Nga kėrkimi njė adeziv dentinal inovativ pėr tė luftuar krijimin e kariesit sekondar


|

Konservativė | 15 Qershor 2017 |

Nga kėrkimi njė adeziv dentinal inovativ pėr tė luftuar krijimin e kariesit sekondar



Kariesi i pėrsėritur ėshtė shkaku kryesor i dėshtimit tė restaurimeve sidomos tė atyre estetike me bazė rezine, pasi rezinat dentare kanė dėshmuar se mbajnė njė grumbullim tė lartė tė biofilmit dhe tė pllakės bakteriale krahasuar me restaurimet me bazė amalgami dhe cementi glass ionomer. Mė specifikisht prodhimi i acidit nga ana e biofilmit mund tė zvogėlojė pH lokal me njė gamė kariogjenike prej 5-4, qė mund tė shkaktojė demineralizimin e strukturės sė dhėmbėve dhe formimin e kariesit sekondar. Pėr tė shmangur formimin e kariesit sekondar te restaurimet nė kompozitė, kėrkimi mund tė lėvizė kryesisht nė tre fronte:
a) inkorporimi nė rezinat dentare i substancave qė posedojnė njė farė aktiviteti antibakterial dhe reduktojnė prodhimin e acidit, si metalkrilatet kuaternare tė amonit (QAM)
b) inkorporimi nė rezina i agjentėve si 2- methacryloyloxyethyl phosphorylcholine (MPC) me karakteristika qė largojnė proteinat nė mėnyrė qė tė reduktojnė adezionin bakterial, pasi bakteret orale kapen relativisht nė mėnyrė tė lehtė me rezinat dentare nėpėrmjet njė shtrese proteinash absorbuese tė pėshtymės tė pranishme nė sipėrfaqen e rezinės.
c) inkorporimi i grimcave tė kalcium-fosfatit (CaP) nė rezina pėr tė promovuar rimineralizimin dhe pėr tė ndaluar demineralizimin e indeve dentare. Adezivėt qė pėrmbajnė grimca tė CaP mund tė rimineralizojnė lezionet karioze si dentina e acidifikuar, duke mundėsuar njė jetėgjatėsi mė tė madhe tė restaurimeve.


Kohėt e fundit janė zhvilluar agjentė me lidhje qė pėrmbajnė nanogrimca tė fosfatit tė kalciumit amorf (NACP). Kėto agjentė lidhės mund tė lėshojnė nivele tė larta tė joneve Ca dhe P pėr tė nxitur rimineralizimin. Ėshtė parė gjithashtu se shtimi i NACP nuk ka influencuar negativisht nė forcėn e lidhjes dentinale pėr sa i pėrket shkakut tė grimcave me dimensione tė vogla, NACP ėshtė fluid dhe lehtėsisht mund tė formojė mbetje rezine nė tubulat dentare.
Nė njė studim tė kohėve tė fundit tė publikuar nė "Dental Materials" nė maj 2017 prezantohet njė adeziv inovativ qė pėrmbledh tė treja karakteristikat e listuara mė lart dhe nga rezultatet e marra nga studimi, premton mbrojtjen e strukturave tė dhėmbėve nga acidet dhe nga biofilmi me ambicien pėr tė luftuar kariesin sekondar.
Autorėt kanė pėrzier 2- methacryloyloxyethyl phosphorylcholine (MPC kundėr proteinave), dimethylamino hexadecyl methacrylate (DMAHDM, antibakterial) dhe fosfati i kalciumit amorf (NACP me karakteristika rimineralizuese) nė njė rezinė tė pėrbėrė nga 39,5% ethoxylate bisphenol A dimethacrylate (EBPADMA), 44,5% pyromellitic glycerol dimethacrylate (PMGDM), 10% 2- hydroxyethyl methacrylate (HEMA) dhe 5% bisphenol A glycidyl dimethacrylate (BisGMA). Ėshtė matur absorbimi i proteinave duke pėrdorur metodėn acide mikro bikonikale. Ėshtė testuar nė rezina njė model biofilmi njerėzor saliva microcosmous. Megjithatė janė analizuar njėsitė e formimit tė kolonive (CFU), aktiviteti metabolik, pėrqendrimi i joneve tė Ca dhe P dhe pH i mjetit tė kulturės sė biofilmit.

Nga rezultatet e kėtij studimi ėshtė zbuluar se adezivi me 5% MPC + 5% DMAHDM + 30% NACP inhibon rritjen e biofilmit, duke reduktuar biofilmin CFU me 4 log, krahasuar me grupin e kontrollit (p <0,05). Forca e adezionit ka rezultuar tė jetė ė ngjashme me grupin e kontrollit (p> 0,1). Megjithatė ėshtė parė mė tej se adezivi me 5% MPC + 5% DMAHDM + 30% NACP ka mbajtur njė pH > 6 jo kariogjen, ndėrsa adezivi komercial i kontrollit ka shfaqur njė pH kariogjen 4.


Ky adeziv i ri bioaktiv eksperimental me avantazhe tė trefishta ka rezultuar premtues in vitro pėr tė mbrojtur strukturat e dhėmbėve dhe pėr tė penguar formimin e kariesit, por duhet tė gjejė sigurisht konfirmime tė mėtejshme klinike me tė dhėna pėr jetėgjatėsi. Kjo metodė kombinimi e NACP, MPC dhe DMAHDM mund tė aplikohet edhe duke eksperimentuar pėr materiale tė tjera dentare restaurimi me pritshmėri tė mira nė nivel parandalimi karioz.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:
Dent Mater. 2017 May;33(5):553-563. Novel dental adhesive with triple benefits of calcium phosphate recharge, protein-repellent and antibacterial functions. Xie X1, Wang L, Xing D, Zhang K, Weir MD, Liu H5, Bai Y, Xu HHK.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D