Efikasiteti i njė trajtimi me bazė vajrash tė hiperoksiduar tė ulcerave orale traumatike: studimi pilot


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 2 Nėntor 2016 |

Efikasiteti i njė trajtimi me bazė vajrash tė hiperoksiduar tė ulcerave orale traumatike: studimi pilot

P.G. Arduino, M. Cabras, R. Broccoletti


Objektiva:
Qėllimi i kėtij studimi pilot vėzhgimor ka qenė ai i pėrshkrimit tė efikasitetit klinik tė njė xheli me bazė vajrash tė hiperoksiduar, me funksion mbrojtės dhe filmogjen, te pacientėt e prekur nga ulcera orale me natyrė traumatike.


Materiale dhe Metoda:
Materiali qė i ėshtė nėnshtruar njė vlerėsimi ėshtė njė xhel me bazė vajrash tė hiperoksiduar (Novox®, Moss SpA, Lesa, Novara) tė paketuara nė shiringa tė posaēme nga prodhuesi. I tillė modifikim ėshtė aplikuar 3 herė nė ditė pėr njė javė. Nė grupin e studimit janė pėrfshirė 21 pacientė. Ēdo pacient ėshtė informuar me kujdes mbi modalitetin e pėrdorimit: fėrkimi me gisht i lezionit tė tharė mė parė, pas vakteve, duke pasur kujdes qė tė mos flitet, tė hahet ose tė pihet gjatė gjysmė orshit pasues. Parametrat qė i janė nėnshtruar vlerėsimit, tė vlerėsuar pėrpara dhe pas terapisė sė propozuar, kanė qenė perceptimi i simptomatologjisė sė dhimbshme dhe dimensionit tė lezionit.


Rezultate dhe konkluzione:
Nė pėrfundim tė protokollit tė hetuar ėshtė vėzhguar njė reduktim statistikisht i konsiderueshėm pėrsa i pėrket dhimbjes sė perceptuar (p= 0,000) dhe dimensionit tė lezionit tė vetėm (p= 0,000). Rezultatet e kėtij studim vėzhgimor sugjerojnė se aplikimi i njė xheli me bazė vajrash tė hiperoksiduar mund tė paraqesė njė trajtim tė ri dhe efikas pėr tė lehtėsuar procesin e shėrimit dhe reduktimin e dhimbjes te lezionet orale me natyrė traumatike. Sidoqoftė do tė jenė tė nevojshme studime tė randomizuara dhe tė kontrolluara pėr tė konfirmuar rezultatet tona paraprake. 

Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D