Trajtimi i erozioneve dentare me teknika adezive: provizor i menjėhershėm estetik - funksional. Rast klinik


|

Konservativė | 4 Maj 2017 |

Trajtimi i erozioneve dentare me teknika adezive: provizor i menjėhershėm estetik - funksional. Rast klinik



Rehabilitimi estetik dhe funksional i njė rasti kompleks presupozon vlerėsimin e faktorėve dhe kushteve tė shumta me qėllimin pėr tė rivendosur ekuilibrin e tė gjithė sistemit stomatologjik.
Nė rastet nė tė cilėt haset humbja e Dimensionit Vertikal Okluzal (DVO) rezulton thelbėsore, krahas evidentimit tė shkaqeve, rivendosja e funksioneve nė respektim tė funksionalitetit artikular.
Ndėr shkaqet kryesore tė humbjes sė DVO janė pėrdorimi dhe erozioni, shpesh tė hasura nė individė tė rinj dhe kryesisht tė shkaktuara nga sjellje tė gabuara apo patologji me natyrė gastroenterike apo psikologjike. Pra bėhet e rėndėsishme, duke parė kėrkesat e pacientit, tė vėmė nė zbatim skema terapeutike minimalisht invazive por nė tė njėjtėn kohė tė qėndrueshme, tė forta dhe qė kryhen nė kohė tė shkurtėr trajtimi.
Pėrdorimi i elementeve dentare mund tė ketė shkaqe tė ndryshme si: abrazioni (shtrėngimi midis dhėmbit dhe materialeve tė forta tė ndryshėm nga smalti), fėrkimi (shtrėngimi midis dhėmbėve antagonistė), abfrakturė (mikrofrakturė e smaltit shkaktuar nga ngarkesa okluzale qė provokon shtrėngim tė elementit dentar) dhe erozion (shpėrbėrje kimike e substancės dentare).
Humbja e substancės dentare sipas gjendjes qė paraqitet mund tė sjellė problematika tė natyrės si funksionale si estetike.
Prevalenca e fenomenit tė erozionit nė popullsinė nė pėrgjithėsi duket se ėshtė nė rritje. Shpesh, pėrdorimi i elementeve dentare ėshtė rezultati i njė mbivendosje tė shumė fenomeneve, kėshtu njė inkuadrim preciz bėhet i vėshtirė.
Klasifikime tė ndryshme tė erozionit dentar janė propozuar me qėllimin pėr tė bėrė mė tė thjeshtė diagnozėn dhe mbi tė gjitha impostimin e planit tė trajtimit. Bartlett et al. kanė propozuar njė sistem klasifikimi tė erozionit dentar tė quajtur BEWE (Basic Erosive Wear Examination).
Klasifikimi ACE (Anterior Clinical Erosive) propozuar nga Vailati dhe Belser ndan pacientėt nė 6 klasa terapeutike dhe bazohet nė 6 parametra: ekspozimi dentar i zonave tė kontaktit, pėrfshirja e marzhit incizal, gjatėsia e kurorės klinike tė mbetur, prania e smaltit nė sipėrfaqet vestibulare, vitaliteti pulpor.
Opsione tė ndryshme terapeutike janė nė dispozicion tė mjekut nė lidhje me shkallėn e humbjes sė DVO pavarėsisht shkakut tė saj.
Teknika tradicionale e realizimit tė kurorave integrale (dhe eventualisht trajtimi endodontik i vetė elementeve) me qėllim rikonsturksionin e DVO dhe tė estetikės sė tė dyja harkatave.
Literatura sugjeron qasje tė ndryshme terapeutike nė bazė tė shkallės sė humbjes sė DVO:
• Humbja e DVO < 0,5 mm: ėshtė e mundur tė ndėrhyhet me restaurime direkte ose tė izoluara me qėllim pėr tė mbrojtur dentinėn e ekspozuar
• Humbja e DVO 0,5 - 2 mm: janė pėrdorur restaurime direkte nė kompozitė si nė sipėrfaqen okluzale nė sektorėt posterior si nė sipėrfaqen palatale dhe vestibulare nė sektorėt anterior
• Humbja e DVO > 2 mm: restaurimet indirekte nė qeramikė janė opsioni i sugjeruar
• Humbja e DVO > 4 mm: proteza fikse konvencionale mbetet zgjedhja e pėrzgjedhur

Kohėt e fundit zhvillimi i teknikave adezive ka lejuar adoptimin e protokolleve mė pak invazive pėr rikonstruksionin e funksionit dhe tė estetikės nė rastet e erozionit dentar, por nė rastet mė tė rėnda pėrdorimi mbetet kontrovers.

MATERIALE DHE METODA

Faza provizore
Me modifikimet okluzale qė projektohen nė trajtimin e erozioneve, faza provizore bėhet fondamentale pėr protezėn definitive, duke pėrjashtuar pasojat negative nė sistemin stomatognatik.
Pėrdorimi i pllakave pėr ripozicionimin ose kafshimin okluzal ėshtė njė fazė pėrgatitore pėr ristabilizimin definitiv tė DVO. Edhe pse e vlefshme nga ana artikulare aplikimi i kėtyre pajisjeve e bėn tė pamundur funksionimin pėrveē estetikės pėr tė gjitha fazat preliminare tė trajtimit.
Njė alternativė e vlefshme pėr terapinė okluzale tradicionale ėshtė pajisja Snap-on-Smile (DenMat Italia Srl, Baronissi, SA).
Bėhet fjalė pėr njė pajisje tė lėvizshme me rezinė acetali tė kristalizuar qė e vesh tė gjithė harkatėn ose pjesėrisht, duke shfrytėzuar mbajtjen mekanike tė dhėnė nga zona cervikale supragingivale e elementeve dentare. Indikacionet janė tė shumta: rritja e DVO dhe si instrument diagnostikues i regjistrimit okluzal, restaurimi provizor pre dhe post terapisė implantare, provizor kozmetik i lėvizshėm, kafshimi gjatė ditės dhe natės pėr bruksizėm etj.
Prodhuesi tregon zgjatjen nė 3-5 vjet, pėr tė cilėt pajisja Snap-on-Smile mund tė konsiderohet e dobishme nė fazėn preliminare dhe provizore tė trajtimit tė abrazioneve duke lejuar restaurimin e estetikės dhe tė DVO.
Megjithatė karakteristikat e sipėrfaqes qė kufizojnė pigmentimin e pėrthithjes sė substancave tė bėra nga ushqimet, i lejojnė pacientėve qė tė pėrftojnė menjėherė njė estetikė qė i kėnaq dhe qė tė pėrdorin pajisjen edhe pėr kohė mė tė zgjatura.
Pėrdorimi i njė pajisje tė lėvizshme nė trajtimin e abrazioneve mund tė pėrbėjė njė alternativė tė vlefshme ndaj cementimit tė restaurimeve provizore nė sipėrfaqet okluzale dhe tė qiellzės siē ėshtė pėrshkruar nga protokolli i Vailati dhe Belser. Nė fakt pėr rikonstruksionin e DVO nė teknikėn origjinale ėshtė parashikuar njė fazė preliminare me aplikimin e njė kafshimi, ndjekur nga njė fazė provizore nė tė cilėn restaurimet nė kompozitė cementohen pėr t'u zėvendėsuar mė pas nga restaurime definitive; nė fakt me pėrdorimin e njė pajisje tė lėvizshme tė tipit Snap-on-Smile rikonstruktohen njėkohėsisht DVO dhe estetika e sektorėve frontalė, duke kufizuar cementimet provizore. 




Fig. 1 Harkata e sipërme, pamje okluzale
Fig. 2 Harkata e poshtme, pamje okluzale


Rasti klinik
Pėrshkruhet nė vijim njė rast klinik i abrazionit dentar i shkallės 2 sipas klasifikimit BEWE, trajtuar nė fazė fillestare me njė pajisje tė tipit Snap-on-Smile dhe mė pas finalizuar me faseta palatale, overlay dhe restaurime direkte posteriore nė kompozitė. Pacientja ka mundėsuar konsensusin e informuar tė shkruar para se t'i nėnshtrohej trajtimit.
Pacientja 36 vjeēare paraqitej pranė nesh duke u ankuar pėr njė problem estetik dhe ndjeshmėri tė shtuar dentinale. Nuk referonte patologji sistemike dhe nuk konsumonte barna.
Nė testin intraoral pacientja paraqiste abrazion tė sipėrfaqeve okluzale tė elementeve posteriore superiore dhe inferiore dhe tė sipėrfaqeve incisale dhe palatale superiore dhe linguale inferiore me reduktim tė DVO dhe kafshim tė hapur anterior (fig. 1 dhe 2).
Nė vlerėsimin gnatologjik preliminar pacientja nuk paraqiste problematika artikulare dhe/ose muskulore sipas kritereve RDC/TMD.

TRAJTIMI

Pas marrjes sė gjurmės dhe montimit artikulator ėshtė planifikuar trajtimi me ndihmėn e njė dylli diagnostikues. Nga i njėjti dyll janė realizuar stampimet pėr mock-up superior dhe inferior nga tė cilat pas ballafaqimit me kėrkesat e pacientes janė marrė gjurmėt. Gjurmėt e precizionit janė dėrguar nė laborator bashkė me dyllin e pozicionit dhe me dublimin e dyllit diagnostikues tė kryer nga laboratori pėr realizimin e dy pajisjeve Snap-on-Smile nėpėrmjet metodės CAD-CAM (fig. 3).
Tė dy pajisjet janė funksionalizuar nė zgavrėn e gojės dhe i janė vendosur pacientes pėr tre muaj gjatė tė cilėve ėshtė kryer dhe monitorimi nė nivel artikular.



Fig. 3 Pajisja e lëvizshme provizore superiore dhe inferiore në njësi
Fig. 4 Regjistrimi i jig në rezinë autopolimerizuese në sektorin anterosuperior pas ndarjes së pajisjes së lëvizshme në tre pjesë
Fig. 5 Kontrolli pas një viti, pamje frontale


Pėr tė gjithė kohėzgjatjen e trajtimit dhe me kontrollet vijuese pacientja nuk ka shfaqur fillim tė problemeve artikulare dhe/ose muskulore.
Pas periudhės fillestare pacientja rezultonte e stabilizuar nė DVO tė ri, prandaj u bė i mundur kalimi nė fazėn vijuese me realizimin e restaurimeve pėrfundimtare, duke riprodhuar kushtet e arritura nė fazė provizore.
Pėrgatitjet pėr restaurimet kanė ndjekur njė skemė specifike me qėllim mbajtjen e precizionit mė tė madh tė mundshėm dhe tė lehtėsojnė punėn nė poltron.
Sektori anterosuperior (nga 1.3 nė 2.3) ėshtė pėrgatitur pėr fasetat palatale nė kompozitė pas ndarjes sė Snap-on-Smile superior nė pikat e bashkimit midis 1.3 dhe 1.4 dhe midis 2.3 dhe 2.4, duke pėrftuar kėshtu tre seksione duke filluar nga dispozitivi fillestar. Kjo manovėr ka lejuar regjistrimin me njė jig nė rezinė autopolimerizuese (Pattern Resin LS Self-Cu-Ring, Acrylic Die Material, GC America Alsip, II, USA) dimensioni vertikal i sektorit frontal pėrgatitur duke futur njėkohėsisht seksionet posteriore superiore dhe Snap-on-Smile inferior (fig.4). E njėjta sekuencė ėshtė pėrsėritur nė sektorėt posterosuperior duke lidhur nė fund tre jig nė rezinė dhe duke ruajtur Snap-on-Smile inferior nė pozicion.
Snap-on-Smile superior ėshtė rikrijuar duke u ribalancuar dhe ridėrguar te pacientja, duke shėrbyer kėshtu si restaurim provizor nė pritje tė realizimit tė restaurimeve definitive. Nė takimin e radhės u bė i mundur cementimi pėrfundimtar i fasetave palatale dhe i inlays posterosuperior nė kompozitė (SR Nexco paste, Ivoclar Vivadent Srl, Naturno, BZ) dhe realizimi i restaurimeve direkte posteriore duke pėrdorur njė rezinė kompozitė (Nuance Universal, DenMat Italia Srl).
Pacientja kėshtu plotėsohet me tė gjithė restaurimet definitive tė cementuar nė harkatėn superiore dhe Snap-on-Smile inferior nė njėsi. Nė takimet e ardhshme elementet dentare tė harkatės inferiore janė pėrgatitur duke ndjekur vetė procedurėn e pėrdorur nė harkatėn superiore. Nė figurėn 5 ėshtė e mundur tė vėrejmė kontrollin pas njė viti nė tė cilin pacientja rezulton stabėl.

DISKUTIME DHE IMPLIKIMET KLINIKE

Trajtimi i abrazioneve dentare ėshtė njė kėrkesė nė rritje e lidhur me ndryshimin e ushqimit dhe me stilin e jetesės. Zgjedhja e planit tė trajtimit mė tė pėrshtatshėm pėr pacientin nuk varet vetėm nga ashpėrsia e patologjisė por dhe nga karakteristika tė tjera tė pėrfshira dhe nga kėrkesat e vetė pacientit, si rikonstruksioni i estetikės dhe i funksionit dhe reduktimi i kohės sė trajtimit. Njė pajisje e lėvizshme e pėrdorshme pa pėrgatitje tė elementeve dentare ėshtė njė ndihmesė e vlefshme pėr stomatologun nė administrimin e kėsaj lloj problematike edhe pse thjeshton si fazėn diagnostikuese si fazat operative.
Projektimi i kujdesshėm i rastit dhe kontrolli preciz i secilės prej fazave terapeutike mundėsojnė njė komunikim mė tė mirė dhe njė zgjidhje mė tė lehtė edhe nė rastet komplekse qė kėrkojnė rikonstruksionin e estetikės dhe tė funksionit, duke garantuar njė kėnaqėsi mė tė madhe si tė mjekut si tė pacientit.


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 90 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D