Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa II)


|

Higjiena dhe Parandalimi | 10 Janar 2017 |

Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa II)



Zbardhimi i dhėmbėve me agjentė zbardhues
Me aplikimin e agjentėve zbardhues nė smaltin e dhėmbėve shkaktohet thyerja e grupeve kromofore tė pranishme nė komponentėt organikė dhe inorganikė tė dhėmbit pėr shkak tė njė reaksioni kimik redoks. Radikalet e oksigjenit qė ēlirohen nga peroksidi qė pėrmbajnė produktet zbardhuese dhe pėrhapen nėpėrmjet indit tė fortė tė dhėmbit deri nė bashkimin amelo-dentinal). Ky proces kimik specifik redoks zbėrthen pėrbėrjet e kinoneve dhe lidhjet aromatike duke shkatėrruar lidhjet dopjo dhe prodhon materiale me pėrbėrje tė ngjashme me dentinėn natyrale.
Agjentėt kryesorė tė zbardhimit nė stomatologji janė peroksidi i hidrogjenit (H2O2) dhe peroksidi i karbamidės, qė nė prani tė njė katalizatori, ndahet nė peroksid hidrogjeni dhe urea; por radikalet e oksigjenit janė ato qė pėrcaktojnė procesin e zbardhimit. Reaksioni kimik, nė prani tė aktivizuesve dhe foto-aktivizuesve, mund tė pėrshpejtohet nėpėrmjet aplikimit tė nxehtėsisė dhe/ose dritės (qoftė natyrale qoftė dritė laseri) qė janė nė gjendje tė pėrshpejtojnė dhe tė rritin intensitetin e reaksionit kimik, duke kontribuar nė shkėputjen e peroksidit dhe duke rritur formimin e oksigjenit dhe joneve tė peroksidit.
Nė ditėt e sotme teknikat e pėrdorura parashikojnė pėrdorimin e peroksidit tė hidrogjenit (3-38%) dhe peroksidit tė karbamidės (10-40%), i auto apo foto-aktivizuar, ose njė miks perborat natriumi dhe peroksid hidrogjeni. Kėto produkte mund tė pėrdoren me kohė aplikimi dhe pėrqendrime tė ndryshme.



Fazat operative pėr zbardhimin e dhėmbėve me pulpė vitale apo jo vitale
Disa teknika tė pėrshtatura dhe tė pėrshkruara edhe nga autorė tė ndryshėm pėr zbardhimin e dhėmbėve vitalė, ku ēngjyrosja bėhet si pasojė e shkaqeve sistemike tė pėrgjithshme (vetėm gjatė periudhės sė formimit tė dhėmbėve) ose pėr shkaqe lokale, kanė rezultuar pak ose aspak efikase.
Midis shkaqeve kryesore sistemike tė pėrgjithshme, kujtojmė:
-fluorozės endemike, qė krijohet si pasojė e gėlltitjes sė njė sasie tė madhe tė fluorit, pjesa mė e madhe e marrė nga uji i pijshėm: ka njė ngjyrė bojėkafe me njolla,
-marrja e tetraciklinave, pėr trajtimin e infeksioneve: tetraciklinat lidhen kimikisht me dentinėn
-sėmundjet e lindura (porifiria), tė trashėguara (dentina ngjyrė qumėshti) ose tė tjera. Midis shkaqeve qė ngjyrosin dhėmbėt pėrmendim, duhanin, ushqimet dhe buzėkuqin.


Teknika pėr dhėmbėt vitalė
Teknika e zbardhimit tė dhėmbėve vitalė kėrkon njė mbrojtje tė kujdesshme tė gingivave me digėn ose me rezina specifike fotokonsoliduese dhe pas pastrimit tė kujdesshėm tė sipėrfaqes sė smaltit me njė tretės ose ksilol, parashikohet pėrdorimi i njė pomade pastruese me njė furēė qė pėrdoret shumė ngadalė dhe nė rastet e fluorozės pėrdorimi shumė i kujdesshėm i gurit pumice tė pėrzier me acid klorhidrik 15% qė aplikohet nė sipėrfaqet e smaltit, pėrpara pėrdorimit tė xhelit zbardhues ndėrmjet 25% dhe 36% tė H2O2.


Pra aplikohet njė burim nxehtėsie pėr 20 minuta maksimumi nga njė distancė 50-60 cm. Veprimi pėrsėritet njė herė nė javė pėr tre javė rresht zakonisht, por nė rastet e diskromive persistente mund tė bėhet edhe dy herė nė javė nė harkun e tre javėve dhe nė fund dhėmbėt lucidohen me kujdes me kremra desensitiv. Pėr shumė vite me rradhė mjekėt, pėr tė marrė rezultate mė tė mira, kanė ruajtur maskerina individuale tė harkatave dentare tė pacientit duke pasur kujdes nė krijimin e hapėsirave 2 mm pėr tė mbajtur xhelin zbardhues vetėm mbi kurorėn e dhėmbėve pa dėmtuar gingivat. Duke aplikuar xhelin ēdo natė pėr dy ose tre orė nė periudhėn ndėrmjet seancave nė fund do tė arrihet njė rezultat i shkėlqyer. Por nga disa kėrkime tė fundit qė rezulton se mund tė arrihet i njėjti rezultat duke aplikuar xhelin vetėm pėr 2 minuta ēdo darkė duke evituar kėshtu humbjet e bezdisshme tė kohės dhe ndonjė efekt anėsor, kėshillohet zgjedhja e kėtyre produkteve.




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 122 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D