Bie miti i pijeve pa sheqer. Studimi australian evidenton qė mund tė shkaktojnė erozione dentare


|

Higjiena dhe Parandalimi | 9 Shtator 2016 |

Bie miti i pijeve pa sheqer. Studimi australian evidenton qė mund tė shkaktojnė erozione dentare



Pijet pa sheqer tė pėrdorura nga sportistėt, por jo vetėm, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė substancave acide janė pėrgjegjėse pėr erozionin dentar si dhe lezionet e pakthyeshme tė smaltit tė lokalizuara mė sė shumti nė qafėn e dhėmbit.


Ky ėshtė rezultati qė del nga njė studim i publikuar sė fundmi nga Kėrkuesit e Universitetit tė Melburnit nė Australi tė udhėhequr nga Eric Reynolds, drejtor i Dental School nė Melburn. Si konsumatorė, deklaron Reynolds nė intervistėn e tij nė njė portal tė njohur dentar amerikan, jemi shqetėsuar pėr vite me rradhė pėr efektet e dėmshme nė shėndetin tonė tė shkaktuara nga sheqernat e thjeshta qė shtohen nė ushqime dhe pije, qė favorizojnė diabetin, obezitetin dhe kariesin. Industria, i ka orientuar konsumet tona drejt produkteve pa sheqer.
Sot tregu ėshtė plot me Pije me Vitamina, pije tė buta me shėnimin "dietike" apo "zero kalori", ēajra tė ftohta, ushqime tė shpejta dhe ēamēakėza pa sheqer, pėr shkak se lidhja midis sheqerit dhe kariesit ėshtė dokumentuar mirė gjatė viteve me anė tė kėrkimeve tė shumta.


"Ende dimė pak mbi shkaqet e erozionit, humbjet e smaltit dentar tė pakthyeshėm qė tradicionalisht e kemi lidhur me acidet, bakteret dhe traumėn okluzale", - vazhdon kėrkuesi.
"Pėr kėtė arsye kemi testuar potencialin eroziv tė 15 pijeve qė shiten nė mensat e shkollave Australiane qoftė me sheqer qoftė pa sheqer, duke pėrfshirė edhe ujin mineral. Tė gjitha pijet janė testuar nė molarė humanė qė janė hequr mė parė dhe qė nuk janė me karies."


Parametrat e monitoruara ishin dy:
1) humbja e smaltit tė sipėrfaqes e matur me skanime tė pėrshtatshme;
2) zbutja e sipėrfaqes e matur me testerin e Knoop.
Vlerat e gjetura pėr pijet janė shumė tė larta nė krahasim me ujin mineral qė nuk shkakton ndryshime nė smaltin e dhėmbėve. Kėrkimi evidenton qė nuk ėshtė e rėndėsishme diferenca midis produkteve me ose pa sheqer pasi tė dy rezultojnė tė dėmshėm pėr smaltin e dhėmbit.
Surpriza ka qenė qė pije tė shumta paraqisnin njė pėrmbajtje tė lartė tė acidit citrik dhe acidit fosforik tė cilėt veprojnė mbi smalt si gėrryes tė vėrtetė nėse pija konsumohet pėr njė kohė tė gjatė.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog, profesionist i lirė


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 60 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D