Rehabilitimi implanto-protetik pas shėrimit spontan tė cisteve kockore mandibulare: rasti klinik


|

Implantologji | 7 Shtator 2016 |

Rehabilitimi implanto-protetik pas shėrimit spontan tė cisteve kockore mandibulare: rasti klinik

Alessandro Rossi, Andrea Flora, Giuseppe Di Martino, Alberto Clivio


Cistet intrakockore tė nofullave paraqesin njė nga patologjitė mė tė shpeshta nė fushėn e kirurgjisė orale. Literatura shkencore ėshtė unanime nė pėrcaktimin e enukleacionit kirurgjik tė lezioneve cistike si trajtimin e zgjedhur, por ende sot ekzistojnė opinione tė kundėrta mbi trajtimin e kavitetit tė mbetur nė terapinė kirurgjike. Pėr lezionet me pėrmasa tė vogla, literatura pajtohet nė besimin se organizimi fiziologjik i koagulit ėshtė nė gjendje tė sjellė njė rigjenerim tė pėrshtatshėm kockor tė kavitetit tė mbetur. Nė tė kundėrt, pėr lezionet me pėrmasa mesatare apo tė mėdha, shpesh propozohen teknika tė ndryshme rigjeneruese qė parandalojnė mbushjen nėpėrmjet pėrdorimit tė biomaterialeve me qėllim qė tė parandalohen frakturat spontane tė kockave tė nofullave dhe tė pėrshpejtohet apo tė pėrmirėsohet procesi i shėrimit kockor. Ndėrsa autorė tė tjerė kanė treguar qė lezionet osteolitike me pėrmasa tė mėdha mund tė shkojnė drejt rigjenerimit tė plotė spontan kockor pa qenė nevoja tė pėrdoret ndonjė material induksioni (autolog, homolog dhe heterolog).


Enukleacioni i lezioneve cistike me pėrmasa mesatare dhe tė mėdha shpesh sjell humbjen e elementėve dentarė qė janė pėrgjegjės pėr vetė lezionin ose qė rezultojnė tė pėrfshirė nė trajtimin kirurgjik tė rrėnjės sė kėtyre lezioneve. Njė nga problematikat pas trajtimit kirurgjik tė lezioneve cistike ėshtė pra, rehabilitimi i kreshtave alveolare qė kanė mbetur pa dhėmbė nga ndėrhyrja kirurgjike. Rasti klinik nė vijim tregon sesi pėrdorimi i implanteve tė osteointegruara nė kockėn e rigjeneruar nė mėnyrė spontane rezulton njė procedurė e parashikueshme dhe e mbivendosur nė pozicionimin e implanteve nė kockėn e lindur.




Fig. 1-a Radiografia preoperatore qė evidenton lezionin radiotransparent mandibular
Fig. 1-b Skanimi tomografik evidenton zgjerimin e lezionit me zhvillimin tė pėrhapur nė anėn vestibulare tė mandibulės
Fig. 1-c Skanimi i ngjashėm me atė panoramik evidenton kontaktin direkt midis nervit alveolar dhe lezionit
Fig. 1-d Skanimi i ngjashėm me atė panoramik evidenton kontaktin direkt midis nervit alveolar dhe lezionit
Fig. 2 Shkėputja me trashėsi tė plotė e pjesės mukoperiosteal
Fig. 3 Osteotomia e kortikales vestibulare nėpėrmjet instrumenteve tė rrumbullakėt; evidentohet muri i lezionit
Fig. 4 Kaviteti i mbetur; enukleacioni i cisteve, vihet re nervi alveolar inferior i plotė
Fig. 5 Ortopantomografia post-operatore
Fig. 6 Kontrolli radiografik pas 24 muajsh; evidentohet restitutio in integrum i zonės kirurgjike
Fig. 7 Situata klinike pre-implant; pamja laterale
Fig. 8 Situata klinike pre-implant; pamja okluzale
Fig. 9 Pasi ėshtė shkėputur pjesa ėshtė kryer pėrgatitja e shtratit tė implantit duke verifikuar nėpėrmjet kunjės sė paralelizmit boshtin e duhur tė implantit
Fig. 10 Pamja intraoperatore e implantit tė pozicionuar
Fig. 11 Qepja e pjesės sė futjes sė implantit me penj 4/0 tė pėrvetėsueshme, me pika tė shkėputura


Pėrshkrimi i rastit
Njė paciente, 41 vjeēare, paraqitet nė vizitė pėr shkak se dyshon pėr lezion osteolitik tė lokalizuar nė gjysmėn e djathtė tė mandibulės. Ekzaminimi radiografik evidenton praninė e njė lezioni radiotransparent, me kufij tė pėrcaktuar mirė, i shtrirė nga premolari i parė nė pjesėn e djathtė tė mandibulės deri te molari i dytė homolateral (Fig. 1a) (Fig. 1b). Tomografia e kompjuterizuar lejon qė tė vėrehet raporti i vazhdimėsisė midis lezionit dhe nervit alveolar inferior (Fig. 1c) (Fig. 1d); nervi alveolar shfaqet i shkėputur nė drejtim kaudal. Duke vlerėsuar kuadrin klinik dhe radiografik vendoset pra tė procedohet nė regjimin e anestezisė loko-regjionale, me heqjen e lezionit osteolitik kontekstualisht nė avulsionin e elementit 46. Pacientja i nėnshtrohet profilaksisė antibiotike (2 gr amoksicilinė dhe acid clavulonik njė orė pėrpara ndėrhyrjes) dhe antiseptike (klorheksidinė diglukonat 0,12%, 3 herė nė ditė duke filluar qė tre ditė pėrpara ndėrhyrjes).


Trajtimi
Pas fazės sė prerjes dhe pėrgatitjes sė njė pjese mucoperiosteal me trashėsi tė plotė (fig. 2), procedohet me osteotomi nėpėrmjet dorezės sė drejtė me frezė turbinė me irrigim konstant me solucion fiziologjik steril (Fig. 3). Gjatė kėsaj procedure i kushtohet kujdes tė veēantė ruajtjes sė mureve kockore, me qėllim qė tė favorizohet rigjenerimi i kockės nė kavitetin e mbetur. Me elevatorė tė lakuar dhe lugė alveolare, ndahet lezioni osteolitik nga muret kockore rrethuese; shkėputja e lezionit nga nervi alveolar inferior kėrkon vėmendje tė veēantė dhe sapo kryhet enukleacioni i lezionit nervi alveolar shfaqet i plotė dhe i ruajtur mirė nė brendėsi tė kavitetit tė mbetur (Fig. 4). Lezioni, pas enukleacionit, fiksohet me formalinė tė tamponuar me 4% dhe mė pas dėrgohet nė repartin e Anatomisė dhe Histologjisė Patologjike pėr analizėn histologjike. Pra hiqet elementi 46 dhe kryhen larje tė pėrsėritura tė kavitetit me solucion fiziologjik steril tė alternuara me curettage kirurgjik tė mureve kockore. Qepja kryhet me kapje tė veēanta me penj 4/0.
Pas operacionit pacientja i nėnshtrohet terapisė antibiotike (1 gr amoksicilinė dhe acid klavulanik ēdo 12 orė pėr 6 ditė) dhe antiseptike (shpėlarje me bazė klorheksidine diglukonat 0.12 % 3 herė/ditė pėr 10 ditė). Kontrolli i algjisė (dhimbjes sė lokalizuar) bėhet nėpėrmjet administrimit tė nimesulide granulare 100 mg nė doza maksimale prej 300 mg/ditė pėr 5 ditė.
Heqja e penjve, pas 7 ditėsh, tregon njė shėrim tė mirė tė plagės kirurgjike, pa komplikacione tė tipit septik dhe neurologjik. Kryhen radiografi panoramike pėr kontroll pas 0, 6, 12 dhe 24 muajsh nga ndėrhyrja qė tregojnė njė mbushje progresive tė kavitetit tė mbetur, me njė shkallė jotejdukshmėrie nė pjesėn ku mė parė ishte cisti i mbivendosur nė zonat pranė (fig. 5 dhe 6). Pėr tė pėrkufizuar shkallėn e shėrimit tė kavitetit tė mbetur vendoset tė analizohen nė mėnyrė dixhitale radiografitė e kryera gjatė follow up-it.
Pas 24 muajsh pas  enukleacionit tė lezionit, vendoset tė programohet zėvendėsimi i elementit 46 nėpėrmjet protezės sė mbėshtetur nga implantet. Nėn anestezinė lokale, futet njė implant i osteointegruar (Bone Level, Straumann, Waldenburg, CH) me diametėr 4.1 mm dhe gjatėsi 10 mm (fig. 7 - 12). Pas ndėrhyrjes pėr implantin pėrshtatet i njėjti protokoll antiseptik dhe antalogjik qė u pėrdor nė ndėrhyrjen e cistektomisė. Dekursi post-operator ėshtė rregulluar dhe 7 ditė pas ndėrhyrjes janė hequr penjtė. Pas 3 muajsh nga futja e implantit plotėsohet rehabilitimi nėpėrmjet protezės fikse tė cementuar Ffig. 13). Kontrollet klinike dhe radiografike evidentojnė suksesin e terapisė implantare dhe mbajtjen e njė tropizmi tė mirė qoftė tė indeve tė forta qoftė tė indeve tė buta periimplantare (Fig. 14-18 a, b).



Fig. 12 Kontrolli radiografik post-operator
Fig. 13 Kontrolli radiografik nė momentin e vėnies sė protezės definitive
Fig. 14 Kontrolli radiografik pas 12 muajsh nga vėnia e protezės
Fig. 15 Kontrolli radiografik pas 24 muajsh nga vėnia e protezės
Fig. 16 Kontrolli radiografik pas 36 muajsh nga vėnia e protezės
Fig. 17 Kontrolli radiografik pas 48 muajsh nga vėnia e protezės
Fig. 18-a Kontrolli klinik nė pamje okluzale pas 48 muajsh
Fig. 18-b Pamja laterale evidenton integrimin e mirė tė rehabilitimit tė protezės pas disa kohėsh
Fig. 19 Pėrparimi i kokėzimit progresiv dhe reduktimi i kavitetit tė mbetur
Fig. 20 Vlerėsimi i pėrthithjes periimplantare


Konsiderime klinike
Pas ndėrhyrjes (enukleacionit tė cistit) dhe implantimit nuk verifikohet ndonjė komplikacion qoftė afatshkurtėr qoftė afatgjatė. Procesi fiziologjik i organizimit tė koagulit mund tė jetė i mjaftueshėm pėr tė garantuar njė rigjenerim spontan pa vendosur materiale shtesė. Pra duke ju referuar rezultateve tė marra, rigjenerimi kockor spontan shfaqet si sistemi mė ekonomik, i thjeshtė dhe i favorshėm edhe nė prani tė kavitetit tė mbetur me pėrmasa tė mėdha. Pėr rehabilitimin vijues funksional dhe estetik tė zonės pa dhėmbė, nė disa raste, pėrdorimi i impianteve tė osteointegruar tregon njė raport kosto-pėrfitim tė favorshėm nė krahasim me rehabilitimet protetike tradicionale, fikse apo tė lėvizshme.

Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 98 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D