Koaguli dhe membrana sinusale: njė kombinim ideal pėr rigjenerimin kockor nė brendėsi tė sinuseve maksilar


|

Implantologji | 15 Mars 2017 |

Koaguli dhe membrana sinusale: njė kombinim ideal pėr rigjenerimin kockor nė brendėsi tė sinuseve maksilar



Objektiva. Qėllimi i kėtij punimi ėshtė tė vlerėsojmė sjelljen e njė sėrė implantesh nė formė koni tė prerė tė futur nė maksilėn posteriore atrofike duke pėrdorur njė qasje nga ana e kreshtės pa futjen e materialit mbushės.


Materiale dhe Metoda. Nė kėtė studim retrospektiv kanė marrė pjesė 20 pacientė (13 femra, 7 meshkuj) me moshė nga 25 nė 79 vjeē. Janė vendosur me qasje nga kreshta 21 implante (Neoss Tapered, Neoss Ltd, Harrogate, UK) nė maksilėn posteriore nga marsi 2012 nė qershor 2013, me njė follow-up me ngarkesė protetike prej 5-24 muaj. Janė zgjedhur implante me formė koni tė prerė meqenėse mė parė ėshtė pėrftuar in vitro njė qėndrueshmėri primare nė kockė tė butė.
Kriteret e pėrfshirjes nė studim ishin:
• mungesa e plotė e dhėmbėve nė pjesėn posteriore tė nofullės sė sipėrme me lartėsi kockore tė mbetur ≥ 4 mm poshtė mukozės sė sinusit maksilar dhe dimension vertikal tė kreshtės sė mbetur tė ruajtur tė tillė pėr tė mos krijuar kushte klinike tė pafavorshme
• shėndet i mirė i pėrgjithshėm
• periodontium i shėndetshėm dhe mungesė e kundėrindikimeve ndaj terapisė implantare.


Rezultate. Nė njė total prej 21 implantesh tė vendosur nė 20 pacientė me njė teknikė me qasje nga ana e kreshtės poshtė sinuseve maksilar, vetėm njė implant ėshtė humbur gjatė periudhės sė integrimit kockor 35 ditė pas ndėrhyrjes. 20 implantet e mbetur janė shėruar pa komplikime dhe janė vendosur protezat me kurora teke tė cementuara pas 4 muajsh nga shėrimi i pa shqetėsuar. Duke pėrjashtuar implantin e humbur, 20 implantet e mbetur kanė pasur njė sukses klinik prej 100% pas njė follow-up prej 5-24 muajsh funksion. Gjatė kirurgjisė ėshtė hasur vetėm njė perforim i mukozės sinusale me manovrėn e Valsalva qė ėshtė zgjidhur me vendosjen e njė implanti prej 2 mm mė tė shkurtėr. Lartėsia kockore mesatare vertikale nė momentin e kirurgjisė ishte prej 5,3 ± 1,7 mm dhe janė arritur 8,8 ± 3,1 mm pas 5-24 muajsh ngarkese, me njė rigjenerim vertikal nė brendėsi tė sinuseve me 3,5 ± 1,4 mm. Stabiliteti implantar mesatar i regjistruar me frekuencėn e rezonancės pėr kirurgjinė ishte prej 73,8 ± 10,4 ISQ dhe pėr zbulimin pas 4 muajsh shėrimi prej 76,3 ± 4,6 ISQ.


Konkluzione. Qasja nga kreshta mund tė mundėsojė njė alternativė tė vlefshme nė raste tė seleksionuara me teknikėn mė invazive tė ngritjes sė dyshemesė sė sinusit maksilar me hapjen e njė dritareje kockore laterale. Rezultate tė mira mund tė pėrftohen pa pėrdorimin e biomaterialeve dhe rigjenerimi kockor pėrreth impianteve ndodh njėkohėsisht me integrimin kockor pa zgjatur kohėt e pritjes pėr shėrim. Kėto rezultate klinike pa dyshim inkurajuese do tė mbėshteten nga njė rast studimor mė i gjerė me njė follow-up mė tė gjatė.

Artikullin e plotė e gjeni duke klikuar kėtu.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 84 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D