Implantologjia nė rastet e Lichen Planus nė formė aktive: protokolli operativ


|

Implantologji | 19 Prill 2017 |

Implantologjia nė rastet e Lichen Planus nė formė aktive: protokolli operativ



Integrimi nė kockė i implanteve dentare bazohet nė procesin sekuencial tė shėrimit, si kockor si tė mukozės dhe mund tė ngadalėsohet ose kompromentohet te pacientėt e prekur nga lichen planus nė formė aktive.
Lichen planus ėshtė njė sėmundje autoimune qė nė nivel oral mund tė karakterizohet nga vija tė bardha, erozione, gjakrrjedhje, ndjesi djegie orale dhe ulcera. Lichen planus lidhet me depozitimin e antitrupave autoimun nė nivel tė ndėrfaqes sė indeve tė buta tė mukozave dhe njihet pėr kalimin nėpėrmjet fazave tė aktivitetit dhe fazave tė reduktimit. Nėse duhet tė ndiqen trajtime tė implantologjisė gjatė fazave aktive tė sėmundjes, mund tė lindin problematika qė lidhen me shėrimin. Deri pak vite mė parė studime tė literaturės kėshillonin vendosjen e implanteve dentare vetėm te pacientėt me lichen planus asimptomatik ose gjatė fazave tė reduktimit duke shmangur fazėn aktive. Nė realitet shumė pak dihet rreth lidhjes midis lichen planus aktiv dhe shkallės sė suksesit tė implanteve dentare sepse shumė pak studime janė kryer ne kėtė sens. Ndėr studimet e pakta, njė i kohėve tė fundit i publikuar nė "Journal of Prosthodontic" nė janar 2017 ballafaqon problematikėn me qėllimin primar pėr tė propozuar njė protokoll tė menaxhimit klinik pėr futjen e implanteve dentare nė pacientė tė prekur nga lichen planus aktiv.


Nė kėtė studim janė marrė nė konsideratė 23 pacientė qė i ėshtė diagnostikuar lichen planus nė fazė aktive dhe janė drejtuar te njė klinikė dentare pėr tė vendosur implante dentare. Nė kėto pacientė janė futur implante dentare nėpėrmjet metodės qė tė parashikonte hapjen e lembos dhe osteotominė sekuenciale. Pas njė kohe shėrimi prej 6 javėsh implantet janė vėnė nė okluzion nėpėrmjet protezave provizore. Nga 55 implantet e vendosur, 42 kanė dėshtuar pas njė kohe tė shkurtėr (nga 7 nė 11 javė pas vendosjes).
Implantet e dėshtuar janė hequr nė mėnyrė kirurgjikale dhe njėsitė janė pastruar me kujdes me curette manuale dhe shpėlarje. Nga njėsitė kirurgjikale janė mbledhur njė numėr qelizash CD4 / CD8 dhe biopsitė gingivale. Pacientėve mė pas i ėshtė administruar njė dozė nė rritje (5 mg/10 ditė) kortikosteroidėsh nė rrugė orale, deri nė njė dozė ditore prej 20 mg/die, qė ėshtė mbajtur pėr dy javė. Nė tė gjithė pacientėt me pas janė kryer, nė njėsitė e vendosjes sė implanteve, 10 trajtime me irrigim tė indeve tė buta me laser me energji tė ulėt me qėllimin pėr tė pėrmirėsuar qarkullimin e gjakut, reduktimin e inflamacionit dhe sterilizimin e zonės sė osteotomisė. Pas rreth 8 javėsh janė vendosur njė seri e re prej 42 implantesh me ngarkesė tė parakohshme. Ēdo 3 muaj janė vlerėsuar me radiografi periapikale dixhitale nivelet e kockės margjinale pėrreth protezave.


Rezultatet e pėrftuara nga studimi janė si mė poshtė vijon:
Nga analizat primare ka dalė nė pah njė numėr qelizash CD8 i lartė dhe nga biopsitė e indeve prania e infiltrateve qelizore inlamatore. Hetimet imunologjike janė pėrsėritur edhe pas administrimit tė kotrikosterioidėve oral dhe pas rrezatimit me laser tė indeve tė buta dhe ėshtė vėrejtur njė reduktim i numrit tė qelizave CD8 dhe zhdukja e infltratit inflamator, evident nė biopsitė e indeve tė buta tė ekzaminuara. Autorėt kanė mundur tė konstatojnė njė reduktim primar tė nivelit kockor margjinal nė 3 muajt e parė nga momenti i vendosjes sė implantit, mė pas vetė kjo ka mbetur konstante gjatė periudhave vijuese tė vėzhgimit.
Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi, qė nė fakt nevojiten konfirmime nga ana e studimeve tė tjera klinike, mund tė pėrfundojmė se ėshtė e mundur tė kryhet me sukses implantologjia edhe nė rastet e lichen planus aktiv, me pakt qė tė procedohet me njė terapi profilaktike me bazė tė kortikosteroidėve oral qė kryhen nėpėrmjet trajtimeve me laser tė indeve tė buta tė njėsive tė pėrzgjedhura pėr futjen e implanteve.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33.


Pėr mė tepėr: J Prosthodont. 2017 Jan;26(1):29-33.  Clinical Management Protocol for Dental Implants Inserted in Patients with Active Lichen Planus. Aboushelib MN, Elsafi MH



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 72 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D