Parodontologjia: eksperimentime tė reja rreth pluhurit tė glicinės


|

Parodontologji | 6 Mars 2017 |

Parodontologjia: eksperimentime tė reja rreth pluhurit tė glicinės



Kėrkimi i materialeve tė reja ka tė bėjė edhe me fushėn e parodontologjisė: ndėr mė premtuesit nė kėtė sektor ėshtė pluhuri i glicinės qė, "i fryrė" mė njė lėshues ajri nė xhepat parodontal dhe nė indet orale, arrin tė heqė nė mėnyrė efikase biofilmin pa i dėmtuar ato. Pėr atė qė nuk kishim akoma prova tė mjaftueshme, ishte qė nėse pluhuri i glicinės do tė ishte efikas edhe pėr pastrimin e xhepave parodontal tė thellė apo jo: dėshmia sot ekziston dhe gjendet nė njė studim tė realizuar nga njė grup kėrkuesish amerikanė dhe i publikuar nė Journal of Periodontology.


Eksperimentimi ka pėrfshirė 30 pacientė me xhepa parodontal mė thellėsi nga 4 nė 9 mm dhe ka parashikuar trajtimin e 15 personave me pluhur glicine dhe tė 15 tė tjerėve me heqjen e gurėzave dhe planifikimin radikolar me pėrdorimin e curettes. Rezultatet thonė se trajtimi me pluhur glicine ka dėshmuar efikasitet mė tė madh nė pastrimin e xhepave parodontal tė thellė dhe ėshtė mė i shpejtė krahasuar me metodėn tradicionale. Trajtimi me pluhur glicine ėshtė perceptuar nga pacientėt pėrgjithėsisht i durueshėm dhe fakti qė nuk ka shkaktuar efekte anėsore ka provuar siguri.


"Falė veprimit tė tij minimal abraziv" kanė shkruar kėrkuesit, "pluhuri i glicinės mund tė pėrdoret pėr tė trajtuar sipėrfaqet e ekspozuara radikolare, indet e buta orale dhe materialet implantare dhe restorative pa shkaktuar dėmtim. Risku i heqjes sė tepėrt tė indit radikolar ėshtė nė fakt minimal krahasuar me pėrdorimin e instrumenteve manuale apo tė sondės sonike dhe ultrasonike dhe nė tė njėjtėn mėnyrė epiteli gingival i ekspozuar ndaj veprimit tė pluhurit tė glicinės shfaq shenja minimale tė erozionit nė krahasim me indet qė i janė nėnshtruar veprimit tė pluhurit tė bikarbonatit dhe curettes.

"
Kėrkuesit nė fakt nuk e kanė pėrdorur pluhurin e glicinės vetėm nė zonat subgingivale por edhe nė ato supragingivale: me kėtė metodė kanė trajtuar sipėrfaqet dentare pėr tė hequr biofilmin dhe njollat, indet e mukozės labiale dhe bukale, sipėrfaqet e qiellzės dhe tė gjuhės; pėr pastrimin e xhepave parodontal me thellėsi nėn 4 mm, gjithashtu mjeti ėshtė pozicionuar sipėr gingivės duke drejtuar fryrjen nė brendėsi tė xhepit.
Pėr sa i pėrket sigurisė sė trajtimit nė fund kėrkuesit kanė shkruar se "studimet konkordojnė nė provimin se pluhuri i glicinės ėshtė mė pak abraziv se trajtimi me pluhur bikarbonati sepse prodhon mė pak ashpėrsi nė sipėrfaqet e materialeve restorative tė izoluesve dhe tė materialeve qė pėrbėjnė aparatet ortodontike."

 
Randomized Controlled Trial Assessing Efficacy and Safety of Glycine Powder Air Polishing in Moderate-to-Deep Periodontal Pockets
J Periodontol 2012;83(4):444-52.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 96 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D