Inlay, onlay dhe overlay: pse dėshtojnė dhe sa zgjasin. Pėrgjigjet vijnė nga literatura


|

Konservativė | 28 Tetor 2016 |

Inlay, onlay dhe overlay: pse dėshtojnė dhe sa zgjasin. Pėrgjigjet vijnė nga literatura



Restaurimet indirekte parciale tė klasifikuara si:
inlay pa mbulimin e majave,
onlay me mbulimin e tė paktėn 1 maje dhe
overlays me mbulim tė tė gjitha majave
lejojnė ruajtjen e strukturės sė dhėmbit tė mbetur, duke ndihmuar edhe pėrforcimin e dhėmbit tė dėmtuar nga kariesi ose nga fraktura.


Restaurimet indirekte janė rikonstruksione parciale qė kėrkojnė njė pėrgatitje mė tė gjerė dhe mė tė komplikuar tė dhėmbit dhe kanė kosto mė tė larta pėr pacientėt nė krahasim me rikonstruksionet klasike direkte. Pėr kėto dy arsye restaurimet indirekte duhet tė ofrojnė njė kohėzgjatje dhe njė performancė mė tė mirė nė krahasim me restaurimet e thjeshta dhe mbushjet direkte qė janė mė pak tė kushtueshme.
Studimet e kryera pėr tė vlerėsuar karakteristikat fizike dhe mekanike tė kėtyre llojeve tė rikonstruksioneve janė tė shumta por studimet qė vlerėsojnė kohėzgjatjen reale dhe shkaqeve tė dėshtimit tė tyre janė tė pakta.
Njė rishikim sistematik i publikuar nė Journal of Dental Research nė gusht 2016 ka kryer njė metanalizė tė pėrfunduar pėr tė vlerėsuar taksėn e mbijetesės sė rezinės dhe qeramikės inlay, onlay, overlay duke identifikuar llojet e komplikacioneve qė lidhen me to.


Autorėt kanė kėrkuar, nė bazė tė strategjisė sė kėrkimit, studime klinike tė randomizuara, studime prospektive dhe studime retrospektive tė publikuar nga 1983 - 2014 qė kanė tė bėjnė me mbijetesėn e restaurimeve nė rezinė dhe qeramikė inlay, onlay, overlay nėpėrmjet pėrdorimit tė bankave tė tė dhėnave si mė poshtė:
a) MEDLINE/Pubmed (deri nė 2 prill 2015),
b) Regjistri Cochrane Central nė Controlled Trials (deri nė 2 prill 2015),
c) EMBASE (deri nė 1 gusht 2014).


Kriteret e pėrfshirjes ishin si nė vijim:
1) studime klinike qė kanė tė bėjnė me inlay, onlay dhe overlay nė kompozitė dhe qeramikė te dhėmbėt posteriorė
2) studime klinike me follow-up klinik (studime prospektive, studime retrospektive ose RCT).
Kriteret e pėrjashtimit ishin si nė vijim:
- Artikujt pa njė pėrshkrim tė procedurės ose nė tė cilėt janė kryer pėrgatitje jo tė zakonshme
- Raporti i rastit
- Studime in vitro, intervista, protokolle ose rishikime sistematike
- Studime tė kryera nė grupe pacientėsh tė veēantė (bruksistė, me hipoplazi ose probleme tė tjera)
- Studime me tė njėjtin kampionim (ėshtė konsideruar si studimi mė i fundit dhe/ose mė i plotė)
- Studime pa njė analizė mbijetese ose me tė dhėna tė paplota pėr analizėn
- Studime me njė normė humbjeje tė pacientėve mė tė madhe se 30%.
- Studime me njė follow-up mė tė shkurtėr se 5 vjet.
Nga 1389 artikuj, 14 janė pėrshtatur me kriteret e pėrfshirjes. Gjysmė-regresioni ka indikuar qė tipi i materialit qeramik (porcelan feldspathic vs xham-qeramikė), dizajni i studimit (retrospektiv vs prospektiv), koha e follow-up (5 vs 10 vjet) dhe planifikimi i studimit (universitet vs klinikė private), nuk ndikojnė normėn e mbijetesės. Normat e mbijetesės tė vlerėsuara pėr xham-qeramikėn dhe porcelanin feldspathic janė rezultate midis 92% dhe 95% pėr 5 vjet (N= 5811 restaurime) dhe me 91% pėr 10 vjet (N= 2154 restaurime).


Dėshtimet lidhen me fraktura/thyerje nė 4% tė rasteve, me komplikacione endodontike nė 3% tė rasteve me karies sekondar nė 1% tė rasteve, me debonding nė 1% tė rasteve dhe me ēngjyrosje tė rėndė marxhinale nė 0% tė rasteve.
Nga kjo metanalizė del qė norma e mbijetesės nė inlay, onlay dhe overlay ėshtė shumė e lartė qoftė pėr 5 vjet qoftė pėr 10 vjet dhe ėshtė e pavarur nga materiali qeramik i pėrdorur, nga dizajni i studimit dhe planifikimi i tij. Frakturat mbeten shkaku mė i shpeshtė i dėshtimit. Tipi i dhėmbit (premolar, molar, etj.) nuk duket se influencon normėn e mbijetesės, por vitaliteti i dhėmbit rrit suksesin pas njė periudhe.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
J Dent Res.2016 Aug;95(9):985-94. Survival Rate of Resin and Ceramic Inlays,Onlays, and Overlays: A Systematic Review and Meta-analysis. Morimoto S,Rebello de Sampaio FB,Braga MM,Sesma N,Özcan M.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 106 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D