Lezione cervikale jo karioze tė trajtuara me kompozitė fluide: follow-up pas 3 vjetėsh


|

Konservativė | 24 Maj 2017 |

Lezione cervikale jo karioze tė trajtuara me kompozitė fluide: follow-up pas 3 vjetėsh



Lezionet cervikale jo karioze (NCCLS) janė pėrcaktuar si humbja e indit tė fortė dentar nė nivelin e bashkimit amel-cementim (CEJ). Etiologjia e NCCLS konsiderohet multifaktoriale, shkaktuar nga erozioni, abrazioni, stresi okluzal, pėrkulja e dhėmbėve, por si gjithmonė nga faktorė mekaniko-fizik dhe kimikė por jo mikrobiologjik. Prevalenca e tyre mund tė luhatet nga 5 nė 85% duke u shfaqur mė shumė me rritjen e moshės sė pacientit. Duke konsideruar rritjen progresive tė moshės mesatare dhe tė plakjes sė popullsisė, prevalenca e NCCLS ėshtė e destinuar pėr tu rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme nė tė ardhmen. Lezionet cervikale jo karioze mund tė influencojnė ndjeshėm shfaqjen e ndjeshmėrisė sė dhėmbėve, mbajtjen e pllakės bakteriale, incidencėn e kariesit cervikal dhe pėr njė kohė tė gjatė mund tė kompromentojnė vitalitetin e pulpės dentare. Ja pėrse ėshtė e rėndėsishme tė kryejmė trajtime efikase dhe korrekte konservative tė kėtyre lezioneve.


Aktualisht trajtimi i NCCLS i besohet kryesisht kompozitave me bazė metakrilat, qė pėr estetikėn e tyre optimale dhe performancat e vlefshme mekanike preferohen ndaj cementove me jonomere qelqi. Megjithatė tė gjithė kompozitat me bazė metalkrilik shfaqin njė pėrqindje vėllimore nga fotopolimerizimi qė krijon tension, jo tė papėrfillshėm nga dhėmbi dhe restaurimi, mbi tė gjitha nė klasat V. Njė pengesė tjetėr e kompozitave hibride konvencionale ėshtė kapaciteti i ulėt i kėtyre materialeve fleksibėl kur struktura e dhėmbit deformohet nėn ngarkesė mekanike. Pėr kėto arsye ėshtė propozuar pėr restaurimin e NCCLS pėrdorimi i kompozitave fluide tė cilat zotėrojnė njė modul elastik shumė mė inferior, mund tė absorbojnė pjesėrisht streset e gjeneruara nga kontraktimi nga polimerizimi dhe t'i mundėsojnė materialit tė "pėrkulet nė mėnyrė funksionale" me dhėmbin.


Por ēfarė prognoze ofrojnė kėto materiale fluide?
Nė njė studim klinik prospektiv tė ēfarėdoshėm tė kontrolluar, split-mouth me follow-up pas 3 vjetėsh, tė publikuar nė "Denal materials" mars 2017, hetohet performanca klinike e dy kompozitave fluide pėr restaurimin e NCCLS te premolarėt. Janė studiuar dy kompozita fluide, njė konvencionale (FiltekTM Supreme XTE Flow, 3M-ESPE, Seefeld, Germany; FS) dhe njė me matricė tė re (N'Durance®Dimer Floė (ND), ėshtė vlerėsuar kohėzgjatja e tyre, karakteristikat mekanike dhe ėshtė analizuar reduktimi i stresit nga kontraktimi nga polimerizimi (shiko Tabela 1).


Tabela 1 (trajtuar nė mėnyrė integrale nga artikulli origjinal)


Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi ėshtė bėrė e mundur tė konstatojmė se pas tre vjetėsh mbushjet cervikale tė lezioneve jo karioze te premolarėt duke pėrdorur kompozitat fluide (N'Durance®Dimer dhe FiltekTMSupreme XTE kombinuar me adezivin self-etch Clearfil Protect Bond) garantojnė shkallė suksesi klinik me 95,8%, duke kėnaqur plotėsisht pritshmėritė e mjekėve dhe tė pacientėve.
Nė kėtė studim 50 pacientė kanė pėrftuar njė restaurim pėr NCCLS me ND dhe njė restaurim me FS nė premolarė duke pėrdorur si adeziv Clearfil Protect Bond (Kuraray). Restaurimet janė vlerėsuar nga dy ekzaminues nė kohė fillestare 0 (BL), pas 18 dhe 36 muajsh.
Rezultatet e dėshmuara nga autorėt janė si mė poshtė: 48 pacientė me tė dy restaurimet kanė marrė pjesė nė vizitėn pas 36 muajsh. Njė pacient i ėshtė nėnshtruar follow-up vetėm pas 18 muajsh. Njė restaurim ND ėshtė marrė si frakturė pas 18 muajsh. Njė restaurim me FS ka pėsuar njė shkėputje (debonding) pas 36 muajsh. 95,8% e restaurimeve tė vlerėsuara klinikisht janė konsideruar tė pranueshėm nė follow-up pas 36 muajsh. Asnjė ndryshim domethėnės nuk ėshtė vėnė re nė dy grupet e kompozitave, ND dhe FS, pėr tė gjithė kriteret e vlerėsuara vetėm pėr ngjyrėn sipėrfaqėsore pas 36 muajsh dhe ngjyra margjinale pas 18 dhe 36 muajsh, ku kompozita fluide FS ka dėshmuar rezultate nė mėnyrė domethėnėse mė tė mira. Pėr ēdo material nuk janė hasur ndryshime domethėnėse gjatė kohės, pėrveē se pėr humbjen e shkėlqimit sipėrfaqėsor pėr FS (pas 18 muajsh).

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Flowablecompositesforrestorationofnon-cariouscervicallesions:Three-yearresults.May S, Cieplik F, Hiller KA, Buchalla W, Federlin M, Schmalz G. Dent Mater. 2017 Mar;33(3



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D