Tė reduktosh pėrqendrimin e polimerizimit dhe hiperndjeshmėrinė nga kompozita. Nga njė kėrkim njė monomer i ri


|

Konservativė | 10 Tetor 2016 |

Tė reduktosh pėrqendrimin e polimerizimit dhe hiperndjeshmėrinė nga kompozita. Nga njė kėrkim njė monomer i ri

Lara Figini


Rezinat kompozitė aktualisht janė me siguri materialet mė tė pėrdorura pėr mbushjet direkte. Avantazhi i tyre kryesor ėshtė ai estetik, tė cilit i shtohet edhe fakti qė nė krahasim me materialet e tjera qė pėrdoren pėr mbushje (pėr shembull amalgama ose qeramika), kompozitat mund tė pėrdoren pavarėsisht nga forma dhe nga madhėsia e kavitetit qė duhet mbushur, duke lejuar mbushjen edhe tė defekteve tė vogla pa pasur nevojė qė tė zmadhohen pėr tė garantuar mbajtjen mekanike tė rikonstruksionit (ashtu siē ndodhte pėr amalgamėn dhe qeramikėn).


Disavantazhet kryesore tė kėtyre materialeve janė:
- konsumimi, qė i pėrket kryesisht kompozitave tė gjeneratės sė parė, nė kompozitat e gjeneratės sė re (nanohibride) pothuajse nuk ekziston,
- pėrqendrimi nga polimerizimi qė nė materialet moderne kjo tėrheqje vendoset midis 1% dhe 3% tė volumit tė tyre. Pėr kėtė arsye, me normė nė kavitet vendosen sasi tė vogla kompozite, qė mė pas ngurtėsohen njė nga njė. Nė kėtė mėnyrė reduktohen tensionet qė krijohen pėr shkak tė tėrheqjes qoftė nė kavitet qoftė nė kufijtė e mbushjes. Pėr fat tė keq pavarėsisht kėtyre pėrkujdesjeve shpesh kemi ngjarje tė hiperndjeshmėrisė nga kompozita ose bezdi gjatė pėrtypjes  qė i atribuohen pikėrisht pėrqendrimit nga polimerizimi.
- Mungesa e aktivitetit antibakterial. Vihet re qė kėto materiale janė mė predispozuese se materialet e tjera, si pėr shembull amalgama, ndaj grumbullimit tė baktereve dhe pllakės dhe nėse pacienti nuk ndjek me pėrpikėri manovrat e higjienės orale me kalimin e kohės kėto mbushje ndeshen me filtrimet dhe kariesin sekondar.


Pra i besojmė kėrkimit pėr tė mundur tė pėrmirėsojnė shėrbimet me kėto materiale. Njė studim i fundit i publikuar nė Dental Materials nė maj tė 2015 paraqet njė monomer tė ri, njė amonium kuaternar, IPhene, i inkorporuar nė Bis-GMA/TEGDMA me njė seri pėrqindjesh me masa tė ndryshme (10%, 20%, 30% dhe 40%). Autorėt kanė hetuar, nė krahasim me Bis-GMA/TEGDMA tradicional (grupi i kontrollit) parametrat e mėposhtėm: shkalla e konvertimit tė monomerit (DC), pėrqendrimi i polimerizimit, rezistenca ndaj pėrkuljes, moduli i elasticitetit, energjia e frakturės, radio-opaciteti i polimerit dhe aktiviteti antibakterial.


Rezultatet e arritura ishin si nė vijim:
Formulimi i rezinės sė marrė me shtimin e IPhene ka garantuar njė pėrqendrim mė tė vogėl nga polimerizimi, radio-opacitet mė tė madh dhe nė provėzat nė tė cilat pėrqindja e IPhene ishte mbi 30% edhe njėfarė aktiviteti antibakterial, pra tė gjitha pėrfitimet e aplikimit tė mundshėm klinik, por edhe shkallė mė tė ulėt konvertimi, rezistencė mė tė ulėt ndaj pėrthyerjes dhe e modulit tė elasticitetit nė krahasim me rezinėn e kontrollit (p<0.05). Polimerėt me 20% dhe 30% IPhene kanė treguar energji mė tė larta ndaj frakturave nė krahasim me polimerin e kontrollit (p<0.05).


Kėrkimi duhet tė pėrmirėsojė sė fundmi karakteristikat e materialeve kompozitė nė mėnyrė qė tė reduktojė pėrqendrimin e tyre nga polimerizimi dhe tė rrisė aktivitetin antibakterial, qė mund tė provokojnė shqetėsime pėr pacientėt si hiperndjeshmėria, filtrimet dhe kariesi sekondar pas njė periudhe kohore. Ky monomer inovativ me bazė IPhene mund tė paraqesė njė zgjidhje pėr kėto problematika edhe nėse pėrmirėsohen vetitė e tjera si shkalla e konvertimit dhe moduli i elasticitetit. Janė tė nevojshme studime tė tjera pėr tė stabilizuar biokompaktibilitetin dhe rezistencėn nė kushtet orale por ky monomer i ri duhet tė merret nė konsideratė pėr tė ardhmen.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Dent Mater. 2015 May;31(5):575-82.  Preparation of antibacterial and radio-opaque dental resin with new polymerizable quaternary ammonium monomer. He J, Söderling E, Lassila LV, Vallittu PK.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 87 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D