Restaurime indirekte anteriore: teknikat e pjesshme aditive si njė opsion terapeutik konservativ


|

Konservativė | 26 Prill 2017 |

Restaurime indirekte anteriore: teknikat e pjesshme aditive si njė opsion terapeutik konservativ



Stomatologjia moderne adezive i ka mundėsuar mjekėve procedura rikonstruktuese mė tė thjeshta, duke hapur skenarė tė pamenduar nė tė shkuarėn, falė teknikave adezive. Me kėtė qėllim sot ėshtė e mundur tė kryejmė restaurime parciale me teknika direkte, duke pėrdorur materiale kompozite moderne, por edhe me teknika indirekte duke pėrdorur qeramikėn feldspathic dhe qeramikat e qelqta apo vetė materialet kompozite, tė pėrdorur me teknikėn indirekte te dhėmbėt anterior pa pėrgatitje ose me pėrgatitje ultrakonservative, duke kryer njė ndėrhyrje minimale nė smalt qė nė ēdo rast ruhet nė integritetin e tij. E gjithė kjo konsiston nė pėrftimin e ngjitjes mė tė mirė tė mundshme duke fiksuar restaurimet nė mėnyrė si mikromekanike si kimike nė suportin dentar.


Diskutim
Prezantohen mė pas njė qasje moderne pėr procedura restaurimi posteriore parciale dhe njė fluks pune i dobishėm nė tė gjithė rastet qė nuk lejojnė kontrolle okluzale, vetėm nėse kryhen pas cementimit Teknikat indirekte sot mund tė jenė plotėsisht shtuese nė situata tė ndryshme klinike, falė pranisė sė hapėsirave qė duhet tė kompensohen. Pėrgjithėsisht pėrgatitja protetike nuk ėshtė nė fakt e nevojshme pėr dhėmbėt veēanėrisht tė vegjėl edhe nė mungesė tė gėrryerjeve. E vetmja veēori ėshtė vlerėsimi i njė aksi insercioni pėr punėn qė ėshtė nė tė shumtėn e rasteve bukale. Mungesa e pėrgatitjes ofron avantazhe tė ndryshme si pėr shembull konservimi i smaltit tė pranishėm, menaxhimi dhe kontrolli i profilit tė emergjencės, reduktimi i kohės nė poltron.
Udhėzimet pėr ekzekutimin e restaurimeve parciale anteriore me teknika indirekte janė:
- modifikime tė formės, pėr shembull nė rastet e dhėmbėve konikė, agenesis dentar, prania e diastemave, embrasures cervikale pėr t'u kompensuar, nevoja e zgjatjes nė nivel incizal,
- modifikime tė profilit tė emergjencės
- nevoja pėr tė kryer restaurime tė rėndėsishme nė rast frakturash tė kurorės, karies i shumėfishtė, veshja e dhėmbit, rimodelimi i dhėmbėve tė keq formuar
- diskromi tė rėnda pa mundėsi zbardhje
- kėrkesa estetike shumė tė larta nga ana e pacientit
Bėhet e njohur se teknikat shtuese nuk janė gjithmonė tė praktikueshme, pasi ekzekutimi i tyre mund tė merret nė konsideratė vetėm nėse ėshtė e mjaftueshme hapėsira qė tė mund tė shtohet material nė vend qė tė hiqet substancė dentare. Ato pra rezultojnė ideale nėse janė tė pranishme pėr shembull diastema pėr t'u kompensuar, dhėmbė konikė pėr tu zmadhuar, mikrodonci apo nevojė pėr zgjatje nė nivel incizal, por me kusht qė tė ekzistojnė overjet dhe overbite tė pėrshtatshėm qė tė mund tė punohet nė shtesė.
Zgjedhja e materialeve qeramike fokusohet te qeramikat etchable, qofshin kėto feldspathic apo me bazė tė disilikatit tė litiumit, megjithatė kėto kanė njė nivel translucence ideal, por mund tė adoptohen (nė veēanti ato me bazė tė disilikatit) edhe nė "lėndėt e para" mė opake dhe mbuluese nė rastet e diskromisė. Fluksi i punės nė teknikat plotėsisht shtuese parashikon nga fillimi i trajtimit tė cementimit disa pasazhe tė raportuara si mė poshtė:
- dyllosje pėr analizė dhe krijimi i udhėzimeve nė silikon
- stampim i mock-up nėpėrmjet maskave dhe funksionaliteti i saj
- gjurmėt e mock-up funksionalizuar pėr ndėrtimin e udhėzimeve nė silikon qė do tė ndihmojnė teknikun nė realizimin e restaurimeve nga njė pikėpamje funksionale
- gjurmėt e precizionit
- fazat e laboratorit dhe prova e manifakturave
- procedurat adezive dhe cementimi

Figurat 1-25 ilustrojnė njė rast klinik nė tė cilin prania e mikrodoncisė dhe diastemave ėshtė trajtuar me faseta nė qeramikė me teknika shtuese.




Fig.1: Situata fillestare: pamje frontale
Fig.2: Nė pamje laterale majtas pacientja tregon mikrodonci tė 1.2 dhe crossbite posterior
Fig.3: Nė pamje laterale djathtas vėrehen rrotullimi i 1.3, prania e hapėsirės sė bollshme midis 1.1, 1.2, 1.3 dhe kafshimi i hapur posterior
Fig.4: Pacientja ftohet tek ortodonti pėr zgjidhjen e probleme tė vėrejtura
Fig.5: Pėr tė ndihmuar ortodontin nė terapinė e specializuar, kryhen restaurime provizore nė kompozitė nė 1.2 dhe 2.2 pa teknika adezive, nė mėnyrė qė tė mund tė hiqen lehtėsisht nė fund tė ortodoncisė
Fig.6: Detaje tė ashtuquajturave restaurime provizore (nė tė majtė) dhe pas heqjes sė tyre nė fund tė trajtimit ortodontik (nė tė djathtė)
Fig.7: Detaje tė diastemave me ngarkesė tė incizivėve lateral nė pamje frontale dhe laterale
Fig.8: Gravura e diastemave nė 1.2
Fig.9: Pamje e zmadhuar e diastemave nė 2.2
Fig.10: Analizimi i harkut facial dhe gjurmėt e precizionit
Fig.11: Fasetat adezive nė disilikat litiumi tė presuara dhe tė pikturuara
Fig.12: Prova e fasetave me pasta tė dedikuara
Fig.13: Try-in i fasetave nė pamje frontale dhe okluzale
Fig.14: Prova e radhės e fasetave nėn digė
Fig.15: Gravura e sipėrfaqes vestibulare pėr 20 sekonda pas punimit me rėrė me oksid alumini
Fig.16: Aplikim i njė sistemi adeziv universal i gjeneratės sė fundit
Fig.17: Gravura e porcionit tė brendshėm tė restaurimeve me acid fluorhidrik 9,6% pėr 20 sekonda
Fig.18: Cementimi i fasetave me njė kompozitė tė dedikuar, vetėm fotoaktive
Fig.19: Detaje pas manovrave tė rifiniturės dhe shkėlqimit tė restaurimeve nėn digė
Fig.20: Detaje tė tjera pas rifiniturės dhe shkėlqimit tė restaurimeve nėn digė


Fig.21: Detaje para dhe pas procedurave restauruese
Fig.22: Buzėqeshja e re e pacientes
Fig.23: Kontrolli pas njė muaji
Fig.24: Detaje tė morfologjive tė reja dhe integrimi estetik
Fig.25: Kontrolli pas njė viti tregon njė integrim tė shkėlqyer morfologjik – qeramikė dhe restaurimi me proporcione ideale


Konkluzione
Teknikat restauruese parciale indirekte janė njė suport shumė i vlefshėm nė situata tė ndryshme klinike aty ku kėrkesa pėr pėrmirėsim estetik e buzėqeshjes ėshtė e rėndėsishme.
Falė mundėsisė sė shtimit tė materialit tė suportit dentar qė mbetet i paprekur dhe jo i pėrgatitur, sot rezulton akoma mė e lehtė mos tė tramuatizojmė nė asnjė mėnyrė elementet dentare, pra duhet t'i respektojmė dhe t'i pėrmirėsojmė nė mėnyrė plotėsisht konservative.

Referenca:
1. Coachman C, Gürel G, Calamita M, Morimoto S, Paolucci B, Sesma N. The influence of tooth color on preparation design for laminate veneers from a minimally invasive perspective: case report. Int J Periodontics Restorative Dent 2014;34(4):453-9.
2. Gürel G. Porcelain laminate veneers: minimal tooth preparation by design. Dent Clin North Am 2007;51(2):419-31.
3. Gürel G. Predictable, precise, and repeatable tooth preparation for porcelain laminate veneers. Pract Proced Aesthet Dent 2003;15(1): 17-24.
4. Gürel G, Sesma N, Calamita MA, Coachman C, Morimoto S. Influence of enamel preservation on failure rates of porcelain laminate veneers. Int J Periodontics Restorative Dent 2013;33(1):31-9.
5. Magne P, Cascione D. Influence of post-etching cleaning and connecting porcelain on the microtensile bond strength of composite resin to feldspathic porcelain. J Prosthet Dent 2006;96(5):354-61.
6. Magne P, Douglas WH. Porcelain veneers: dentin bonding optimization and biomimetic recovery of the crown. Int J Prosthodont 1999;12(2):111-21.
7. Mangani F, Cerutti A, Putignano A, Bollero R, Madini L. Clinical approach to anterior adhesive restorations using resin composite veneers. Eur J Esthet Dent 2007;2(2):188-209.

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 60 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D