A ėshtė efikas filli dentar? Ekzaminimi i literaturės ushqen skepticizmin


|

Higjiena dhe Parandalimi | 16 Shtator 2016 |

A ėshtė efikas filli dentar? Ekzaminimi i literaturės ushqen skepticizmin

Adelmo Calatroni


Filli interdentar mund tė jetė i panevojshėm, ky ėshtė lajmi qė kėtė verė ėshtė sjellė edhe nga shumė media kombėtare italiane. Filli interdentar qė kėshillohet nga dentistėt dhe rekomandohet nga qeveria federale amerikane qė nga viti 1979, ėshtė njė nga mjetet mė klasike pėr higjienėn orale, aq sa American Dental Association i dedikon nė sitin e saj shumė hapėsirė kėtij mjeti dhe deklaron qė pastrimi midis dhėmbėve i kryer me fill ėshtė njė pjesė thelbėsore e kujdesit tė dhėmbėve dhe gingivave.


Por shumė ekspertė tashmė po bėjnė njė hap pas duke ndezur njė debat tė fortė pėrtej oqeanit.
Fitili u ndez nga Associates Press (AP), agjencia e parė e shtypit ndėrkombėtar dhe deri mė tani mė e rėndėsishmja nė gjuhėn angleze.
AP ka ekzaminuar kėrkimet mė tė sakta tė  publikuara nė literaturė nė dhjetė vjeēarin e fundit, duke u fokusuar nė veēanti nė 25 studime qė ekzaminojnė rezultatet mbi shėndetin oral tė arritura vetėm me furēė dhėmbėsh, duke i krahasuar me pėrdorimin shtesė tė fillit interdentar. Epo, provat e njė pėrfitimi mė tė madh shfaqen "tė dobėta dhe shumė tė pabesueshme".


"Pėr pjesėn mė tė madhe, studimet e disponueshme nuk arrijnė tė tregojnė qė filli interdentar ėshtė pėrgjithėsisht efikas nė heqjen e pllakės bakteriale", - kanė pėrfunduar autorėt e njė rishikimi shkencor tė literaturės tė kryer vjet, por duke lėnė tė hapur mundėsinė e njė dobishmėrie tė tij nė trajtimin e gingivitit.
Edhe njė tjetėr rishikim i literaturės, i kryer nga Cochrane nė 2011, ka sjellė njė reduktim tė lehtė tė inflamacionit tė gingivave, por janė tė njėjtėt studiues qė i klasifikojnė si pak tė besueshme provat e sjella.
Pra, duke parė cilėsinė e dobėt tė studimeve tė kryera ėshtė e mundur qė tė ekzistojnė pėrfitime, por nė fakt deri tani nuk janė vėzhguar. Ka qenė e mjaftueshme tė bindet qeveria federale e SH.B.A- sė qė tė bėjė njė hap pas. Nė udhėzimet e tyre tė fundit qė lidhen me ushqyerjen, qė kanė dalė kėtė vit, rekomandimi mbi pėrdorimin e fillit interdentar ėshtė hequr, pa paralajmėrim. Pėrveē kėsaj, nė njė letėr tė adresuar Associated Press, qeveria ka pranuar qė efikasiteti i fillit interdentar nuk ėshtė provuar kurrė.


Por American Dental Association (ADA) dhe American Academy of Periodontology (ACP), shoqatat kryesore shkencore amerikane, respektivisht nė stomatologji dhe parodontologji, vazhdojnė tė besojnė te filli interdentar, duke cituar edhe disa studime qė do tė mbėshtesnin pozicionin e tyre favorizues, duke treguar efikasitetin e kėtij mjeti nė ndalimin e grumbullimit tė pllakės bakteriale, pėr tė parandaluar nė kėtė mėnyrė gingivitin dhe kariesin. Problemi ėshtė qė bėhet fjalė pėr studime tė kryera nė pak persona, tė ndjekura pėr kohė shumė tė shkurtra dhe me metodologji jo tė sakta.


Wayne Aldredge, president i ACP, ka njohur dobėsinė e provave shkencore nė mbėshtetje tė fillit dentar, nė njė revistė, duke deklaruar se ndikimi real i fillit interdentar do tė ishte mė i qartė nėse kėrkuesit do tė fokusonin studimet e tyre nė grupe me rrezik tė lartė pėr patologjitė gingivale, si diabetikėt dhe duhanpirėsit. Gjithashtu ka pohuar se do tė vazhdojė t'ia rekomandojė pėrdorimin e fillit pacientėve tė tij.
Zėdhėnėsi i ADA, Mathew J. Messina, ka shprehur tė njėjtin mendim, duke u ankuar edhe se nė studimet e kryera pjesėmarrėsit nuk janė udhėzuar siē duhet pėr tė pėrdorur fillin dentar nė mėnyrė korrekte.
Konsulenti shkencor i British Dental Association, Damien Walmsley,  bėn pjesė nė rradhėt e skeptikėve dhe ka pohuar rėndėsinė e promovimit tė parimeve themelore tė higjienės orale dhe tė parandalimit, duke thėnė se midis kėtyre nuk bėn pjesė pėrdorimi i fillit. Nė mungesė tė studimeve tė reja qė mund tė japin pėrgjigje mė bindėse, debati duket se do tė vazhdojė.


Adelmo Calatroni


Referenca bibliografike:
(1) Sälzer S, Slot DE, Van der Weijden FA, Dörfer CE. Efficacy of inter-dental mechanical plaque control in managing gingivitis--a meta-review. J Clin Periodontol. 2015 Apr;42 Suppl 16:S92-105.
(2) Sambunjak D, Nickerson JW, Poklepovic T, Johnson TM, Imai P, Tugwell P, Worthington HV. Flossing for the management of periodontal diseases and dental caries in adults. Cochrane Database Syst Rev. 2011 Dec 7;(12):CD008829

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 113 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D