Kur dhe pėrse dėshtojnė implantet nė fazėn e hershme pėrpara protezimit


|

Implantologji | 16 Nėntor 2016 |

Kur dhe pėrse dėshtojnė implantet nė fazėn e hershme pėrpara protezimit



Dėshtimet e implanteve dentare mund tė ndahen nė dėshtime tė hershme dhe dėshtime tė vonshme, sipas verifikimit pėrpara (tė hershėm) apo pas (tė vonshėm) protezimit.
Kjo ndarje ėshtė e rėndėsishme sepse sugjeron qė dėshtimet nė kėto periudha tė ndryshme mund tė lidhen me faktorė tė ndryshėm.


Njė dėshtim i hershėm i njė implanti vjen nga mosvendosja e njė osteointegrimi tė mjaftueshėm dhe tė pėrshtatshėm, nė kėtė rast, shėrimi kockor pas futjes sė implantit dėmtohet dhe mund tė ndikohet nga faktorė lokalė dhe sistemike si sėmundjet sistemike, marrja e barnave tė caktuara kronike apo zakonet e kėqija, si duhanpirja, qė mund tė interferojnė me shėrimin e plagėve.
Dėshtimet e vonshme tė implantit, janė mė tė lidhura me mjedisin mikrobial oral, me parafunksionet, ose gabimet protetike. Shumė studime nė literaturė janė marrė me studimin e dėshtimeve tė vonshme tė implantologjisė, por shumė pak dihet pėrsa i pėrket faktorėve qė ndikojnė fazat e fillimit tė osteointegrimit.
Nė njė studim tė fundit tė publikuar nė Journal of Dental Research nė gusht 2016 diskutohet pikėrisht ky argument, duke vlerėsuar ndikimin e faktorėve lokalė dhe sistemikė nė dėshtimin e hershėm (preprotetik) tė implanteve deri nė fazėn e dytė kirurgjike me futjen e abutment.


Ky studim retrospektiv ka marrė nė konsideratė 2670 pacientė nė tė cilėt janė futur 10.096 implante nė njė klinikė tė specializuar dhe janė rehabilituar me proteza nga viti 1980 deri nė vitin 2014.
Nė studim janė pėrfshirė vetėm implantet e dėshtuar pėrpara fazės sė protezimit. Janė pėrfshirė vetėm implantet modernė cilindrikė ose konikė. Implantet zigomatikė janė pėrjashtuar nga studimi, ashtu si implantet qė nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe informacionet anamnestike tė pacientit.


Rezultatet qė janė nxjerrė nga ky studim ishin si mė poshtė:
Nga 10.096 implante 642 kanė dėshtuar (6.36%). Nga kėto 642 implante tė dėshtuara, 176 implante nė 139 pacientė kanė dėshtuar pėrpara protezimit (65 burra dhe 74 gra, mosha mesatare 54,1 ± 16,3 vjeē). Kjo korrespondon me njė normė dėshtimi prej 1,74% duke ju referuar implanteve dhe me 5,21%  duke ju referuar pacientėve. Nga 176 implante tė dėshtuar mė parė 76 janė futur nė maksilėn anteriore, 36 nė mandibulėn anteriore, 44 nė maksilėn posteriore dhe 23 nė mandibulėn posteriore. Vetėm 4 nga 176 dėshtime janė verifikuar nė implantet qė nuk janė vėnė me njė protokoll pėr vendosje tė vonuar.
Nė Tabelėn 1 tregohet krahasimi midis dy grupeve tė dėshtimin tė implantologjisė, tė hershme dhe tė vonshme, nė krahasim me klasifikimin e Lekholm dhe Zarb (1985) rreth sasisė dhe cilėsisė sė kockės.


Tabela 1: Sipas klasifikimit tė Lekholm dhe Zarb (1985), cilėsia e kockės ndahet nė 4 grupe sipas proporcionit midis strukturės kompakte dhe strukturės trabekolare kockore:
- tipi 1, kocka kompakte homogjene kortikale me dimensione tė mėdha;
- tipi 2, shtresė e shpeshtė e kockės kompakte qė rrethon kockėn e dendur trabekolare;
- tipi 3, shtresė e hollė e kortikales qė rrethon njė kockė tė dendur trabekolare;
- tipi 4, shtresė e hollė e kortikales qė rrethon njė bėrthamė me densitet tė ulėt tė kockės trabekolare.


Cilėsia e kockės sė maksilės ndahet nė 5 grupe (A-E) nė bazė tė formės sė kockės sė mbetur pas heqjes sė dhėmbit: kocka e klasifikuar si A paraqet sasinė mė tė madhe tė kockės, kocka e klasifikuar si E paraqet volumin mė tė ulėt tė kockės.
Duhanpirja dhe marrja e antidepresivėve influencojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme verifikimin e dėshtimeve tė hershme tė implanteve, prandaj stomatologu duhet tė motivojė pacientėt duhanpirės pėr tė reduktuar nė mėnyrė drastike duhanin pėrpara se tė vijohet me implantologjinė dhe tė paralajmėrohen pacientėt qė marrja kronike e antidepresivėve mund tė ndikojė osteointegrimin. Sasia dhe cilėsia kockore nuk duket se ndryshojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme midis dėshtimeve tė hershme tė implanteve dhe atyre tė vonshme.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Factors Influencing Early Dental Implant Failures. Chrcanovic BR, Kisch J, Albrektsson T, Wennerberg A.J Dent Res. 2016 Aug;95(9):995-1002


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D