Kontrolli glicemik te pacientėt diabetikė dhe implantet dentare. Njė kėrkim ka siguruar indikacionet


|

Implantologji | 12 Dhjetor 2016 |

Kontrolli glicemik te pacientėt diabetikė dhe implantet dentare. Njė kėrkim ka siguruar indikacionet



Prej kohėsh komuniteti shkencor po pyet nėqoftėse diabeti nuk kontrollohet mirė a sjell njė probabilitet mė tė madh tė dėshtimit tė implanteve? Njė metanalizė e kohėve tė fundit, e kryer nga studiues kinezė dhe e publikuar nė Journal of the American Dentist Association, ka siguruar indikacione tė favorshme, edhe pse nuk kanė thėnė fjalėn e tyre tė fundit mbi kėtė ēėshtje shumė tė diskutuar, eventualisht pėr mangėsinė e studimeve me cilėsi tė mirė mbi kėtė argument.


Pacientėt me diabet i humbasin dhėmbėt mė shpesh dhe pėrveē implikacioneve estetike dhe psikologjike, sjell pėrkeqėsimin e funksionit mastikator, i cili influencon nė marrjen e saktė tė ushqimeve, qė ėshtė aq thelbėsore pėr kontrollin glicemik.
Prej kohėsh mjekėt besojnė qė diabeti duhet tė marrė mė shumė vėmendje ku bėhet fjalė pėr vendosjen e implanteve dentare, sepse osteointegrimi ėshtė njė parakusht pėr suksesin e implantit dhe ėshtė vėnė re qė diabeti ka njė ndikim negativ nė formimin dhe rimodelimin kockor. Megjithatė provat shkencore tregojnė qė pėrqindjet e suksesit tė implanteve te pacientėt me diabet tė kontrolluar mirė janė tė ngjashme me ato qė arrihen nė popullsinė e pėrgjithshme.


Kėrkuesit kinezė kanė pėrshtatur njė prespektivė tė ndryshme dhe pėr herė tė parė kanė krahasuar dėshtimet e implanteve tek individėt diabetikė me ose pa kontrollin glicemik. Kėrkimi nė literaturė ka sjellė identifikimin e 7 studimeve qė kanė ekzaminuar njė total prej 252 pacientėsh dhe 587 implante. Norma totale e dėshtimit te pacientėt me diabet tė pa kontrolluar mirė ishte 5,32%, mė e lartė nė krahasim me 3,15% qė ishte tek individėt qė kishin njė kontroll tė mirė glicemik. Por njė analizė statistikore mė e thelluar nuk ka treguar njė risk mė tė madh te pacientėt e parė nė krahasim me tė tjerėt duke sugjeruar qė, nė gjendjen aktuale tė njohurive tona, nuk ekziston njė kundėindikacion me implantologjinė te pacientėt diabetikė, edhe nėse kontrolli glicemik nuk ėshtė optimal. Megjithatė autorėt rekomandojnė njė vėmendje tė veēantė, edhe duke marrė nė konsideratė kohėt e zgjatura tė shėrimit, qė janė konfirmuar edhe nė kėtė metanalizė.


Adelmo Calatroni


Pėr mė shumė:
Shi Q, Xu J, Huo N, Cai C, Liu H. Does a higher glycemic level lead to a higher rate of dental implant failure?: A meta-analysis. J Am Dent Assoc. 2016 Nov;147(11):875-881.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 94 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D