Zėvendėsimi i njė dhėmbi tė vetėm me qasje mini invazive me implant me gjatėsi tė reduktuar dhe ngarkesė tė menjėhershme


|

Implantologji | 8 Qershor 2017 |

Zėvendėsimi i njė dhėmbi tė vetėm me qasje mini invazive me implant me gjatėsi tė reduktuar dhe ngarkesė tė menjėhershme



HYRJE
Implantologjia moderne ofron zgjidhje tė ndryshme kirurgjikale dhe protetike pėr tė riparuar mungesėn e njė dhėmbi apo harkata tė tėra dentare. Implantet mund tė vendosen njėherėsh me ekstraksionin e elementit dentar me shėrimin e indeve tė buta nė njėsinė pa dhėmbė prej kohėsh, si me teknika monofazike si me teknika bifazike. Edhe kohėt e vendosjes sė protezave mund tė variojnė nga ngarkesa e menjėhershme (dėrgimi i protezės brenda 24 - 48 orėsh) nė ngarkesė tė vonuar tradicionale (3 - 4 muaj nė rehabilitimin mandibular, 6 muaj nė atė maksilar).
Interes mė i lartė nga mjekėt dhe pacientėt i kushtohet ngarkesės sė menjėhershme, nė gjendje tė mundėsojė funksion dhe estetikė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr tė mundshme. Suksesi i ngarkesės sė menjėhershme fillimisht u dokumentua me rehabilitimin e mungesės totale tė dhėmbėve mandibular dhe maksilar. Mė pas autorė tė shumtė dhe rishikime sistematike tė literaturės kanė analizuar pėrqindjet e suksesit tė implanteve me protezė tė menjėhershme nė rastin e mungesės sė njė dhėmbi dhe tė mungesės parciale tė dhėmbėve, duke bėrė kėshtu zėvendėsimin e elementeve dentare nėpėrmjet implanteve zgjedhjen e parė terapeutike nė situata tė ndryshme klinike. Zhvillimi i sipėrfaqeve tė reja implantare sė bashku me njė makrogjeometri dhe me lidhje implanto-protetike mė tė mira kanė lejuar pėrftimin e njė stabiliteti tė mirė primar me torque adekuat tė vendosjes dhe njė rezistencė tė lartė ndaj forcave transversale me reduktimin e lėvizjeve shumė tė vogla (nėn 150 μm) ndaj ndėrfaqes implant-kockė, tė afta pėr tė pėrcaktuar njė fibro integrim tė implantit. Falė kėtyre progreseve, mund t'i zihet besė implanteve me gjatėsi tė reduktuar (≤ 10 mm) duke reduktuar invazivitetin kirurgjikal, procedurat e rikonstruksionit kockor dhe komplikimet e mundshme intra dhe post operatore.
Qėllimi i kėtij rasti studimor ishte vlerėsimi i suksesit implantar dhe stabiliteti kockor margjinal nė distancė prej njė viti, i njė implanti konik me dimensione tė reduktuara (8,5 mm gjatėsi) karikuar menjėherė pėr riparimin e mungesės sė njė dhėmbi mandibular.

MATERIALE DHE METODA
Njė pacient mashkull me moshė 68 vjeēare, paraqiste mungesėn e njė dhėmbi nė korrespondencė tė premolarit tė parė inferior djathtas, tė ekstraktuar mė parė pėr motive periodontale (fig. 1 dhe 2). Sondimi i dhėmbėve fqinj nuk shfaqte vlera patologjike me thellėsi sondimi 3 mm. Pacienti nuk paraqiste kundėrindikime sistematike apo lokale ndaj kirurgjisė dhe vendosi tė rehabilitonte elementin mungues nėpėrmjet njė proteze tė mbėshtetur nė implant, pas marrjes sė miratimit tė informuar. Duke konsideruar anatominė nė njėsi u zgjodh qė tė vendosej njė implant me dimensione tė reduktuara (8,5 mm gjatėsi).

TRAJTIMI
Pa anestezi, me adrenalinė (Afacaina 40 mg/ml solucion qė injektohet me adrenalinė 1:100.000, Dentsply Italia, Roma) ngrihej njė lembo me trashėsi tė plotė. Njėsia kirurgjikale ishte pėrgatitur fillimisht me pjesėn piezoelektrike OP 15 (Mectron Piezosurgery Device, Mectron, Carasco, GE) dhe nė vijim osteotomia korrigjohej nėpėrmjet frezave tė kalibruara, duke u kujdesur qė tė mos mbi pėrgatitej njėsia.
Pozicionohej njė implant IS II Active (Neobiotech, Seul, Corea) me diametėr 4,25 mm x 8,5 mm gjatėsi dhe qafė tė lėmuar nė nivelin e kreshtės (fig. 3) duke matur torque tė vendosjes nėpėrmjet ēelėsit dinamometrik. Vlera e torque mbi 50 N cm lejonte vendosjen e menjėhershme tė protezės. Kėshtu pozicionohej transfer i gjurmės rreth tė cilit qepeshin lembot me suturė Monospeed 6/0 (Butterfly Italia, Cavenago Brianza, MB) dhe nxirreshin gjurmėt nė polivinil siloksan (Flexi-time, Heraeus-Kulzer, Hanau, Germania) (fig. 4).




Fig. 1 Pamja para operacionit
Fig. 2 Radiografia para operacionit
Fig. 3 Implanti i vendosur në nivelin e kreshtës
Fig. 4 Lembo të qepur përreth transfer për gjurmë të ripozicionueshme


Ditėn tjetėr dėrgohej kurora provizore nė rezinė akrilike me vidhosje direkte me izolim tė vidės me 15 N cm, duke u kujdesur qė ta mbajmė sa mė pranė dhėmbėve antagonistė dhe nė interkuspidim dhe lateralitet maksimal (fig. 5). I pėrshkruhej pacientit njė terapi antibiotike (amoksicilinė + acid klavulanik cpr 1 g, 2 cpr nė ditė) dhe antiinflamatorė (ibuprofen pluhur) pėr njė javė dhe pas 15 ditėsh hiqeshin penjtė.



Fig. 5 Kurora provizore me vidhosje direkte dorëzuar pas 24 orësh
Fig. 6 Kurora përfundimtare në metal-qeramikë
Fig. 7 Radiografia e kontrollit pas 12 muajsh: vihet re rimodelimi minimal kockor


Gjithashtu pacientit iu dhanė dhe rekomandime rreth mėnyrės sė ushqyerjes dhe higjienės orale nė pėrgjithėsi, duke kėshilluar pėrdorimin e njė spraji (Eburos Spray Clorexidina 0,20 Dentsply Italia) deri nė heqjen e penjve dhe njė furēe tė butė. Njė kontroll kryhej me heqjen e penjve, mė pas nė muajin e tretė dhe pas njė viti nga ngarkesa protetike. Pas njė periudhe shėrimi prej 6 muajsh merreshin gjurmėt pėr njė restaurim pėrfundimtar dhe dėrgohej monokoni pėrfundimtar (izoluar me 25 N cm) dhe kurora nė metal-qeramikė cementuar nė tė, nėpėrmjet cementit provizor (Temp-Bond, Kerr, Orange, CA, USA) (fig.6). Implanti mė pas kontrollohej pas njė viti nga ngarkesa protetike (fig. 7).


REZULTATE
Nuk janė regjistruar komplikime intra dhe/ose post operatore. Implanti ka dėshmuar qėndrueshmėri dhe ka qenė asimptomatik gjatė gjithė periudhės sė vėzhgimit. Nuk ėshtė vėnė re rimodelim kockor qė tejkalonte kufirin e lėmuar dhe indet e buta perimplantare janė mbajtur nė kushte tė mira me njė gėrshetim dhe qepje pa asnjė shenjė tė flogozės (inflamacion).


KONKLUZIONE
Riparimi i elementeve tė vetme dentare mund tė kryhet dhe me implante me dimensione tė reduktuara, karikuar nė mėnyrė tė menjėhershme kur janė tė pranishme kushte ideale tė stabilitetit primar dhe tė pėrshtashmėrisė sė indeve tė buta perimplantare, me njė reduktim tė risqeve, tė komplikimeve tė mundshme, tė kohės dhe kostove. Studime tė mėtejshme me njė seri tė gjerė dhe njė periudhė mė tė gjatė follow-up do tė jenė tė nevojshme pėr tė vlerėsuar parashikueshmėrinė e trajtimeve tė tilla.

Pėrktheu: Erjola Taga


Burimi: Dental Cadmos


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 81 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D