Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa III)


|

Higjiena dhe Parandalimi | 11 Janar 2017 |

Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa III)



Zbardhimi i dhėmbėve jo vitalė
Duke kujtuar dhe duke pėrmbledhur shkaqet kryesore tė diskromive tė dhėmbėve me pulpė jo vitale ato janė si mė poshtė:
- nekroza e indit pulpar,
- mbetjet e indit nekrotik pulpar nga hapja e gabuar e dhomės pulpare,
- hemorragjia intensive gjatė terapisė endodontike, nėse nuk ndiqet nga njė drenim i saktė,
- hemorragjia pulpare pėr shkak tė traumės,
- substanca iatrogjene,
- materialet e mbushjeve.


Nėse, shpesh arrijmė tė marrim rezultate shumė tė mira dhe sidoqoftė, pėrmirėsime estetike tė vlerėsueshme nė rastet e para qė janė pėrshkruar mė lart, pa interes estetik rezultojnė tentativa e zbardhimit nė dy raste: nė ēngjyrosjen nga substanca iatrogjene dhe nė ēngjyrosjen nga materialet e mbushjeve.
Shkaku mė i shpeshtė i ēngjyrosjes vjen nga persistenca e materialit pulpar nė dekompozim nė dhomėn pulpare. Nė fakt, nėse dhoma pulpare nuk hapet mirė, do tė rezultojė i vėshtirė aksesi nė margjinėn incisale dhe nė cepa me pasojė "harresėn" e dentriteve pulpare dhe formimin, pak a shumė tė ngadaltė, tė pėrbėrjeve kromatogjene, qė shkaktojnė ēngjyrosjen e dhėmbit.


Njė shkak tjetėr i shpeshtė i ēngjyrosjes ėshtė hemorragjia pulpare, qoftė pėr shkak tė traumės qoftė pėr shkak tė modifikimit endodontik qė nuk ėshtė ndjekur nga njė drenim i pėrshtatshėm. Gjaku filtohet nė dentinė, eritrocitet shpėrbėhen nė tubthat dentinalė (ēngjyrosja ėshtė mė e dukshme tek individėt e rinj sepse tubthat dentinalė janė mė tė gjerė), hemoglobina degradohet nė disa pigmente: hemosiderinė, haematoporphyrin, hematinė, qė shkaktojnė ēngjyrosjen, e cila pėrkeqėsohet nga acidi sulfhidrik i prodhuar nga dekompozimi bakterial, qė kombinohet me tė njėjtat pėrbėrje tė hemoglobinės.
Midis shkaqeve iatrogjene kujtojmė iodoformin, jodurin, vajin cassia, nitratin e argjendit, qė ēngjyrosin dhėmbin duke u kombinuar me medikamente tė tjera kanalare ose me produkte tė dekompozimit tė pulpės.
Ndėrmjet materialeve tė mbushjeve, nė fund, kujtojmė mė tė shpeshtin: amalgamėn e argjendit. Amalgama e bakrit ėshtė pėrdorur pak dhe ari mund tė shkaktojė ēngjyrosje vetėm nėse kombinohet me produktet e kariesit. Amalgama e argjendit shpesh ėshtė shkaku i tė tė ashtuquajturave disavantazhe, kur smalti nuk ėshtė mbėshtetur nga njė shtresė e mjaftueshme e dentinės dhe amalgama ėshtė e tejdukshme. Dhėmbėt e ēngjyrosur pėr shkak tė materialeve tė mbushjes dhe pėr shkaqe tė tjera iatrogjene, janė mė tė vėshtirėt pėr t'u trajtuar dhe teknikat e ndryshme tė zbardhimit nuk japin kurrė rezultate tė vlerėsueshme.
Nė ēdo rast theksojmė qė, nė pėrgatitjen e dhėmbit, ėshtė e domosdoshme tė punosh nėn digė.
Pėrpara se tė pėrshkruajmė teknikėn e zbardhimit, ėshtė e nevojshme t'i kushtojmė shumė vėmendje parapėrgatitjeve. Diga ėshtė pikėrisht, e domosdoshme: pėrveē se mban dhėmbin e thatė nga pėshtyma, shmang rrezikun qė mund tė irritohen indet parodontale me materialet qė do tė pėrdorni.
Ėshtė gjithashtu e domosdoshme pastėrtia e saktė e dhomės pulpare, tė bordit incisal, tė cepave pulpar, nga ēdo mbetje e pulpės nekrotike. Dhe pėrveē kėsaj ėshtė e nevojshme zbrazja nga gutaperka e kanaleve radikolare pėr tė paktėn disa milimetra nėn bordin gingival, sepse permanenca e tij nė kanale ėshtė shpesh njė shkak tjetėr ēngjyrosjeje.


Nė fund, pastrohet kaviteti i dhėmbit me kloroform (ose ksilol), pėr tė eliminuar ēdo substancė yndyrore.
Zhytet njė pambuk nė njė solucion me ujė tė oksigjenuar me vėllim 36% dhe ujė tė distiluar tė pastėr. Pambuku vihet nė dhomėn pulpare: aplikohet njė burim nxehtėsie, zakonisht njė llambė fotografike, nė njė farė distance - nga fytyra e pacientit (50-70 cm) dhe lihet e ndezur pėr 5-6 minuta ose llamba specifike me dritė tė pėrhapur nė fashėn infra tė kuqe.
Mund tė pėrdoret edhe njė burim tjetėr nxehtėsie si ekskavatori ose njė instrument qė ngrohet me flakė, por nuk djeg.
Veprimi pėrsėritet 4-5 herė nė tė njėjtėn seancė. Pas seancės sė parė shihen, zakonisht rezultate tė kėnaqshme, por nėse ēngjyrosja nė fillim ėshtė intensive, pėr tė marrė rezultate optimale teknika pėrsėritet pėr 2-3 seanca tė tjera, me largėsi njė javė nga njėra seancė nė tjetrėn.
Nė periudhėn ndėrmjet seancave nė dhomėn pulpare lihet njė pambuk i vogėl i lagur mė parė me peroksid hidrogjeni 36%, sepse ai vazhdon tė ēlirojė oksigjen.
Ėshtė e rėndėsishme tė mbyllet me kujdes kaviteti me cemente tė oksifosfatit tė zinkut ose cemente me jonomere xhami, pėr tė qenė tė sigurt qė oksigjeni, qė vazhdon tė ēlirohet dhe qė ka si tendencė tė shtyjė jashtė cementin derisa tė fortėsohet, nuk ka asnjė mėnyrė daljeje, duke neutralizuar mjekimin.
Njė teknikė tjetėr e pėrdorur pak ditėt e sotme por shumė efikase, konsiston nė bėrjen e pėrzierjes paksa tė dendur tė perboratit tė natriumit dhe ujit tė oksigjenuar me vėllim 36% dhe gjithmonė pasi janė pėrshtatur masat e duhura (pastrimi i dhomės, diga, heqja e 2 mm gutaperkė, larja e dhomės pulpare), depozitohet njė pjesė e vogėl nė kavitet, duke e mbuluar me njė pambuk; pra aplikohet burimi i nxehtėsisė direkt nė kontakt me pėrzierjen. Burimi i nxehtėsisė pėrfaqėsohet nga njė instrument (ekskavator i gjatė) i ngrohur nė flakė ose nė mėnyrė elektrike, por qė nuk djeg, qė lihet nė kontakt me perboratin e natriumit dhe ujin e oksigjenuar pėr disa sekonda (derisa ndjehet "skuqja" e shkaktuar nga ēlirimi i oksigjenit).


Edhe nė kėtė rast pastrohet me kujdes dhoma pulpare dhe pėrsėritet veprimi pėr 4-5 herė nė tė njėjtėn seancė. Nėse, mė pas, merren nė konsideratė seanca tė tjera tė nevojshme, praktikohen medikamente tė ndėrmjetme nė intervale njė javore, duke lėnė pak nga pėrzierja nė dhomėn pulpare dhe duke e mbyllur, pasi kemi futur njė pambuk, me cement tė oksifosfatit tė zinkut ose me jonomere xhami.
Edhe me kėtė teknikė ėshtė e rėndėsishme tė sigurohemi qė cementi tė mbyllė mirė kavitetin dhe qė, tė mbahet i shtypur derisa tė forcohet. Nė zbardhimin e fundit mbyllet nė kompozitė kaviteti me procedura adezive tė kujdesshme pas dy javėsh nga seanca e fundit e substancės zbardhuese. Kėto me qėllim qė tė mos interferojė me oksigjenin e lirė, qė ėshtė akoma i pranishėm nė tubthat dentinalė, nė procesin e polimerizimit tė materialeve tė restaurimit.


Ka variante tė tjera tė kėtyre teknikave, njė nga tė cilat pėrdor acid klorhidrik dhe eter, pėrveē ujit tė oksigjenuar, pėr tė pėrmirėsuar penetrimin nė indet dentare, por kjo ėshtė thėnė tashmė qė ėshtė pėr dhėmbėt vitalė.
Si pėrfundim vėrehet se, ndėrmjet ndėrhyrjeve stomatologjike qė kanė si synim pėrmirėsimin e shėndetit dhe estetikėn e pacientit, zbardhimi i dhėmbėve ėshtė njė ndėr ato procedura qė me prova mė tė menjėhershme pranohet nga pacienti, i cili shpesh i dhuron profesionistit menjėherė njė buzėqeshje ēliruese, ndoshta nė mėnyrė edhe tė pavetėdijshme. Atė buzėqeshje pėr tė cilėn kanė tė drejtė tė gjithė dhe qė qoftė spontane apo e hapur ėshtė sinonim i shėndetit.


Autorėt:
Prof. Vassilios Kaitsas, Prof. Antonio Signore, Prof Stefano Benedicenti

Pėrktheu: Valbona Spahia





Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 115 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D