Komplikacionet e piercing oral dhe roli i stomatologut nė parandalimin e tyre: rishikimi i literaturės


|

Higjiena dhe Parandalimi | 7 Nėntor 2016 |

Komplikacionet e piercing oral dhe roli i stomatologut nė parandalimin e tyre: rishikimi i literaturės

L. Giannini, L. Pisani, G. Galbiati, C. Maspero, G. Farronato


1. HYRJE
Termi "piercing" tregon njė praktikė tė kryer me qėllim qė tė futet njė bizhuteri nė njė pjesė tė shpuar nė lėkurė nėpėrmjet ageve, pėrgjithėsisht pa anestezi.
Ka piercing me forma tė ndryshme qė vendosen nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe nė veēanti nė nivel oral. Bizhuteritė janė me materiale hipoalergjike dhe jo toksike si pėr shembull floriri 14 ose 18 K, titani, ēeliku i paoksidueshėm ose akriliku.
Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė ilustrojė komplikacionet kryesore lokale dhe sistemike qė lidhen me piercing oral si dhe pėrshkrimi i rolit tė stomatologut dhe higjenistit dentar nė kujdesin, instruksionin dhe motivimin pėr higjienėn orale tė pacientit. Gjithashtu theksohet sesi kėto figura janė themelore nė parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve mė tė zakonshme  qė lidhen me piercing sidomos nė kushtet e prekariesit tė higjienės orale.


2. MATERIALE DHE METODA
Ėshtė kryer njė rishikim sistematik i literaturės nėpėrmjet bankės sė tė dhėnave Medline (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed). Pėr tė kryer kėrkimin janė pėrdorur fjalėt e mėposhtme: "oral piercing" (piercing oral), "piercing and complications" (piercing dhe komplikacione), "piercing and hygiene" (piercing dhe higjiena). Midis artikujve qė janė gjetur janė seleksionuar ato qė janė publikuar midis vitit 1988 dhe 2012. Janė marrė nė konsideratė punime origjinale, rishikime dhe raporte tė rasteve, qoftė nė formė abstrakti qoftė nė formė teksti tė plotė. Pra janė ekzaminuar punimet relative me praktikėn e piercing oral dhe pasojave tė tij tė mundshme, si dhe punimet qė i dedikoheshin rolit tė stomatologut dhe higjenistit nė fushėn e parandalimit, me njė total prej 50 artikujsh.


3. REZULTATE
3.1 PIERCING TĖ PĖRDORUR NĖ ZGAVRĖN E GOJĖS
Piercing qė aplikohen mė shpesh nė zonėn orale dhe periorale janė captive-bead ring, labret dhe barbell.
• Captive bead-ring ėshtė njė unazė e hapur nė ekstremitetet e sė cilės vihet njė sferė metalike; ėshtė shumė e pėrdorur si piercing primar nė zonėn labiale sepse ėshtė i lehtė pėr t'u pastruar dhe nuk pėrkeqėson edemėn fillestare.
• Labret ėshtė njė shufėr metalike me pjesė tė rrumbullakėta dhe me gjatėsi tė ndryshme qė nė njė ekstremitet ka njė disk metalik tė fiksuar dhe nė ekstremitetin tjetėr njė sferė ose njė topth qė mund tė hiqet pėr tė lejuar vendosjen apo heqjen e bizhuterisė. Aktualisht ėshtė shumė i pėrhapur pėr piercing lingual dorso-ventral dhe nė zonėn perilabiale.
• Barbell ėshtė i ndryshėm nga labret nga forma sferike fikse e ekstremiteve.
Pjesėt qė zgjidhen pėr kryerjen e piercing nė nivelin oral janė buzėt dhe gjuha, qė ndiqen nga faqet, uvula dhe frenulum lingual.
Piercing labial vihet pėrgjithėsisht nė buzėn e poshtme afėr qosheve tė buzėve ose nė pjesėn midis buzės dhe mjekrės. Piercing lingual mund tė jetė dorso-ventral ose dorso-lateral. Lėvizja e shpeshtė e gjuhės bėn qė shėrimi indor tė bėhet pėr njė kohė mė tė gjatė se nė pjesėt e tjera orale, pėrafėrsisht 4 - 6 javė. Piercing nė faqe vihet pėrgjithėsisht nė nivelin e gropėzave tė faqeve dhe duhet tė jetė gjithmonė pėrpara molarit tė parė pėr tė minimizuar riskun e lezioneve nė gjėndrėn e Stenone. Mė pak i pėrhapur ėshtė piercing nė uvula pėr shkak tė vėshtirėsisė sė vendosjes sė bizhusė si dhe rrezikun se mund tė gėlltitet. Njė studim i Boardman, pohon se nga pikėpamja statistikore piercing nė faqe lidhet mė shpesh me komplikacionet nė krahasim me piercing lingual. Piercing lingual dorso-lateral ėshtė ai qė sjell mė shumė rreziqe pėr pezmatim dhe vaskularizim tė gjuhės; ai mund tė dėmtojė njė enė gjaku, me rėndėsi dhe tė rritė rrezikun pėr infeksion.


3.2 KOMPLIKACIONET E PIERCING ORAL
Nė literaturė janė sjellė komplikacione tė shumta qė lidhen me piercing oral: nga infeksionet topike tek infeksionet sistemike mė tė rrezikshme (virusi i imunodeficiencės humane ose HIV, hepatiti B dhe C, tetanosi, tuberkulozi) qė dėmtojnė rėndė cilėsinė e jetės sė individit.
Tė tilla komplikacione mund tė vijnė si pasojė e manovrave tė vendosjes sė piercing ose tė qėndrimit tė tij pėr njė kohė tė gjatė nė zgavrėn orale.


 Komplikacionet qė lidhen me hapjen e vrimės pėr vendosjen e vėthit
Gjatė hapjes sė vrimės pėr vendosjen e piercing ėshtė e mundur tė shihet shfaqja e gjakosjes lokale qė nė njė zonė me shumė enė gjaku si gjuha, mund tė ēojė nė njė hemorragji mė tė madhe. Pra ėshtė thelbėsore vendosja e piercing nga njė person shumė profesionist. Gjakrrjedhja nuk ėshtė komplikacioni mė i shpeshtė i piercing lingual, por ju intereson shumė personave tė dėmtuar, prandaj dhe rekomandohet tė hetohet anamneza hemorragjike e individit. Komplikacionet qė lidhen me piercing nė gjuhė mund tė shfaqen edhe me deficite nė ndjeshmėri, deficite motorike apo nė shije duke qenė se gjuha ėshtė e mbushur me fibra motorike dhe ndjesore dhe janė mė tė shpeshta nė piercing dorso-lateral nė krahasim me atė dorso-ventral. Komplikacionet qė lidhen me shpimin mund tė jenė edhe sistemike prandaj duhet tė respektohen norma specifike steriliteti pėr tė evituar transmetimin e patologjive infektive si hepatiti B dhe C, infeksionet nga HIV, Virusi Herpes Simplex (HSV), Virusi Epstein-Barr (EBV) dhe Candida albicans, tetanosi, silifizi, tuberkulozi dhe endokarditi bakterial. Edhe pse disa nga kėto infeksione nuk kanė pasoja tė mėdha te pacientėt e shėndetshėm, mund tė prodhojnė efekte katastrofike ke pacientėt e imunokompromentuar.


 Komplikacionet qė lidhen me kohėzgjatjen e mbajtjes sė piercing
Komplikacionet qė lidhen me praninė e piercing nė zonėn orale apo periorale janė kryesisht lokale, nė nivelin e mukozės. Shumė tė shpeshta janė eritema, edema dhe inflamacioni lokal pėr shkak tė traumės sė mukozės nga piercing. Vėshtirėsia e heqjes sė mbetjeve tė ushqimit dhe e mbajtjes sė njė higjiene optimale nė pjesėn e piercing pėrcakton krijimin e  njė ambienti ideal pėr grumbullimin e pllakės bakteriale dhe tartarit qė pason me dhimbjet, halitosis, edemėn, infeksionet lokale dhe gingivitin. Piercing lingual rezulton veēanėrisht shkaktar pėr infeksionet nga Staphylococcus aureus, Streptokoku i grupit A dhe Pseudomonas aeruginosa. Prania e vėthit nė zgavrėn e gojės, veēanėrisht nė gjuhė, mund tė interferojė me pėrtypjen, gėlltitjen dhe shqiptimin e fjalėve. Kontakti i vazhdueshėm i piercing me papilat linguale mund tė provokojė ndryshime tė vetė papilave duke reduktuar perceptimin e shijes. Edhe stimulimi i fluksit salivar qė vjen si pasojė e futjes sė njė trupi tė huaj nė zgavrėn e gojės ėshtė njė komplikacion qė ėshtė vėnė re nė shumė studime. Nė rastin e piercing labial janė shumė tė pėrhapura recesionet gingivale nga trauma dhe inflamacionet parodontale pėr shkak se disku metalik i vendosur nė njėrin ekstremitet tė vėthit gjendet brenda zgavrės orale dhe ėshtė nė kontakt me parodontin margjinal. Pėr shkak tė traumave tė vazhdueshme qė provokohen nga vėthi ėshtė e mundur tė ndodhin edhe humbje kockore tė lokalizuara horizontale. Pėr shkak tė piercing oral janė vėnė re edhe trauma tė elementėve dentarė nga tendenca qė ka individi pėr tė luajtur me vėthin si pasojė e zakoneve parafunksionale. Mund tė ndodhin edhe fraktura, gėrryerje apo shkėputje fragmentesh tė smaltit qė nė disa raste pėrcaktojnė pėrfshirjen e pulpės dhe ndjeshmėrinė e dhėmbėve.


4. DISKUTIME
Shoqėri tė ndryshme stomatologjike, e para ndėrmjet tyre American Dental Association, janė zyrtarisht kundėr piercing oral pėr shkak tė komplikacioneve tė shumta qė lidhen me to. Megjithatė duket se piercing ėshtė gjithnjė e mė i pėrhapur. Populli nuk ėshtė gjithmonė i ndėrgjegjshėm pėr implikimet e mundshme tė njė piercing oral dhe zakonisht nuk kėrkon mendimin e njė stomatologu pėr kryerjen e njė praktike tė tillė. Megjithėse stomatologėt dhe higjenistėt janė impenjuar qė t'i dekurajojnė pacientėt pėr vendosjen e njė piercing, jo gjithmonė e arrijnė qėllimin e tyre. Detyra e tyre ėshtė qė ta informojnė pacientin pėr pasojat e mundshme tė piercing oral nė nivelin e zgavrės sė gojės, qė ta bėjnė tė pėrgjegjshėm qė tė mos nėnvlerėsojė simptomat e mundshme dhe t'i drejtohet sa mė shpejt njė strukture stomatologjike nė rastin e fillimit tė tyre. Stomatologu dhe higjenisti dentar luajnė njė rol kyē nė fushėn e parandalimit duke e sensibilizuar pacientin pėrsa i pėrket rėndėsisė sė mbajtjes sė njė higjiene orale optimale, me qėllim qė tė ndalohet grumbullimi i pllakės bakteriale nė zonėn e vėthit, i cili prodhon njė ambient ideal pėr shumimin e mikroorganizmave. Ėshtė treguar se sa mė i madh tė jetė vėthi aq mė e keqe ėshtė gjendja e higjienės orale. Pėrveē kėsaj duhani duket se luan njė rol shtesė nė grumbullimin e pllakės.  Stomatologu duhet t'i japė disa kėshilla dhe udhėzime pacientėve tė tij qė kanė vendosur njė piercing nė mėnyrė qė tė ndalojė zhvillimin e infeksioneve:
 Pas kryerjes sė piercing oral pacienti duhet tė ndjekė njė dietė me lėngje tė ftohta pėr 24 orėt e para, mė pas njė dietė me ushqime tė buta. Pėr 5-7 ditė pas vendosjes sė piercing duhet tė evitohen ushqimet e forta, tė nxehta apo pikante;
 Dhimbja, edema dhe fryrja janė tė zakonshme 24 orėt e para pas vendosjes sė piercing dhe mund tė ndihmojė shkrirja e kubave tė akullit nė gojė pėr tė kufizuar fryrjen, por nėse dyshohet pėr fillim tė infeksionit duhet tė hiqet vėthi dhe tė kryhet njė vizitė te stomatologu nė mėnyrė qė tė merren antibiotikėt e duhur;
 Pacienti nuk duhet tė kryejė shpėlarje orale pėr 24 orėt e para. Mė pas gjatė periudhės sė shėrimit tė indeve, duhet tė fėrkohet me kujdes me furēė pjesa e gjuhės qė nuk ėshtė prekur nga shpimi dhe tė bėhen shpėlarje me njė kolutor me klorheksidinė 0,12% 2 ose 3 herė nė ditė pėr 10 ditė. Klorheksidina diglukonat ėshtė efikase ndaj baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative dhe efekti i saj ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i madh nė krahasim me agjentėt e tjerė antibakterialė.
 Nė ditėt e para pas vendosjes sė piercing, njė xhel me bazė klorheksidine ėshtė nė gjendje tė kufizojė inflamacionin dhe infeksionin. Nė prani tė tė tilla shenjave klinike mund tė jetė e dobishme tė aplikohet nė sipėrfaqet e prekura 2 herė nė ditė pėr 5 ditė;
 Pėr tė pastruar vėthin pacienti duhet ta heqė atė rregullisht dhe ta lajė me njė solucion me klorheksidinė ose me furēė tė butė;
 Pacienti duhet tė mos konsumojė alkool, kafeinė apo duhan tė paktėn ditėt e para pas vendosjes sė piercing pėr tė mos theksuar ėnjtjen, gjakrrjedhjen apo pėr tė mos dėmtuar turnover qelizor tė mukozės orale;
 Sapo tė zvogėlohet ėnjtja vėthi duhet tė zėvendėsohet me njė tjetėr me pėrmasa mė tė vogla pėr tė luftuar grumbullimin e  pllakės bakteriale dhe fillimin e lezioneve tė indeve tė buta dhe tė forta;
 Ėshtė e nevojshme qė tė mos preket zona e piercing, tė mos luhet me vėthin dhe tė mos pėrtypen ēamēakėz nė mėnyrė qė tė ndalohen lezione tė mundshme tė indeve orale gjatė periudhės sė shėrimit.
Nga pikėpamja stomatologjike njė pacient me piercing oral nuk ka nevojė pėr vėmendje tė veēanta. Por vėthi duhet tė hiqet patjetėr gjatė ndėrhyrjeve kirurgjikale orale dhe parodontale, pėr tė garantuar asepsis sa mė tė madh tė zgavrės sė gojės, edhe gjatė kryerjes sė radiografive intraorale pėr tė evituar shfaqjen e artefakteve.


5. PĖRFUNDIME
Pėrdorimi i piercing intraoral dhe perioral paraqet njė praktikė me qėllime kryesisht estetike, por mundėsisht tė rrezikshme, duke qenė se lidhet me njė seri komplikacionesh lokale dhe sistemike. Pra ėshtė themelore qė pacientėt tė drejtohen nė njė praktikė tė tillė duke qenė tė paralajmėruar pėr risqet e mundshme dhe pėr parandalimin e tyre. Stomatologu dhe higjenisti dentar duhet tė merren kryesisht me kėtė kategori pacientėsh qė t'i sigurojnė atyre indikacionet dhe normat e sjelljes duke fiksuar kontrolle periodike pėr diagnozėn e hershme tė komplikacioneve tė mundshme. Kėto profesionistė luajnė njė rol kryesor nė ruajtjen e shėndetit oral dhe pėrgjithėsisht tė pacientėve me piercing. Mbajtja e njė higjiene orale optimale ėshtė nė fakt arma kryesore pėr tė minimizuar riskun e komplikacioneve pas kryerjes sė piercing oral.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D