Efektet anėsore nė praktikėn stomatologjike. Si t'i parandalojmė dhe si t'i kurojmė


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 7 Dhjetor 2016 |

Efektet anėsore nė praktikėn stomatologjike. Si t'i parandalojmė dhe si t'i kurojmė

Anna Maria Melica


Shpresa e ēdo stomatologu ėshtė qė tė mos ketė tė bėjė me njė urgjencė. Njė eventualitet pėr tė cilin duhet tė jesh i pėrgatitur pėr ta pėrballuar me vetėdije nė ndryshimet e vazhdueshme qė investon nė praktikėn stomatologjike nė tė gjitha specialitetet e saj, teknikat dhe njohuritė bazė.


Kirurgjia e ekstraksioneve tė elementėve dentarė mund tė sjellė shfaqjen e komplikacioneve intra dhe post-operatore qė  stomatologu duhet tė jetė nė gjendje t'i pėrballojė dhe kur ėshtė e mundur t'i parandalojė.
Implantologjia e osteointegruar ka revolucionuar mundėsitė rehabilituese tė pacientėve pjesėrisht ose plotėsisht pa dhėmbė; megjithatė thjeshtėsimi i dukshėm i procedurave kirurgjiko-protetike ka sjellė edhe njė rritje tė komplikacioneve, qė lidhen pėr shembull me njė planifikim implanto-protetik pre-operator tė pamjaftueshėm ose me njė njohuri jo tė pėrshtatshme tė anatomisė sė nofullave dhe tė zgavrės orale. Njė vlerėsim i kujdesshėm anamnestik dhe njė planifikim i ndėrhyrjes kirurgjike bėhen themelore dhe duhet tė jenė sa mė tė kujdesshme tė jetė e mundur.


Edhe nėse efektet negative qė lidhen me ortodoncinė janė me shkallė tė moderuar ashpėrsie, mund tė verifikohen sidoqoftė dhe nė shumė raste mund tė shmangen. Problemet kryesore tė marra nė ekzaminim janė pėrthithja radikolare, dėmtimi pulpar, dėmtimi parodontal, inalacioni ose gėlltitja e aparaturave ortodontike, hiperndjeshmėria ndaj nikelit dhe materialeve tė tjera ortodontike, hiperndjeshmėria ndaj paracetamolit, bllokimi i lėvizjes dentale dhe ērregullimet kranio-mandibulare.


Persa i pėrket parodontologjisė komplikacionet kryesore intra dhe post-operatore janė si pasojė e procedurave kirurgjike dhe jo kirurgjike. Pasi janė analizuar mėnyrat e parandalimit dhe menaxhimit tė fenomeneve negative, vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar instruksioneve qė profesionisti duhet tė ndajė me pacientin nė trajtimin parodontal dhe me zgjidhjet e mundshme dhe shkathtėsinė pėr t'u pėrshtatur, pėr tė shmangur ose tė paktėn pėr tė reduktuar shpeshtėsinė e ngjarjeve tė padėshiruara.


Nė endodonci efektet anėsore mund tė verifikohen qoftė gjatė terapisė ortograde, trajtimeve ose ritrajtimeve kanalare, qoftė nė atė tė kirurgjisė retrograde. Duke ju referuar terapisė endodontike ortograde, kujdes i veēantė i duhet kushtuar tė gjitha fazave tė trajtimit nga faza intraoperatore nė tė cilėn ėshtė themelore tė ndiqet njė hapje e duhur e dhomės pulpare, instrumenteve tė pėrdorura, dezinfektimit dhe silantėve tridimensionalė deri te faza post-operatore. Nė rastin e ritrajtimeve, faza e heqjes sė kunjave dhe tė materialit intrakanalar paraqet pa dyshim fazėn mė tė prirur ndaj riskut.


Ashtu siē theksohet nė shumė artikuj, efekti negativ paraqet njė nga aspektet mė delikatė dhe impenjues qė duhet pėrballuar nė praktikėn klinike. Ėshtė njė efekt i padėshirueshėm, i paqėllimshėm, i dėmshėm pėr pacientin dhe mund tė rrjedhė nga njė gabim qė pėrkufizohet si i "parandalueshėm", ndėrsa nėse shkaktohet nga njė komplikacion, pėrkufizohet si "i parashikueshėm dhe jo gjithmonė i parandalueshėm"; nė ēdo rast njė njohje e thellė e kėtyre eventualiteteve lejon mjekun tė gjejė zgjidhjen e duhur tė problemit.
Duke qenė se eliminimi i komplikacioneve ėshtė i pamundur, rezulton themelore tė menaxhohen kėto eventualitete nė mėnyrė racionale dhe efikase: ky ėshtė objektivi kryesor qė propozohet nga shumė studiues.


Nėn kujdesin e: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore e Dental Cadmos

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 77 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D