisė shkaktuar nga procesi optimal i polimerizimit.

Nė njė studim tė kohėve tė fundit publikuar nė "Restorative Dentistry and Endodonitcs" vlerėsohen dhe krahasohen ērregullimet e ngjyrės dhe ndryshimet e translucencės sė kallėpeve tė kompozitės tė realizuar me teknikėn CAD/CAM dhe kallėpet e realizuara nė mėnyrė tradicionale pas zhytjes pėr periudha tė ndryshme nė kafe.

Autorėt kanė realizuar tetė kallėpe me rezinė kompozitė me CAD/CAM dhe katėr kallėpe me rezinė kompozitė konvencionale me trashėsi 2,0 mm. Tė gjitha kallėpet janė analizuar me njė spektrofotometėr nė sfond tė bardhė dhe tė zi nė kohėn 0, pas njė dite, njė jave dhe pas njė muaji qė janė zhytur nė kafe duke i krahasuar me ata tė zhytur vetėm nė ujė. Vlerat e secilit material janė analizuar nėpėrmjet metodės ANOVA me dy rrugė.

Rezultatet e marra nga studimi kanė dėshmuar se gradimi i ngjyrės pas zhytjes nė ujė nuk pėson ndryshime domethėnėse, ndėrsa pas zhytjes nė kafe ndodhin ndryshime domethėnėse nė mėnyrė mė tė theksuar me rritjen e kohės sė zhytjes. Vlerat e ndryshimit kromatik (nga 1.6 nė 3.7) nė grupin CAD/CAM pas njė muaji zhytje nė kafe ishin nė mėnyrė domethėnėse mė inferiore se ato tė pėrftuara nė grupin e kallėpeve tė realizuar nė rezinė kompozitė konvencionale (nga 2,1 nė 7,9). Megjithatė nga tė dhėnat e studimit ėshtė zbuluar se heqja e njollave nė materialet e grupit CAD/CAM ėshtė e pėrftueshme pothuajse gjithmonė me lustrimin e thjeshtė me pastė profilaktike, gjė qė nė fakt nuk ėshtė kurrė e arritshme me kompozitat e realizuara me metodėn tradicionale. Kjo sepse shkaku i diskromisė nė grupin CAD/CAM ėshtė pothuajse totalisht i llojit ekstrinsek.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33
 
Pėr mė tepėr:
Restor Dent Endod. 2017 Feb;42(1):9-18. Discoloration of various CAD/CAM blocks after immersion in coffee. Lauvahutanon S, Shiozawa M, Takahashi H, Iwasaki N, Oki M, Finger WJ, Arksornnukit M.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D