Mospėrputhjet margjinale, restaurimet direkte mė tė mira se ato indirekte


|

Konservativė | 17 Nėntor 2016 |

Mospėrputhjet margjinale, restaurimet direkte mė tė mira se ato indirekte



Restaurimet direkte paraqesin mė pak mospėrputhje margjinale nė krahasim me ato indirekte: ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga kėrkuesit e Universitetit tė Smirne, nė Turqi dhe qė ėshtė publikuar nė Journal of applied oral science(*).


Pėrshtatja margjinale ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e jetėgjatėsisė sė restaurimeve. Njė ngjitje e pamjaftueshme mund tė sjellė filtrime margjinale, qė paraqesin shkakun madhor tė njė dėshtimi dhe tė njė recidive te restaurimet nė kompozitė.
Pėrshtatja margjinale e restaurimeve ėshtė vlerėsuar nga autorė tė ndryshėm dhe me metoda tė ndryshme, duke pėrdorur pėr shembull mikroskopin elektronik me skanim (SEM), mikro-tomografinė e kompjuterizuar (mikro-CT) ose mikroskopin elektronik me transmetim (TEM).


Sė fundmi, otomografia optike me rrezatim koherent (OCT) e propozuar si teknikė pėr imazhet pėr tė analizuar lloje tė ndryshme tė indeve biologjike; e bazuar nė pėrdorimin e njė sonde laser, nuk kėrkon mėnyra tė kontrastit dhe ka njė karakteristikė tė ēmuar qė tė mos jetė invazive, duke qenė pa rrezatim tė dėmshėm.
Pikėrisht OCT-ja ka qenė zgjedhja e kėrkuesve turq pėr tė krahasuar pėrshtatjen margjinale tė kompozitave inlay tė bėra me teknika direkte dhe indirekte. Me kėtė objektiv, janė pėrgatitur kavitetet e klasės II nė 34 molarė qė i janė hequr njerėzve. Kavitetet janė ndarė nė dy grupe dhe mė pas janė trajtuar ndryshe, me restaurime direkte ose indirekte por me tė njėjtėn kompozitė.

Pėrshtatja margjinale ėshtė skanerizuar pėrpara aplikimit tė cementit me njė rreze infra tė kuqe tė OCT qė lejonte matjet nė shkallėn 200 µm (njė e pesta e milimetrit). Restaurimet janė cementuar me njė rezinė autoadezive dhe janė kryer mė pas matje tė reja me tė njėjtėn teknikė.
Mospėrputhja margjinale mesatare nė elementėt qė i janė nėnshtruar restaurimit direkt ėshtė rritur nga njė mesatare prej 56,88 µm nė njė mesatare prej 91,88 µm ndėrsa nė grupin e restaurimeve indirekte rritja ka qenė nga 107,54 µm nė 170,29 µm.


Vlerat e mospėrputhjes margjinale janė rritur pėr tė gjitha restaurimet, pėr shkak tė trashėsisė sė cementit, por pėr restaurimet direkte kanė qenė dukshėm mė tė ulėta.


Adelmo Calatroni


(*) Türk AG, Sabuncu M, Ünal S, Önal B, Ulusoy M. Comparison of the marginal adaptation of direct and indirect composite inlay restorations with opticalcoherence tomography. J Appl Oral Sci. 2016 Jul-Aug;24(4):383-90.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D