Tumori nė kokė dhe qafė: si ndryshon cilėsia e jetės sė pacientėve dhe nė cilat aspekte?


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 15 Maj 2017 |

Tumori nė kokė dhe qafė: si ndryshon cilėsia e jetės sė pacientėve dhe nė cilat aspekte?



Pėrballė rasteve tė tumoreve nė kokė dhe qafė (HNC) evidentohen domosdoshmėrisht ndikime negative nė cilėsinė e jetės qoftė nė momentin e diagnozės qoftė gjatė trajtimit. Impaktet negative mund tė jenė funksionale, emotive, sociale dhe fizike.
Trajtimi i HNC varion nė bazė tė histologjisė sė tij, tipit, pozicionit dhe fazės klinike. Trajtimet kryesore janė kirurgjia, radioterapia dhe kimioterapia. Studime tė ndryshme nė literaturė diskutojnė impaktin qė HNC ka mbi cilėsinė e jetės sė pacientėve tė prekur nė momentin e diagnozės ose gjatė trajtimit, por pa vlerėsuar ndryshimet nė cilėsinė e jetės sė kėtyre pacientėve gjatė periudhės sė ndėrmjetme.
Nė njė studim tė publikuar nė Oral Surgery Medicine Oral Patology and Oral Radiology nė mars 2017 hetohet pikėrisht pėr cilėsinė e jetės sė pacientėve me HNC nė kėtė periudhė kohe dhe ėshtė konstatuar qė parametrat qė influencojnė cilėsinė e jetės janė tė ndryshėm nė momentin e diagnozės dhe pas 3 muajsh. Prandaj masat pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės nė kėto rrethana duhet tė jenė direkte nė mėnyrė tė ndryshme nga momenti i diagnozės dhe pas trajtimit.


Tė gjithė pacientėt me diagnozė tė ēfarėdolloj HNC - je, tė kryera ndėrmjet nėntorit 2013 dhe marsit 2014 nė Paraiba Assistance Foundation (FAP) tė Campina Grande, PB, Brazil, janė ftuar tė marrin pjesė nė kėtė studim longitudinal dhe me perspektivė. Janė pėrjashtuar pacientėt me diagnozė tė mėparshme histopatologjike ose me trajtim tė mėparshėm pėr HNC. Pacientėve tė pėrfshirė nė studim i ėshtė kėrkuar tė plotėsonin njė pyetėsor nė 2 raste:
- nė momentin e diagnostikimit tė HNC dhe
- 3 muaj pas diagnostikimit.
Pėr tė gjithė pacientėt janė grumbulluar para sė gjithash tė dhėnat socio-demografike dhe tė dhėnat e anamnezės.
Pyetėsori (UW-QOL) pėrfshinte 16 pyetje qė i pėrkisnin disa aspekteve tė cilėsisė sė jetės. 12 pyetje qė lidhen me ndryshimet e cilėsisė sė jetės nė fusha specifike (dhimbja, pamja, argėtimi, gėlltitja, pėrtypja, tė folurit, shija, pėshtyma, humori dhe ankthi), 1 pyetje kishte tė bėnte se me cilat nga zonat specifike tė renditura mė lart ishte modifikuar me rėndėsi mė tė madhe nė 7 ditėt e fundit. 3 pyetje tė pėrgjithshme ishin nė lidhje me cilėsinė e jetės nė krahasim me muajin pėrpara zhvillimit tė kancerit, shėndeti dhe lidhja e tij me cilėsinė e jetės gjatė 7 ditėve tė fundit dhe cilėsia komplekse e jetės gjatė 7 ditėve tė fundit.
Pyetėsori pėrfshinte edhe njė pyetje tė hapur ku pacienti mund tė shėnonte aspekte tė tjera qė nuk ishin prekur nga pyetjet e vendosura.


Pas tre muajsh i ėshtė kėrkuar kėtyre pacientėve tė plotėsojnė pėrsėri kėtė pyetėsor dhe janė bėrė analizat, konsideratat dhe krahasimet.
Rezultatet kanė qenė si nė vijim:
Nė momentin e diagnostikimit janė sinjalizuar mė shumė pėrkeqėsimi i humorit (68.89+/-=35.41) dhe rritja e ankthit (70.22 +/-= 32.99). Ndėrsa pas 3 muajsh mė tė sinjalizuara kanė qenė vėshtirėsia nė mastikacion (71.11 +/-= 39.15) dhe tė folurit (76.22+/-= 33.72). nė periudhėn e ndėrmjetme midis diagnozės dhe trajtimit ėshtė paralajmėruar njė pėrmirėsim i dhimbjes (p = 0,013) dhe e humorit por njė pėrkeqėsim i gėlltitjes, mastikacionit, tė folurit dhe pėshtymės.
Nga kėto tė dhėna mund tė dalim nė pėrfundimin qė pacienti ndiqet dhe mbėshtet nė mėnyrė tė ndryshme nė varėsi tė momentit. Nė momentin e diagnozės nevojitet mė shumė ndihmė nga pikėpamja psikologjike, ndėrsa nė muajt pasues mė shumė nga specialistėt dhe patologėt oralė.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia: Prospective evaluation of quality of life in patients with head and neck cancer  Rogéria Lucio de Oliveira, Rafaelle Ferreira dos Santos, Sérgio Henrique Gonēalves de Carvalho, Gustavo Gomes Agripino, Marcela Maria Nery Canto, Marianne de Vasconcelos Carvalho, Sandra Aparecida Marinho, Marina Gallottini, e Dmitry José de Santana Sarment Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2017;123:350-357

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 61 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D