Plakja faciale: karakteristikat biologjike dhe klinike, opsionet e trajtimit mjekėsor estetik dhe dentar


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 11 Prill 2017 |

Plakja faciale: karakteristikat biologjike dhe klinike, opsionet e trajtimit mjekėsor estetik dhe dentar



Plakja ėshtė njė proces i pashmangshėm qė provokon njė ēekuilibėr tė homeostazės dhe njė vulnerabilitet tė organizmit, pėrveē njė reduktimi tė funksionimit ndaj stimujve mjedisorė dhe prek qelizat, indet, organet dhe sistemet e trupit.
Literatura pėr zhvillimin e fytyrės dhe pėr fazat e ndryshme qė ēojnė nė pėrkufizimin e karakteristikave morfologjike tė fytyrės sė tė rriturit ėshtė e gjerė. Shumė pak kėrkime janė tė disponueshme pėr fenomenologjinė e plakjes faciale.
Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė rishikojė njohuritė aktuale shkencore nė lidhje me plakjen e fytyrės nė disiplina tė ndryshme: anatomi, stomatologji, ortodonci, kirurgji maksilo-faciale, mjekėsi estetike dhe aspekte relative psikologjike, me qėllim qė tė futet njė koncept i ri estetik pėr tė pėrballuar menaxhimin multidisiplinor tė plakjes faciale.


Materiale dhe metoda
Ėshtė kryer njė kėrkim i literaturės nė PubMed, Embase dhe Google Scholar duke bashkuar fjalėn kyēe "plakje e fytyrės" me fjalėt vijuese: anatomia faciale, stomatologjia, ortodoncia, kirurgjia maksilo-faciale, mjekėsia estetike, psikologjia.
Rezultate
Nė kėtė rishikim janė pėrfshirė 114 artikuj.
Proporcioni, harmonia, rregullsia, rikthimi i volumeve, unifomiteti i teksturės sė lėkurės dhe ngjyrės, pamja natyrale e indeve tė forta dhe tė buta janė pikat e fundit tė estetikės moderne dhe tė procedurave aktuale estetike nė termat e plakjes faciale.

Diskutime
Njė nga pikat themelore tė rezultateve pėr diskutim ėshtė edhe Plakja faciale dhe roli i profesionistėve. Duke qenė se plakja faciale prek tė gjitha strukturat e fytyrės, ajo domosdoshmėrisht i intereson nė mėnyrė transversale tė gjitha disiplinave mjekėsore dhe dentare. Nė veēanti profesionistėt dentarė (stomatologė, ortodontist, kirurg maksilo-facial) tė cilėt pėrfshihen nė problematikat interesante qė lidhen me plakjen faciale duhet tė pėrballen me njė rol thelbėsor, qoftė pėr komponentėt mbizotėrues tė lartpėrmendur tė kėtyre fenomeneve nė regjionet anatomike pėrkatėse, qoftė sepse thėrriten qė tė bashkėpunojnė me profesionistė si dermatologėt, kirurgėt plastikė, mjekėt estetikė tė cilėt mund tė japin njė mbėshtetje tė ēmuar dhe shumė tė kualifikuar.

Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 78 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D