Lezione radiolucente nė zonėn mandibulare pa dhėmbė


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 14 Shkurt 2017 |

Lezione radiolucente nė zonėn mandibulare pa dhėmbė



Prezantimi i rastit
Paraqitet pranė nesh njė pacient 76 vjeēar nė kushte tė mira shėndetėsore. Gjatė testimit objektiv vihet re njė ėnjtje e moderuar, e dhimbshme kur e prek, nė rajonin pa dhėmbė 44-45. Kryhet njė testim radiografik intraoral nė zonėn e interesuar tė lezionit qė tregon njė rehabilitim protetik fiks, tė zonės pa dhėmbė me shtyllat e urės 46 dhe 43; nė nivel kockor vihet re njė lezion nė formė tė rrumbullakėt radiolucent me kufij shumė tė pastėr dhe lehtėsisht tė trashė me diametėr rreth 1 cm (fig. 1).
Ortopantomografia (OPT) dhe tomografia e kompjuterizuar (TC) cone beam, e gjysmė harkatės konfirmojnė praninė e lezionit nė korrespondencė tė tė cilit kortikalja vestibulare shfaqet e riabsorbuar (fig. 2). Aspekti radiografik sugjeron si hipotezė mė tė mundshme praninė e njė cisti tė mbetur.
Me marrjen e aprovimit tė informuar nga pacienti kryhet biopsia me enukleacion tė lezionit qė i nėnshtrohet analizave histologjike.





Fig. 1 Radiografia intraorale që shfaq një lezion radiolucent me kufij të pastër dhe të trashë
Fig. 2 Seksionet TC që tregojnë riabsorbimin e kortikales vestibulare në njësinë premolare, kuadranti IV

Mbi bazėn e raportit histopatologjik pėrcaktohet diagnoza e tumorit odontogjenik keratocistik


Diagnoza dhe kura
Pas decementimit tė protezės fikse shfaqet njė lembo me trashėsi tė plotė qė dėshmon praninė e njė lezioni delikat me pėrbėrje xhelatinoze, qė nė brendėsi tė tij pėrmbante material fluid me pamje kazeoze. 
Me heqjen e lezionit kryhet njė kuretazh i kavitetit kockor tė mbetur (fig. 3a,b).
Mbi bazėn e raportit histopatologjik pėrcaktohet diagnoza e tumorit odontogjenik keratocistik.
Termi "keratocist odontogjen" (Odontogenic Keratocyst, OKC) u pėrdor pėr herė tė parė nga Philipsen et al. Nė 1956 pėr tė pėrshkruar lezionet cistike qė nė mėnyrė histologjike paraqisnin njė epitel tė keratinuar. Nė vitin 2005 Organizata Botėrore e Shėndetit ka njohur natyrėn neoplastike tė lezionit qė ėshtė quajtur "tumor odontogjenik keratocistik" (Keratocystic Odontogenic Tumor, KOT), ėshtė futur midis tumoreve odontogjenikė beninj i pėrbėrė nga epiteli odontogjenik me stroma fibroze mature pa ektomezenkimė odontogjenike.
Tumoret odontogjenike e kanė origjinėn nga njė ose mė shumė inde qė pėrbėjnė dhėmbin qė mund tė degjenerojnė gjatė odontogjenezės. KOT ekziston nė njė variant tė parakeratinizuar dhe nė njė tė ortokeratinizuar (5-15% tė rasteve) biologjikisht mė pak agresiv. Pėrbėn 9% tė cisteve maksilare. Mė i shpeshtė nė dekadėn e dytė dhe tė tretė, paraqet njė predispozitė tė lehtė pėr seksin mashkullor (1,6:1). Lokalizohet kryesisht nė mandibulėn posteriore.
Nga pikėpamja klinike karakterizohet nga agresivitet lokal dhe tendencė pėrsėritje pas enukleacionit (62%) qė shpjegohet me praninė e cisteve satelite nė murin e hollė fibroz; pėr kėtė pas enukleacionit shumė autorė kėshillojnė pėrdorimin e agjentėve kauterizues si likuidi i Carnoy.
Prania e KOT tė shumtė ėshtė njė nga shenjat dalluese tė njė gjendjeje me transmetim autosomik dominues e njohur si sindroma e Gorlin-Goltz ose e karcinomave bazoqelizore.



Fig. 3a Fazat kirurgjikale që lidhen me biopsinë e lezionit.
Fig. 3b Fazat kirurgjikale që lidhen me biopsinë e lezionit.


Burimi: Dental Cadmos

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 108 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D