Njė lezion i gjerė radiopak i mandibulės posteriore


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 18 Prill 2017 |

Njė lezion i gjerė radiopak i mandibulės posteriore



Njė pacient mashkull 32 vjeēar u dėrgua pėr njė lezion mandibular nė tė djathtė, te mjeku i tij nė Shėrbimin e Patologjisė dhe Kirurgjisė Orale tė Njėsisė Operative tė Odontostomatologjisė II tė ASST, Santi Paolo e Carlo nė Milano. Anamneza mjekėsore ėshtė negative pėr ēdo lloj patologjie, nuk vlerėsohen deformime tė fytyrės, nuk referohet asnjė simptomatologji dhe nė nivel intraoral nuk vlerėsohen lezione tė mukozės. Radiografia panoramike (fig. 1) dhe tomografia e kompjuterizuar (fig. 2), qė zotėronte pacienti nė momentin e vizitės sė parė, tregonin njė radiopacitet tė gjerė tė ērregullt qė dominonte elementin 4.8. Molari i tretė inferior nė tė djathtė ėshtė i retinuar totalisht nė kockė me tė tretin e mesėm dhe apikalen e rrėnjėve nė kontakt tė ngushtė me fashėn vaskulare-nervore inferiore. Kanali mandibular rezulton forcėrisht i shtypur dhe i devijuar nė sensin apikal nė korrespondencė tė elementit nė fjalė, duke kaluar midis dy rrėnjėve meziale. Masa radiopake qė ėshtė mbi kurorė, shtrihet nė mėnyrė superiore pėr rreth 1 cm deri nė marzhin e kurorės sė kortikales kockore dhe nė mėnyrė distale zė hapėsirėn midis kurorės dhe molarit tė tretė dhe kortikales sė kanalit mandibular. Pėrreth lezionit ėshtė e pranishme njė zonė e hollė radiotransparente qė krijon njė ndarje neto nga indi kockor pėrreth. Pacienti nuk ka teste radiografike me pamje qė mund tė na lejojnė tė vlerėsojmė nė kohė shkallėn e rritjes sė lezionit.
Testi histologjik konfirmon diagnozėn klinike tė odontomės komplekse.


Nė rastin e pėrshkruar shenjat klinike dhe radiografike na bėjnė tė mendojmė pėr njė diagnozė tė odontomės komplekse. Masa e lezionit ka penguar daljen normale tė molarit tė tretė. Megjithėse dyshimi klinik ėshtė i fortė ėshtė e nevojshme tė konsiderojmė mundėsinė e tė qenit pėrballė patologjive tė tjera si osteomieliti sklerotizues, displazia periapikale e cementit, fibroma kockėzuese dhe cementoblastoma. Nė akord me pacientin u vendos kryerja e biopsisė incizionale (fig. 3). Kryhet njė lembo nė formė zarfi me incizion shkarkues disto-vestibular nė kurorėn e elementit 4.7 dhe nė vijim tė shkėputjes sė njė lemboje mukoperiosteale kryhet marrja e njė mostre tė lezionit (fig. 4) pėr dėrgimin e materialit tė nevojshėm te anatomopatologu. Konsistenca e lezionit ėshtė e fortė, e krahasueshme me atė tė dentinės sė njė elementi tė shėndetshėm dentar. Testi histologjik konfirmon diagnozėn klinike tė odontomės komplekse. Ky lloj lezioni klasifikohet si tumor beninj me origjinė odontogjene. Konsiderohet njė hamartomė dentare e pėrbėrė nga inde tė mineralizuara qė derivojnė nga epiteli odontogjen dhe ektomezenkima, smalti, dentina dhe cementi janė tė pranishėm dhe tė zhvilluar mirė por ndjekin njė skemė nga ana makroskopike tė ērregullt pa ēuar nė formimin e elementeve dentare tė pėrcaktuara.

Lezioni ka karakteristika beninje dhe nuk ka tendenca pėr pėrsėritje. Nė rastin e pėrshkruar nuk ka udhėzime absolute pėr trajtimin e lezionit por duke konsideruar pėrmasat dhe raportin me sipėrfaqen distale tė rrėnjės sė elementit 4.7 vendoset qė tė hiqet lezioni duke lėnė njėsinė e molarit tė tretė. Ekstraktimi i dhėmbit tė pjekurisė nuk ėshtė njė ndėrhyrje e justifikuar, invaziviteti dhe risqet e ndryshimit tė pėrēueshmėrisė nervore na ēojnė drejt njė qasje tė tipit konservativ. Parashikimi ėshtė se mbyllja pėr qėllim tė parė dhe sasia e kortikales kockore vestibulare dhe linguale do tė lejojnė njė shėrim tė mirė tė plagės edhe para plotėsimit tė fazės sė rimineralizimit, njė ekstruzion natyral i elementit dentar. Plani i trajtimit ėshtė diskutuar me pacientin qė jep miratimin pėr ndėrhyrjen. Lembo pėr heqjen e lezionit ėshtė e ngjashme me atė tė kryer gjatė biopsisė incizionale. Me ngritjen e lembos mukoperiosteale dhe tė njė ostektomie modeste vestibulare ėshtė e mundur tė kemi akses nė tė gjithė lezionin. Duke konsideruar konsistencėn e fortė tė lezionit, kryhen disa vija ndarėse nėpėrmjet frezave me dhėmbėza; fragmentet e pėrftuara hiqen pa sakrifikuar kėshtu mė tej indin kockor. Sutura kryhet nėpėrmjet polifilamentit tė riasorbueshėm 4/0. Testi i ri histologjik i kryer nė tė gjithė lezionin konfirmon diagnozėn e parė. Nė distancė prej 6 muajsh ėshtė e mundur qė nė radiografinė endorale (fig. 4)  tė vlerėsojmė se si nė akord me parashikimet e formuluara, ėshtė riformuar plotėsisht kortikalja sipėr elementit tė retinuar dhe se si kjo rezulton nė pozicion mė koronal krahasuar me atė pėrpara ndėrhyrjes.

Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.

Perktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D