Restaurimet e klasės IV: procedura e thjeshtuar sipas metodave mė tė fundit


|

Konservativė | 13 Qershor 2017 |

Restaurimet e klasės IV: procedura e thjeshtuar sipas metodave mė tė fundit



Ekzekutimi i restaurimeve tė klasės IV me teknika direkte gjithmonė ėshtė konsideruar njė nga sfidat mė tė vėshtira tė stomatologjisė konservative. Thjeshtimi i teknikave tė hartės me ngjyra dhe i shtresėzimit tė materialeve kompozitė i bėn nė fakt mė tė thjeshta pėr t'u lexuar dhe pėr t'u realizuar nė mėnyrė ideale dhe nga gjithkush.


RASTI KLINIK
Figurat 1 - 18 ilustrojnė rastin klinik.




Fig. 1 Radiografia para operative e elementit 1.1
Fig. 2 Detaji i 1.1 i restaurimit ekzistues. Nė seancėn e vizitės krijohet njė kartelė me ngjyra duke analizuar dhėmbin fqinj, 2.1 qė shfaqet nga ana kromatike i saturuar nė nivelin e tė tretit tė mesėm dhe atė incizal dhe nė veēanti nė anėn meziale. Duken qartė dhe zonat meziale tė tejdukshme te 2.1, nė kontrast me trupin qendror me ngjyrė tė saturuar dhe njė margjinė pak mė abrazive dhe opake nė pjesėm e saj mė incizael, me njė karakteristikė tė bardhė nė pjesėn qendrore tė vetė margjinės incizale.
Fig. 3 Detaj i izolimit me digė gome
Fig. 4a Faza e heqjes sė restaurimit tė vjetėr nė 1.1 dhe mbrojtja e sipėrfaqes meziale tė 2.1 me matricė metalike. Pėrgatitja e kavitetit kryhet me freza me diamant dhe ashpėrsi mesatare dhe pėrfundohet me freza me diamant nė formė sfere dhe flake dhe ashpėrsi tė imėt dhe ekstra tė imėt tė montuara nė frezėmbajtėsin multiplikator tė kuq dhe me irrigim tė bollshėm dhe me disqe abrazive tė montuar nė frezėmbajtėsin reduktues blu
Fig. 4b Faza e heqjes sė restaurimit tė vjetėr nė 1.1 dhe mbrojtja e sipėrfaqes meziale tė 2.1 me matricė metalike. Pėrgatitja e kavitetit kryhet me freza me diamant dhe ashpėrsi mesatare dhe pėrfundohet me freza me diamant nė formė sfere dhe flake dhe ashpėrsi tė imėt dhe ekstra tė imėt tė montuara nė frezėmbajtėsin multiplikator tė kuq dhe me irrigim tė bollshėm dhe me disqe abrazive tė montuar nė frezėmbajtėsin reduktues blu
Fig. 5 Mbi bazėn e njė dylli pėr analizė tė 1.1 ndėrtohen dy fleta interdentare nė silikon ekstra tė fortė nga laboratori (fortėsia Shore 90). E para do tė shėrbejė pėr ndėrtimin e paretit palatal tė restaurimit. E dyta ndahet nė seksione me njė bisturi me lamė n. 15 nė linjėn e mesme tė sipėrfaqes vestibulare duke kryer njė prerje nė drejtim apikal-kurorė. Kjo fletė interdentare do tė lejojė verifikimin e trashėsive tė masės smalt-dentinė me kompozitė qė do tė shtresėzohen. Dy fletat interdentare do tė provohen pėr tė verifikuar precizionin dhe pasivitetin.
Fig. 6 Pas kryerjes sė dezinfektimit me klorheksidinė nė solucion ujor me 2% pėr 60 sekonda, qė mė pas shpėlahet aplikohet nė 1.1 njė matricė e preformuar nė plastikė pėr tė mbrojtur sipėrfaqen meziale tė 2.1 nga acidi ortofosforik
Fig. 7 Total-etch me acid ortofosforik 37% pėr 20 sekonda
Fig. 8 Aplikimi i sistemit adeziv
Fig. 9 Ndėrtohet sipėrfaqja palatale e restaurimit nėpėrmjet njė mase smalti me tejdukshmėri tė lartė qė futet dhe polimerizohet nė brendėsi tė vetė fletės interdentare, fillimisht pėr 20 sekonda dhe pas heqjes sė fletės interdentare pėr 40 sekonda. Fleta interdentare e silikonit ėshtė privuar paraprakisht nga septet interdentare dhe nga interferenca tė mundshme qė do tė pengonin njė strehim pasiv. Nė brendėsi tė fletės interdentare praktikohet njė prerje me bisturi me lama n. 15, nė korrespondencė tė sipėrfaqes interproksimale ku mė pas strehohet njė matricė transparente seksionale e preformuar, e fiksuar mė pas nėpėrmjet njė pyke druri e vendosur nė nivel interproksimal cervikal
Fig. 10 Pareti interproksimal mezial i 1.1 rikonstruktohet me njė mbushje mase dentine A4 me trashėsi rreth 1mm nė drejtim mezio-distal qė tė ketė njė kornizė opake interproksimale. Mė pas vijon polimerizimi pėr 60 sekonda. Me tė njėjtėn masė dentine aplikohet njė shtresė rreth 0,5 mm nė nivel tė perimetrit incizal tė rikonstruksionit qė tė kemi kėshtu njė kornizė opake edhe nė nivel incizal.
Fig. 11 Detaje tė sipėrfaqes palatale, interproksimale meziale dhe incizale pas heqjes sė matricės interproksimale
Fig. 12 Kryhet build-up i pjesės qendrore tė restaurimit nėpėrmjet mbushjes sė dy pjesėve me njė masė dentine A4, polimerizuar pėr 120 sekonda secili. Nė bazė tė saturimit tė lartė kromatik tė kėsaj mase, preferohet qė tė zgjatet koha e polimerizimit pėr tė qenė tė qartė pėr njė konvertim total tė materialit. Me kėtė masė mbulohet margjina e pėrgatitjes vestibulare dhe gdhenden relievet duke lėnė hapėsirė nė nivel vestibular pėr tė futur njė smalt tė tejdukshėm dhe super ngjyra tė mundshme. Kjo hapėsirė vlerėsohet me relieve verifikuese pėr trashėsinė e pėrshkruar mė lart
Fig. 13 I njėjti smalt i tejdukshėm-opaleshent i pėrdorur pėr rikonstruksionin e paretit palatal aplikohet midis kornizės incizale opake dhe relieveve paraprakisht tė gdhendur dhe midis sipėrfaqes interproksimale meziale opake dhe trupit dentinal qendror, nė hapėsirat e lėna nga modelimi paraprak. Vijon polimerizimi pėr 60 sekonda. Nė bazė tė karakteristikave kromatike opaleshente si qelibar do tė spikasė shumė midis relieveve dhe porcioneve mė opake. Njė super ngjyrė e bardhė opake aplikohet nė sasi minimale nė korrespondencė tė margjinės incizale nė dy pika pėr tė rikrijuar zonėn me opacitet mė tė madh tė evidentuar nė hartėn kromatike tė 2.1 nė fazė studimi. Vijon polimerizimi pėr 20 sekonda
Fig. 14 E gjitha mbulohet me njė shtresė shumė tė hollė tė tė njėjtit smalt, tė polimerizuar pėr 60 sekonda fillimisht para dhe mė pas, pasi ėshtė aplikuar njė xhel me glicerinė
Fig. 15 Restaurimi pėrfundohet dhe lustrohet me digė fillimisht me njė frezė me diamant dhe ashpėrsi tė madhe nė shpejtėsi shumė tė ulėt me rrotullim dhe me disqe abrazive pėr tė pėrcaktuar formėn, thurjen e sipėrfaqes dhe pėr tė hequr konturet e vogla, mė pas me frezė me shumė lama nė formė flake. Sė fundmi lustrohen gjithmonė nėn digė me pasta me diamante me ashpėrsi nė zbritje dhe furēa lustrimi tė ngopura me pastė me oksid alumini
Fig. 16 Detaje tė restaurimit pas heqjes sė digės sė gomės
Fig. 17 Detaje tė restaurimit 1.1 dhe tė sekstantit frontal superior pas njė jave
Fig. 18 Detaje tė sekstantit frontal superior pas njė jave



Pėrktheu: Erjola Taga

Burimi: Dental Cadmos


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 53 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D